
Originally Posted by
Damian1
Shqipėria merr dėshtimin e radhės, humb 0-1 me Hungarinė
Njė gol i sulmuesit hungarez Torghelle nė fundin e pjesės sė parė ka bėrė qė Shqipėria tė humbė pėr herė tė dytė brenda pak muajsh me Hungarinė pėr botėrorin 2010
Kombėtarja shqiptare e futbollit ka dėshtuar sėrish nė pėrpjekjet pėr tė ngritur kokė, dhe pėr tė lėnė shenjė nė kėtė sport, pasi ėshtė mundur 0-1 nga Hungaria nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa. Edhe trajneri Ari Han u poshtėrua sėrish nga bashkėkombasi i tij Ervin Koeman, me humbjen 0-1 nė Qemal Stafa duke bėrė pluhur e hi deklaratat e bujshme pėr fitoren nė ndeshjen kyēe tė eliminatorėve tė Kampionatit Botėror 2010.
Edhe pse hodhi dy sulmues tė mirėfilltė nė fushė, duke i mbajtur ata tė pandryshuar pėrgjatė gjithė lojės, Salihin e Berishėn, Ari Han dėshmoi se nuk e kishte pėrgatitur fare ndeshjen pas barazimit tė turpshėm nė Maltė.
Mbrojtja me Lorik Canėn, Armend Dallku, Debatik Currin e Kristi Vangjelin ishte nė ditė tė zezė, por jashtė kritikave nuk mund tė mbetet edhe reparti i mesfushės ofensive me Klodian Duron, Ervin Skelėn e Gilman Likėn. Kapiteni Altin Lala ishte i vetmi qė mund tė marrė nota pozitive.
Goli erdhi nga njė gafė fatale e Armend Dallkut, i cili i dhuroi me kokė topin golashėnuesit hungarez Torghele. Edhe pjesa e dytė ishte shumė e zbehtė, nė njė tjetėr ndeshje pa emocione dhe e mė dobėta nė Qemal Stafa. Tė mėrkurėn, Shqipėria do tė pėrballet me Danimarkėn nė Kopenhagen. Danimarka fitoi 3-0 nė Maltė dhe kryeson grupin sė bashku me Hungarinė me nga 10 pikė secila. Ky ishte dhe njė mesazh pėr tifozėt tė cilėt tani mė shumė se kurrė duhet tė besojnė se futbolli ynė ėshtė vite dritė larg, nga finalet nė aktivitetet ndėrkombėtare.