Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 29 of 232 FirstFirst ... 41924272829303134395479129 ... LastLast
Results 281 to 290 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #281
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!


    Ancelotti takon Perez, afrohet lamtumira me Milanin

    Plani i Perez nėse do tė vijė nė postin e presidentit tek Reali, nėnkupton edhe firmėn me shumė emra tė njohur mes tė cilėve Ancelotti

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ėshtė shumė afėr Real Madridit, pasi ka pasur njė drekė pune me pretendentin kryesor pėr president tė Mbretėrve, Florentino Perez.

    Kandidati mė i mundshėm pėr presidencėn e “galaktikėve”, Perez dhe Ancelotti janė takuar javėn e kaluar nė Gjenevė, me ē’rast Perez i ka bėrė Ancelottit njė ofertė tre vjeēare, me njė pagė pre 15 milionė Eurosh nė vit, por me kusht qė t’ua kthejė shkėlqimin “Los Merengues” nė Evropė.

    Pėr mė shumė, burime pranė Perez pohojnė se kandidati potencial pėr president tė Realit ėshtė duke pėrgatitur tė shpenzojė 300 milionė euro pėr tė sjellė nė Bernabeu emra tė tillė si Kaka, Cristiano Ronaldo, Steven Gerrard dhe talentin francez Karim Benzema.

  2. Advertise Here
  3. #282
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Shpenzon Chelsea, 110 milionė Euro pėr merkaton verore

    Skuadra londineze pritet qė tė kėnaqė listėn e dėshirave tė Hiddink edhe pse ky i fundit me shumė gjasa nuk do vazhdojė me Chelsea

    Chelsea pritet te ndermarre nje tjeter “kryqezate” ne merkaton e futbollisteve gjate kesaj vere, duke shpenzuar shumė miliona pėr tė marrė futbollistė, dhe duke larguar krizėn ekonomike.

    Edhe pse trajneri Hiddink do largohet ne perfundim te sezonit, vendimet e tij duket se do te jene shume te rendesishme per te ardhmen e bluve. Sipas tabloidit “Daily Express”, pronari Roman Abramovich i ka kerkuar trajnerit holandez te ndertoje nje liste me emrat qe i nevojiten me shume skuadres.

    Ne dispozicion te Hiddink do te jene 110 milione euro. Sipas burimeve te ndryshme te gazetes britanike, emrat me te mundshem per t’u afruar gjate muajve te veres jane, Zhirkov, Wagner Love, Benzema, Dani Alves dhe Robinho. Tre lojtaret e fundit jane edhe me te veshtiret pasi ata kane kontrata milionere dhe ndihen mire ne skuadrat ku aktualisht luajne.

  4. #283
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!


    Rebelohet Van der Vaart: Jam viktimė e ndryshimeve te Real

    Ndeshjet e pakta qė po luan kanė bėrė qė Van der Vaar tė rebelohet duke ia vėnė fajin trajnerit aktual Ramos

    Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka thėnė se ai ėshtė i pakėnaqur me mosaktivizimin e tij tek klubi spanjoll dhe se ėshtė viktimė e ndryshimeve nė klub. Anesori sulmues holandez ishte ne listen e deshirave t e ish trajnerit Schuster por me largimin e tij ka gjetur pak hapesira.

    “Unė jam viktimė e ndryshimeve tė trajnerit. Nga Bernd Schuster kalove te Juande Ramos, i cili nuk ka besim tek mua. Ndjehem i gatshėm dhe stėrvitem mirė, por siē shihet nuk jam duke luajtur”, ka thėnė holandezi i skuadrės “merengues”.

    “Me ekipin kombėtar holandez gjėrat duket se shkojnė shumė mė mirė, ndjej siguri nga stafi teknik. Kjo gjė nuk po ndodh tek skuadra ime Real Madrid”, ka shtuar Van der Vaart i pezmatuar pėr minutat e pakta nė kėmbė, qė prej ardhjes nga Hamburgu.

  5. #284
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!


    Shtypi anglez krahason Liverpool me famėn e "Beatles"

    Futbollistėt Torres, Gerrard, Alonso dhe Carragher, tė famshėm si kėngėtarėt Ringo, John, Paul dhe George

    Fama e futbollistėve tė Liverpool mund tė rritet ndjeshėm dhe tė jetė e ngjashme me grupin legjendar “Beatles”.

    Shtypi anglez nuk kursehet me ekipin anglez tė futbollit pas rezultateve tė mira qė po arrin nė drejtimin e Benitez.

    Ky fotomontazh ėshtė njė mishėrim i futbollistėve Torres, Gerrard, Alonso dhe Carragher, tė famshėm si kėngėtarėt e grupit muzikor Ringo, John, Paul dhe George. I kėtij mendimi ėshtė edhe mesfushori spanjoll Alvaro Arbeloa.

    Ai mendon se nėse Liverpool do fitojė titullin pas shumė vjetėsh do tė bėhet mė i famshėm se “Beatles”. Gjithashtu asnjė nuk mund tė bindė mesfushorin spanjoll se Manchester United ėshtė favorit pėr tė fituar Champions League.

  6. #285
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    UEFA: Njė skuadėr europiane ka fiksuar rezultatin e ndeshjeve

    Zyrtarėt e UEFA-s do tė ngrenė akuzė ndaj njė skuadre pėr fiksim rezultatesh por pa bėrė tė ditur emrin. Ka luajtur nė kupėn UEFA

    Unioni i Futbollit Evropian (UEFA) ditėve tė ardhshme do tė marrė masa ndėshkuese kundėr njė ekipi tė futbollit evropian, pėr shkak se kishte kurdisur ndeshjet, duke mos bėrė tė ditur se pėr cilėn skuadėr bėhet fjalė.

    “Ekziston njė numėr i madh i rasteve qė jemi duke i hulumtuar. Ėshtė shumė vėshtirė pėr tė gjetur fakte pėr kurdisje, por nė ditėt e ardhshme UEFA do tė ngritin akuzėn ndaj njė klubi evropian”, ka thėnė tė mėrkurėn sekretari i pėrgjithshėm i UEFA-s Dejvid Tejlor, nė konferencėn pėr media nė Kopenhagė, ku po mbahet kongresi i kėsaj organizate.

    UEFA nė shtator ka lajmėruar se ka kryer hetime nė lidhje me dhjetė ndeshje nė fazėn preliminare tė Kupės UEFA, si dhe pėr 15 ndeshje tė kėsaj gare, tė cilat janė zhvilluar sezonin e kaluar.

    “UEFA aktualisht po punon nė implementimin e sistemit pėr zbulimin e mashtrimeve pėrmes basteve nė gjithė Evropėn. Kjo pėrfshin madje 27.000 ndeshje nė ligat e para dhe tė dyta tė tė gjitha vendeve. Megjithatė, kemi pasur probleme me vetėm disa takime, por jemi tė vendosur nė pėrpjekjet qė tė zgjidhim kėtė problem”, ka shtuar Tejlor.

    Por, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka thėnė nė Kopenhagė se problemi i kurdisjes sė ndeshjeve paraqet problem tė madh dhe rrezik pėr futbollin evropian.

    “Pėrmes sistemit tė ri tė cilin dėshirojmė ta vendosim, do tė ketė mundėsi qė tė shohim se ēfarė bastesh vihen pėr ndeshjet e futbollit. Do tė jemi rigorozė ndaj mashtruesve. Nuk duam lojtarėt qė merren me gjėra tė tilla dhe atyre do t’iu ndalohet tė merren me futboll”, ka porositur Platini.

  7. #286
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Adriano organizon megafestė prej 12 orėsh nė Brazil

    Sulmuesi i Interit nuk “tradhton” zakonet duke mos munguar as kėtė herė me njė festė qė mbaroi pas shumė orėsh

    Adriano nuk e pėrgėnjestron veten kurrė. Kudo qė tė ndodhet nė Milano apo nė Brazil pėr sulmuesin e Interit nuk ka rėndėsi. Ai ka qenė sėrish protagonist kėtė herė pasi menjėherė pas zbritjes nė tokėn “carioca” ka rėnė pre e tensionit.

    Adriano ka organizuar njė megafestė tė gjatė prej mė shumė se 12 orėsh e cila ka nisur nė 17:00 e ka mbaruar nė 05:00. Mes miqve tė luksit sigurisht nuk kanė munguar futbollistėt e tjerė si Robinho apo ndonjė tjetėr.

    Por futbollistėve tė kombėtares i janė shtuar edhe shumė vajza, si dhe modelja e njohur tranvestit, Patricia Araujo. Nuk ka munguar asgjė nė festėn 12 orėshe tė Adrianos nė tė cilėn kanė qarkulluar edhe shumė pije alkoolike, pa thėnė diēka tjetėr

  8. #287
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Robinho: Mė lehtė tė luhet pėr Brazilin sesa pėr City

    Sulmuesi brazilian ka thėnė se ai shfaq njė formė mė tė mirė me kombėtaren se me skuadrėn angleze tė “Citizens”

    Futbollisti brazilian Robinho ka dalė nė mbrojtje tė formės sė tij tek Manchester City, por ka pranuar se mė lehtė bėn paraqitje tė mira nė fanellėn e Brazilit se nė fanellėn e Manchester City nė Angli.

    “Vėrtet i jam pėrkushtuar klubit tim. Ndonjėherė e pyes veten pse luaj mė mirė pėr Brazilin se sa pėr Cityn. Unė kam dėshirė tė luaj pėr tė dyja, por Manchester City ėshtė njė ekip tjetėr, ndėrsa kombėtarja ėshtė tjetėr”, ka thėnė Robinho.

    “Jo se dua tė tregoj mos-respekt pėr lojtarėt e Cityt, tė cilėt vėrtet janė tė mirė, por tė luaj kėtu me Kaka dhe Ronaldinho, vėrtet ėshtė mė ndryshe. Kėtu luaj mirė, por besoj se luaj mirė edhe nė Manchester City. Tashmė kam shėnuar 11 gola”, ka shtuar braziliani.

  9. #288
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arshavin: Arsenali duhet tė fokusohet nė vendin e 4-t

    Futbollisti i ardhur nga Zeniti ka thėnė se ka pak shanse qė londinezėt tė fitojnė kampionatin, por mund tė mbajnė vendin e katėrt

    Sulmuesi rus Andrey Arshavin thotė se Arsenali duhet mė shumė tė shqetėsohet pėr tė pėrfunduar nė mesin e top katėr ekipeve kėtė sezon, se sa tė ėndėrrojė pėr tė fituar ligėn.

    “Nėse i fitojmė tetė ndeshjet e radhės ne ende kemi shanse tė fitojmė Premierligėn. Do tė pėrpiqemi ta bėjmė kėtė, por vetėm koha do tė tregojė se sa reale kjo ėshtė pėr ne. Liverpooli ka luajtur njė futboll fantastik sė fundi, por ėshtė sėrish Manchester United favoriti pėr tė fituar titullin”, ka thėnė rusi.

    “I vetmi klub qė mund ta pengojė kėtė mendoj se ėshtė Chelsea. Lufta pėr tė mbetur nė top katėrsh mendoj se ėshtė mė e rėndėsishme pėr ne. Aston Villa ka pasur njė periudhė jo tė mirė, por ky ekip ka luajtur me tė gjithė liderėt me tė cilėt Arsenali tash do tė duhet tė pėrballet”, ka shtuar Arshavin.

  10. #289
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Alarmi, dėmtohet portieri i kombėtares, Arjan Beqaj

    Gardiani i kombėtares ėshtė parė nė gjendje tė keqe pas njė seance stėrvitore dhe nuk do jetė nė fushė ndaj Hungarisė

    Numri 1 i i kombėtares shqiptare, Arjan Beqaj, ka pėsuar njė dėmtim tė rėndė nė shpatull gjatė seancės stėrvitore.

    Lėndimi ėshtė aq serioz sa do ta mbajė portierin kosovar jashtė fushe jo vetėm pėr ndeshjen e tė shtunės ndaj Hungarisė, por edhe pėr atė pėrballė Danimarkės katėr ditė mė vonė.

    Portieri ka nxjerrė nga vendi shpatullėn, por megjithatė nuk ka pasur ndonjė thyerje apo krisje. Ai ėshtė parė nė ambientet e hotelit me nja krah tė fashuar dhe me shumė gjasa nuk do tė jetė nė fushė.

    Nė vend tė portierit Arian Beqaj nė dy ndeshjet e ardhshme portėn kuqezi pritet ta mbrojė tiranasi Isli Hidi, i cili ishte nė portė edhe nė ndeshjen e kaluar me Maltėn 0-0

  11. #290
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana: Tifozeria na bėn tė papėrmbajtshėm, do tė fitojmė

    “Dėshira e tifozėve ėshtė tė sulmojmė, kėshtu qė nuk mund ta presim kundėrshtarin nė fushėn tonė” tha Lorik Cana

    E ka hedhur pas krahėve dėmtimin, qė e la jashtė ndeshjes mė Maltėn. E ka pėrcjellė nga televizioni atė barazim zhgėnjyes nė La Valetta, ka rezervat e tij pėr lojėn e kuqezinjve nė atė 90-minutėsh, por sidoqoftė kėrkon t’i hedhė sytė pėrpara. Ky ėshtė Lorik Cana, shtylla kryesore e kombėtares shqiptare. Si gjithmonė, i gatshėm pėr mediat, mesfushori i Olimpikut tė Marsejės ka pranuar tė japė parashikimin e tij pėr ndeshjen e sė shtunės me Hungarinė, qė do tė luhet nė “Qemal Stafa”. Nuk ėshtė thjesht mendimi i mbėshtetėsve tė kombėtares, por edhe i specialistėve tė futbollit, pėr tė cilėt njė figurė si Lorik Cana ėshtė e pazėvendėsueshme, aq mė tepėr kur mungon edhe kapiteni Altin Lala. Cana ka filluar qė dje stėrviten me kombėtaren, ndonėse nė seancėn e parė ka bėrė vetėm vrapime shkrydhėse. Prania e tij nė skuadėr rrit moralin e futbollistėve tė tjerė, qė ndihen shumė mė tė sigurt pėr arritjen e objektivit, qė ėshtė fitorja.

    ‑ Lorik, pas dy takimeve mė Maltėn, ndeshja e kthimit me Hungarinė ėshtė mė e rėndėsishmja pėr kombėtaren tonė nė kėto eliminatore…?

    ‑ Sigurisht, ndeshjet me Malėn kanė qenė shumė e rėndėsishme pėr ne, sepse tė gjithė shpresonim tė merrnim gjashtė pikė me kėtė kundėrshtar. Tashmė takimi i Maltės i pėrket sė kaluarės. Kuptohet, takimi mė i rėndėsishėm pėr ne mbetet sfida e radhės me Hungarinė. Pėr kėtė ndeshje kėrkohet angazhimi maksimal i gjithė pjesėtarėve tė ekipit kombėtar: futbollistė, trajnerė e drejtues.

    ‑ Kombėtarja do tė ketė kėtė radhė shėrbimin tuaj dhe tė Altin Lalės, qė munguat me Maltėn. U pa qartė qė pa ju kombėtarja e ka shumė tė vėshtirė…?

    ‑ Fatkeqėsisht, kemi munguar tė dy me Maltėn, megjithatė, gjithmonė kam menduar se edhe me mungesa kombėtarja jonė i ka forcat pėr ta mundur kėtė ekip. Takimin nė fjalė e kam ndjekur nė televizor dhe kam vėnė re se ndeshja nuk ka shkuar mirė. Edhe unė nuk e kam pasur tė lehtė jashtė fushės, kur i kam parė shokėt e mi tė skuadrės qė nuk po fitonin. Tė gjithė futbollistėt qė luajnė mė kombėtaren kėrkojnė tė japin maksimumin. Unė kam rreth njė muaj qė jam kthyer nė fyshėn e blertė dhe dita‑ditės po arrij formėn mė tė mirė, ndėrkohė qė kam dėgjuar se edhe Lala ėshtė rikthyer, madje qė ka luajtur nė ndeshjen e fundit. Rikthimi i lojtarėve me eksperiencė ėshtė diēka shumė e mirė pėr kombėtaren, pasi edhe nėse nuk do tė jenė nė fushė, mbėshtetja e tyre ėshtė e nevojshme edhe jashtė saj. Pra, prania e tyre ka njė impakt psikologjik.

    ‑ Nė ndeshje me skuadra tė njė niveli apo edhe mė tė dobėta hasim shumė vėshtirėsi. Pse ndodh kėshtu?

    ‑ Ėshtė e vėrtetė qė hasim shumė vėshtirėsi me kėto lloj skuadrash. Sepse, kur je nė tė njėjtin nivel, vendosin disa detaje tė vogla. Pėr shembull, me Hungarinė ekipi ynė u tregua paksa naiv. Pra, u shfaqėm njė skuadėr pa pėrvojė. Mendoj se nė atė takim duhej tė kishin treguar vazhdimėsi nė lojė dhe tė mos lėshonim nė ato momente kur u ndėshkuam. Akoma vazhdoj tė mendoj se mund tė kishim fituar nė Hungari. Tė paktėn duhej tė kishim marrė barazimin. Ne pjesėn e parė kemi luajtur shumė mirė, ndėrsa nė tė dytėn e humbėm pėrqendrimin dhe u ndėshkuam nė dy raste. Humbja nė ndeshjen e parė me Hungarinė duhet tė na shėrbejė si eksperiencė pėr tė mos gabuar nė ndeshjet e ardhshme. Mendoj qė Hungaria nuk ėshtė ekip mė i mirė se yni, kėshtu qė duhet patjetėr tė fitojmė. Pėr ta arritur kėtė na duhet mbėshtetja e madhe e publikut. Nė “Qemal Stafa” dhe me mbėshtetjen e madhe tė publikut tonė ne jemi shumė tė fortė pėr ēdo kundėrshtar. Nėse nuk kemi mbėshtetjen e duhur tė publikut, bėhemi kundėrshtar mė se i zakonshėm.

    ‑ Hungaria ėshtė ekipi i vetėm qė na ka mundur nė kėto eliminatore. Mendoni se ėshtė momenti pėr t’u hakmarrė?

    ‑ Humbja ka ardhur mė shumė pėr dobėsinė tonė, sesa pėr meritė tė kundėrshtarit. Me skuadrat mė tė forta kemi luajtur me njė skemė lojė pėr tė mos u lėnė hapėsira nė mbrojtje, kurse me Hungarinė kemi pasur njė dėshirė plus pėr tė fituar. Kjo mėnyrė loje ka bėrė qė tė hapemi mė shumė e si rrjedhojė tė ndėshkohemi nga Hungaria. Kjo ka qenė arsyeja pse jemi mundur me Hungarinė. Gjithēka ka ardhur nga dėshira e madhe qė kishim pėr fitore.

    ‑ Pra, kombėtarja shqiptare e ka shumė mė tė vėshtirė tė fitojė sesa tė barazojė?

    ‑ Kjo ėshtė e vėrtetė dhe tregon qė nuk i kemi lojtarėt pėr ta vėnė nė vėshtirėsi kundėrshtarin. Kombėtarja duhet t’u pėrshtatet kushteve dhe lojtarėve qė ka. Deri tani kemi arritur rezultate tė mira duke u mbrojtur fort dhe duke shfrytėzuar kundėrsulmet apo ato raste qė na ofrohen.

    ‑ Ndoshta Shqipėria duhet tė guxojė mė shumė nė lojėn sulmuese?

    ‑ Nė kėtė ndeshje nuk kemi rrugė tjetėr. Edhe dėshira e tifozėve ėshtė tė sulmojmė, kėshtu qė nuk mund ta presim kundėrshtarin nė fushėn tonė. Megjithatė, e theksoj, nuk duhet tė bėjmė gabime nė fazėn mbrojtėse, qė kundėrshtari tė mund tė na ndėshkojė. Kemi njė javė kohė pėr t’u pėrgatitur dhe pėr tė analizuar disa gjėra qė nuk kanė shkuar mirė nė skuadrėn tonė.

    ‑ Deri ku mund tė arrijė kombėtarja jonė, duke besuar te fitorja e radhės?

    ‑ Kryesorja ėshtė tė marrim maksimumin me Hungarinė, pastaj duhet tė synojmė sa mė shumė pikė. Mund tė them se pas dy‑tre vjetėsh do tė kemi njė kombėtare mė tė mirė, me njė mesatare 25‑26 vjeē. Atėherė do tė mund tė pretendojmė edhe mė shumė.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •