Fabregas hedh poshtė akuzat: Nuk pėshtyva trajnerin e Hull
Pas akuzave tė trajnerit tė Hull City, se ėshtė pėshtyrė nga mesfushori spanjoll, ky i fundit ka hedhur poshtė incidentin
Mesfushori i Arsenalit, Ēesk Fabregas, ka hedhur poshtė akuzat nga kampi i klubit Hull Siti, se ai pas ndeshjes ndėrmjet kėtyre dy skuadrave nė Kupėn e Anglisė, ka pėshtyrė njėrin nga trajnerėt e Hull Sitit.
Futbollisti spanjoll pėr shkak tė lėndimit nuk ka luajtur nė kėtė ndeshje, por eksesi sipas fjalėve tė trajnerit tė Hull Sitit, Fil Braun ka ndodhur nė tunel rrugės drejt dhomave tė zhveshjes.
"Nė mėnyrė kategorike i hedh poshtė akuzat nė adresė time. Asnjėherė diēka tė tillė as qė kam menduar tė bėjė. I kuptoj frustrimet e skuadrave humbėse, tė cilat shpikin gjėra tė tilla", ka thėnė Fabregas pėr mediat angleze.




