Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 38 of 232 FirstFirst ... 132833363738394043486388138 ... LastLast
Results 371 to 380 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #371
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!


    Lorik Cana kėrcėnon Marseille pėr trajnerin belg,Gerets


    “Nėse Gerets ikėn, rishikoj tė ardhmen” ėshtė cituar tė ketė thėnė mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Marseille, Cana nė lidhje me trajnerin belg tė ekipit

    Lorik Cana “kėrcėnon” Olimpikun e Marsejės, rreth ēėshtjes sė largimit tė mundshėm tė trajnerit Erik Gerets. Mesfushori shqiptar deklaroi se do tė rishikojė tė ardhmen nė stadiumin “Velodrom”, nėse drejtuesi i stolit largohet.

    Aventura e belgut nė krye tė skuadrės lidhet me titullin kampion nė Ligėn 1 franceze, trofe qė i mungon klubit prej 16 vjetėsh. Megjithatė, 25-vjeēari, i cili ėshtė mjaft i lidhur me Gerets, i del nė mbrojtje:

    “Tė punosh me njė trajner qė ka ide kaq moderne mė bėn tė ndihem krenar. Do tė dėshiroja qė ai tė qėndronte pranė skuadrės. Puna e Gerets ka pėrmirėsuar dukshėm ekipin dhe mė ka ndihmuar nė personalitet. Natyrisht qė i ndjekim me vėmendje zhvillimet rreth sė ardhmes sė tij”. Mė tej, kapiteni i marsejezėve shtoi: “E ardhmja ime nuk lidhet me atė tė trajnerit, por natyrisht qė ajo do tė ndikojė nė vendimin tim”.

  2. Advertise Here
  3. #372
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Adriano nė tė tjera probleme, depresion prej dashurisė

    Baza e halleve tė sulmuesit tė Interit duket se ėshtė marrėdhėnia e tensionuar me ish tė fejuarėn e tij, Joana

    Pas problemeve dhe vonesės sė fundit nė grumbullim tė Adrianos, fshihet tensioni pėr raportin me ish tė fejuarėn e tij Joana. Kjo ėshta jo qė ka dalė nė dritė nė orėt e fundit pėr sulmuesin e Interit qė ende ndodhet nė Brazil.

    Ndėrkohė, fillojnė tė dalin detaje mbi “pushimin” nė Rio de Zhanero tė Adrianos: “Perandori”, paska marrė pjesė nė disa festa tė njė shefi tė narkotrafikut nė njė zonė tė qytetit

    Kėtė e pohojnė disa burime nga policia vendase. Gazeta “Extra” shkruante dje: “Si nė ēdo festė tė kriminelėve, nuk munguan tė ftuarit “Vip”. Njė prej tyre ėshtė parė me dy pistoleta nė brez, duke thithur marijuhanė dhe pirė pa pushim alkool”.

    Ata qė kanė pasur informacione pėr praninė e sulmuesit tė Interit nė festė, kanė qenė tri komisariatet nė Morro da Ēatuba nė zonėn e Penjės, njė nga zonat mė tė populluara tė Rios, ku Adriano ka lindur dhe ėshtė rritur.

    Por agjenti i tij, Rinaldi pėrgėnjėshtron zėrat qė Adriano paska kaluar njė mbrėmje festive me disa narkotrafikantė: “Nė Rio u pėrfol madje qė kishte vdekur… Nuk ėshtė asgjė e vėrtetė, janė tė gjitha fjalė. Kanė thėnė edhe qė unė isha nė Rio nė njė komisariat policie pėr tė pritur Adrianon qė po pyetej. Ndėrkohė jam nė San Paolo”.

  4. #373
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Trajneri Arie Haan i shkarkuar, kėtė javė pritet zyrtarizimi

    Megjithėse pritet vetėm zyrtarizimi nga ana e FSHF, trajneri i Kombėtares shqiptare Arie Haan duket se ka arritur nė fund tė aventurės sė tij nė pankinėn kuqezi

    Ecuria negative ne ndeshjet e fundit eliminatore te Boterorit 2010 ne grupin 1 ka bindur drejtuesit e futbollit ne vend, sidomos presidentin e federates Armand Duka, qe largimi i holandezit eshte zgjidhja me e mire.

    Burime prane FSHF-se, bejne te ditur se vendimi tashme eshte marre gjate nje mbledhjeje te presidentit Duka me bashkepunetoret e tij dhe zyrtarizimi i largimit te trajnerit holandez nga kombėtarja shqiptare eshte vetem ceshtje ditesh.

    Shkak per kete ngurim te federates se futbollit eshte edhe nje ceshtje tjeter delikate qe ka te beje me financat. FSHF shpreson qe Han te jape vete dorėheqjen, ne menyre qe te kurseje 80 mije eurot qe duhet t’i paguaje trajnerit ne rast shkarkimi te parakohshem. Por kjo mundesi duket e parealizueshme edhe nga deklaratat e holandezit pas humbjes se fundit te Shqiperise ne Kopenhaget.

    Han u shpreh se per doreheqje nuk behej fjale dhe se ai mendonte per te ardhmen. Ne keto kushte pritet vetem zyrtarizimi i shkarkimit te trajnerit holandez dhe presidenti Duka duhet te mendoje per pasardhėsin e tij ne drejtimin e skuadres kuqezi, i cili do te jete perseri i huaj, apo do t’i besohet nje trajneri shqiptar.

  5. #374
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Van Bommel: Nėse Barcelona na mund, do fitojė Champions

    Sfida mes Bayern Munchen dhe Barcelonės nė Champions ka nisur para kohe me deklaratat nga tė dy kampet e skuadrave

    Mesfushori ofensiv dhe kapiteni i Bajernit tė Munihut, Mark Van Bomel, tė mėrkurėn nė mbrėmje do tė vrapojė nė fushė kundėr ish-skuadrės sė tij, Barcelonės, nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve.

    Nė prag tė kėsaj sfide, futbollisti holandez e sheh Barcelonėn si favorite. “Tė mėrkurėn do tė luajmė ndaj skuadrės mė tė mirė nė botė pėr momentin dhe atė para tifozėve tė saj. Ėshtė e qartė se Barcelona ėshtė favorit i madh, ngase luan nė njė formė tė shkėlqyeshme dhe ka disa prej futbollistėve mė tė mirė nė botė”, ka thėnė Van Bomel, i cili nė “Camp Nou”, ka luajtur nė edicionin 2005/2006.

    “Ashtu si shumė njerėz tė tjerė, edhe unė besoj se Barcelona do ta fitojė Ligėn e Kampionėve, nėse arrin tė na eliminojė neve. Por, po ashtu nėse ne arrijmė ta eliminojmė Barēėn, do t’i dėrgojmė njė porosi tė qartė tė gjithėve: ‘Shikoni, Bajerni i vėrtet u rikthye’”, ka pėrfunduar Van Bomel.

  6. #375
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus investon nė merkato, kėrkohen disa talente

    Skuadra e bardhezinjve do tė investojė nė merkaton veror pėr tė garantuar cilėsinė qė i duhet pėr Champions League

    Barazimi me Chievon 3-3 ka sanksionuar edhe largimin nga titulli kėtė vit. Kėsaj i shtohet edhe lamtumira nga Champions. Juventus po numėron paratė qė do tė investojė nė merkato dhe pas bilancit totali shėnon 20-25 milionė euro. Ndėrhyrja e parė do tė jetė brenda muajit prill dhe pėr ta gjetur se ku, mjafton tė kėrkosh mes 4 tė favorizuarve:

    Diego, Silva, Riberi dhe Hamsik. Pėr sa i pėrket Kasanos, ėshtė ende herėt, ndėrsa pėr lėshimet Koboli ishte i qartė: Pėr Bufon dhe Trezege nuk ekziston mė koncepti i moslėshimit, ėshtė i nevojshėm financimi i operacioneve tė tjera.

    Por pėr francezin ka mbėrritur interesimi i Barcelonės. Katalanasit duhet tė merren me Ēelsin, qė presin prej kohėsh nė pole position pėr tė pasur shigjetėn bardhezi.

  7. #376
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Real rezervon numrin 5 pėr Kaką, ish fanelėn e Zidane

    Nė Spanjė mediat vazhdojne tė trumbetojnė me tė madhe se nė fund tė kėtij sezoni Kaką do jetė lojtar i Real Madrid

    Kur duhet edhe me shume se nje muaj nga zgjedhjet presidenciale ne klubin “merengues”, gjithmone e me shume mendohet se rizgjedhja e Florentino Perez do mbylle marreveshjen per ardhjen e brazilianit ne “Bernabeu”.

    Aq larg kane shkuar keto zera sa gazeta “Marca” ka publikuar nje fotomontazh imagjinar me perfaqesuesin e mundshem te klubit, Zinedine Zidane, presidentin Perez dhe Kaka qe preznaton fanelen e bardhe me numrin 5.

    Kjo fushate mediatike ka nisur prej kohesh, por ajo cfare ben me shume pershtypje eshte heshtja e Milanit. Mendohet se administratori i deleguar kuqezi dhe Perez jane takuar ne mes te muajit mars, duke vendosur edhe nje shifer per transferimin e Kaka qe vertitet rreth 60 milione eurove.

  8. #377
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sot Champions, Manchester -Porto e Villarreal-Arsenal

    Manchester-Porto e Villarreal-Arsenal do tė jenė dy ēiftet e para tė ēerekfinaleve tė Ligės sė Kampioneve qė do luajnė sot nė mbrėmje

    Sfida mes kampionėve tė Anglisė, Manchester United dhe kampiones portugeze Portos pritet tė jetė mjaft e vėshtirė pėr mbajtėsit e titullit. Skuadra e Ferguson do tė luajė sot pa kapitenin dhe shtyllėn e mbrojtjes Rio Ferdinand, si dhe Dimitar Berbatov.

    Pėr Manchesterin ende djeg eliminimi nė vitin 2004 nga Portoja e Mourinho, vit kur ekipi luzitan u shpall edhe kampion Europe. Ofensiva e Portos pritet ti besohet Lucho Gonzales dhe Lisandro Lopez.

    Nė ndeshjen tjetėr ėshtė e impenjuar njė tjetėr skuadėr angleze, Arsenali qė do tė luajė nė “El Madrigal” ndaj Villarrealit. Skuadra e Wenger pas dėshtimit nė kampionat do tė pėqendrojė forcat nė Champions. Pėrballė saj “Nėndetėsja” spanjolle qė ėshtė ekip mjaft i fortė me grupin e saj me Senna, Rossi ndėrsa Cazorla do tė mungojė pėr dėmtim.

  9. #378
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Torres: Unė dhe Ronaldo nuk do tė luajmė pėr Real Madrid

    Sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka skartuar pistėn qė tė dėrgon nė Spanjė bashkė me Cristiano Ronaldon

    Sė shpejti pritet tė rindėrtohet “mbretėria” e Florentino Perezit te Real Madridi, me shumė emra tė mėdhenj nė qarkullim tė cilėt pritet tė transferohen nė Santiago Bernabeu. Mirėpo, sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka mohuar mundėsinė e transferimit tė tij te ish-rivalėt e qytetit, duke shtuar se as ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, nuk do ta veshė fanellėn e Los Blancos.

    “Pėr mua Real Madridi ėshtė si ēdo skuadėr tjetėr, si Barcelona, Milani, Bayern Munichu ose Interi”.“Reali nuk mė tėrheq mua personalisht dhe nuk e shoh veten duke luajtur pėr ta nė tė ardhmen. Nuk mund tė luaj pėr Realin, sidomos kur mendoj tė kaluarėn time me Atleticon. Dhe nėse kthehem ndonjėherė nė Spanjė, pa dyshim qė do tė kthehesha tek Atletico”.

    “Por para se ta bėj kėtė do tė doja ta provoj veten nė Serie A, pėr ta kompletuar rrugėtimin tim nėpėr tre ligat mė tė mėdha evropiane. Po ashtu do tė mė pėlqente tė luaja nė Bundesliga, sidomos pėr Bayern Munich”.

    “Po ashtu, nuk mendoj se Cristiano Ronaldo do tė largohet nga Manchester Unitedi, pasi qė ata po kalojnė njė formė jashtėzakonisht tė mirė. Ndoshta dikur mė vonė do tė largohet, por jo nė njė tė ardhme tė afėrt”, ka thėnė spanjolli nė njė intervistė pėr revistėn spanjolle “Don Balon”.

  10. #379
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nesėr Liverpool-Chelsea, Benitez nuk pret luftė mediatike

    Trajneri i Liverpool ka thėnė se kėtė herė pėrballja nė Champions do tė jetė ndryshe pasi mungon Mourinho

    Pėr tė pestin vit radhazi, Liverpul dhe Ēelzi presin pėrballjen e tyre nė garėn mė tė fortė tė futbollit evropian.

    Por, pėr dallim nga edicionet e kaluara, kur pėrveē nė fushėn e gjelbėr beteja zhvillohej edhe nė media, Rafael Benitez pret qė me Gus Hidinkun tė mos ketė “goditje nėn brez’, siē ishte rasti kur trajner i Ēelzit ishte Hose Murinjo, i cili njihej si njė trajner tejet provokues.

    “Disa trajnerė dėshirojnė qė shumėēka tė tjerrin nė media dhe tė luajnė lojėra tė ndryshme. Me Hidinkun sigurisht nuk do tė jetė ashtu. Do tė luajmė vetėm futboll”, ka pohuar Benitezi. Ndeshja e parė ndėrmjet Liverpulit dhe Ēelzit do tė zhvillohet tė mėrkurėn nė “Anfield”.

  11. #380
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Macheda, heroi i "Djajve" qė kushtoi vetėm 35.000 Euro

    Talenti italian Federico Macheda qė i dha fitoren Manchester United nė fundjavė, ėshtė blerė vetėm 35 mijė Euro nga Lazio

    Futbollisti i ri italian, Frederiko Makeda, i cili nė minutėn e 93-tė ia solli fitoren Manēester Junajtedit ndaj Aston Vilės (3:2) nė fundjavė, i ka kushtuar "Djajve tė Kuq" vetėm 35.000 Euro!

    Para dy vjetėsh, Manēester Junajtedi e solli kėtė futbollist nga Lacio, qė atėherė ishte 15-vjeėar, pėr njė shifėr tė cilėn shumica e futbollistėve titullarė i marrin pėr njė javė, kurse yjet e mėdha si Rio Ferdinand pėr vetėm disa orė!

    Ish-xhokeri i Aleks Fergusonit, Ole Gunar Solskjer, i cili tashmė punon si trajner i skuadrės sė dytė tė Manēester Junajtedit, ka theksuar se Makeda ka hyrė nė skuadrėn e parė pėr shkak tė tre golave tė shėnuar nė ndeshjen kundėr skuadrės sė dytė tė Njukasėllit njė javė mė parė. "Makeda ėshtė njė talent i madh”.

    Fergusoni ishte i entuziazmuar me paraqitjet e tij nė skuadrėn e dytė, veēmas pas tre golave tė shėnuar nė ndeshjen e fundit dhe vendosi t'ia jep rastin nė skuadrėn e parė. Sigurisht se Makeda nuk e kishte tė lehtė, kur si 15-vjeēar erdhi nė njė rreth tė ri, me njė kulturė krejtėsisht tjetėr. Megjithatė, ai vitin e kaluar nėnshkroi kontratė profesioniste dhe pres qė ai tė bėjė progres tė mėtejmė", ka theksuar Solskjer.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •