Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 39 of 232 FirstFirst ... 142934373839404144496489139 ... LastLast
Results 381 to 390 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #381
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Abramovich do Ancelotti, futbollistėt e Chelsea: Mourinho

    Ekziston njė pėrplasje mendimesh pėr trajnerin e ri tė Chelsea pasi kanė dėshtuar pėrpjekjet pėr tė mbajtur Guus Hiddink

    Nė rast se Gus Hidink vėrtet nuk do tė mbetet nė postin e trajnerit tė Ēelsit pėr shkak tė obligimeve qė ka nė kombėtaren e Rusisė, atėherė pronari i Ēelsit, Roman Abramoviē ka gati listėn e vogėl me emrat e trajnerėve tė cilėt dėshiron t'i shoh nė krye tė skuadrės sė tij.

    Sipas shtypit britanik, pronari rus dėshiron qė trajner tė skuadrės ta emėrojė Karlo Anēelotin, derisa futbollistėt kanė dėshirė qė tė rikthehet portugezi, Hose Murinjo.

    Ndonėse tė dyja klubet italiane, si Milan ashtu edhe Inter shumė herė kanė demantuar zėrat se trajnerėt e tyre do tė braktisin radhėt e tyre, derisa mė tani rrallė ka ndodhur qė dikush ta refuzojė ofertėn e Roman Abramoviēit.

  2. Advertise Here
  3. #382
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kombėtarja, miqėsore me Skocinė para eliminatoreve

    Institucioni mė i lartė i futbollit shqiptar po shqyrton mundėsitė pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore nė datat e lira tė pėrcaktuara nga FIFA

    Mėsohet se ėshtė pranuar ftesa pėr tė luajtur me Skocinė nė fillim tė nėntorit, por para se tė merret vendimi pėrfundimtar, duhet zgjidhur edhe ēėshtja e trajnerit, pra nėse do tė qėndrojė apo jo Ari Han.

    Propozimi pėr tė luajtur me Skocinė ka ardhur nga sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Skoceze tė Futbollit, i cili e ka ndjekur nga afėr ndeshjen Shqipėri-Skoci (U 21) nė “Ruzhdi Bizhuta”. Nuk pėrjashtohet mundėsia tė gjendet njė tjetėr kundėrshtar pėr miqėsore nė muajin gusht. “Kemi kontaktuar me 17 shtete, qė mund tė pranonin zhvillimin e ndeshjeve miqėsore nė datat e pėrcaktuara nga FiFA.

    Mund tė luajmė me Skocinė nė fund tė tetorit apo nė fillim tė nėntorit, para ndeshjeve tė fundit tė grupit tonė. Kemi edhe njė datė tė lirė nė qershor, por ėshtė pas ndeshjes me Partugalinė, ēka do tė thotė se nuk ėshtė nė funksion tė kombėtares, pasi gjithmonė miqėsoret bėhen para ndeshjeve zyrtare, por mund tė caktojmė njė ndeshje tjetėr nė muajin gusht,” - ka zbuluar Arben Bici, sekretari i pėrgjithshėm i federatės.

  4. #383
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Henry: Dua tė fitoj Ligėn e Kampionėve me Barcelonėn

    Pasi ka fituar titujt e ligave, kupat vendore, si dhe Kupėn Botėrore dhe Kampionatin Evropian, ylli francez dėshiron tė shtojė edhe njė trofe tė suksesshėm nė listėn e tij tė arritjeve

    Thierry Henry ka zbuluar se ambicia e tij kryesore ėshtė tė fitojė Ligėn e Kampionėve, por ėshtė i vetėdijshėm se sė pari duhet tė fokusohet tė ndihmojė Barcelonėn tė eliminojė kundėrshtarin e vėshtirė, Bayernin e Munichut.

    “Dua ta fitoj Ligėn e Kampionėve. Ėshtė njė garė tė cilėn kurrė nuk e kam fituar dhe ende jam i ngazėllyer pas saj. Tė jem i sinqertė, jam i kėnaqur qė shmangėm Arsenalin, pasi ėshtė njė ekip me tė cilin nuk dua tė pėrballem”, ka thėnė Henry.

    “Por e di nga e kaluara se sa vėshtirė ėshtė tė mposhtėsh Munichun. Kur kaloni nė ēerekfinale tė gjitha ekipet kundėrshtarė janė shumė tė vėshtira dhe Bayerni ėshtė njė prej mė tė mėdhenjve nė Evropė”.

    “Ka lojtarė tė cilėt mund ta vendosin ndeshjen. E dimė se Miroslav Klose ėshtė i lėnduar por ata kanė edhe Luca Tonin, Bastian Schweinsteiger dhe, mbi tė gjitha Riberyn, Lionel Messin e Bayernit”, ka shtuar francezi.

  5. #384
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    UEFA: “Mastercard” mbetet sponsor i Ligės sė Kampionėve

    UEFA vazhdon tė shtojė milionat nga kontratat e majme me sponsorė tė ndryshėm dhe njė tė tillė e ka konfirmuar me Mastercard

    Kompania pėr kartela pagesore “Mastercard” mbetet sponsor i Ligės sė Kampionėve evropian edhe pėr tre vjetėt e ardhshėm. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga UEFA, e cila nuk ka publikuar vlerėn dhe detajet e kontratės sponsorizuese.

    Kontratat e sponsorimit nė tri vjet paraprakisht i vazhduan edhe “Heineken” dhe “Sony”, ndėrsa sponsor i ri prej vitit tė ardhshėm do tė jetė banka italiane “Unicredit”. Partnerėt e deritanishėm tė Ligės sė kampionėve, tė cilėt nuk i vazhduan kontratat janė “Ford”, “Playstation” dhe “Vodafone”.

    UEFA paralajmėroi se sė shpejti do tė firmosė kontrata pėr sponzorizim me partnerė nga industria automobilistike dhe teknologjike.

  6. #385
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions, sot nė fushė dy ēiftet e tjera ēerekfinaliste

    Barcelona - Bayern Munich dhe Liverpool – Chelsea do tė jenė skuadrat qė do tė zbresin sot nė mbrėmje pėr spektaklin e Champions

    Derbi anglez i Champions mes Liverpool dhe Chelsea pritet tė mbrėthejė tė gjithė sportdashėsit pėr tė parė emocionet e kėtij takimi. Lufta mes tyre nė Premier League do ti lėrė pak vend pėrballjes nė Europė. Benitez dhe Hiddink e presin nė njė klimė tė qetė.

    Barcelona do tė presė Bayern Munchen nė njė ndeshje ku nuk pėrjashtohen surprizat. Ekipi katalanas njė prej favoritėve pėr trofeun do tė ketė pėrballė bavarezėt krenarė dhe tė mėsuar me ēdo fushė tė botės.

  7. #386
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Federata angleze, akuza 5 lojtarėve pėr vėnie tė basteve

    Federata angleze e futbollit ka akuzuar pesė futbollistė pasi kanė shkelur rregulloren pėr vėnien e basteve duke vėnė shuma tė majme

    Nėn dyshim ėshtė takimi Akrington – Bjuri i zhvilluar nė maj tė vitit 2008 qė ka pėrfunduar me fitoren e mysafirėve 0:2. Ndeshja nuk vendoste pėr plasman nė tabelė, prandaj katėr futbollistė tė Akringtonit (Xhej Heris, Dejvid Meniks, Robert Viliams dhe Piter Kavano) dhe njė i Bjurit (Endru Mangan) akuzohen se kanė vėnė bast nė fitoren e Bjurit.

    Tė pestit janė nėn kėrcėnimin e dėnime tė ashpra duke pėrfshirė edhe suspendimet. Kėta futbollist kanė afat qė deri me 23 prill tė deklarohen pėr rastin. Disa nga bastoret duke vėrejtur dyshimet rreth mundėsisė sė kurdisjes sė kėtij takimi kishin refuzuar tė pranojnė pagesat pėr kėtė ndeshje.

    "Tė gjithė tė akuzuarit kanė vėnė bast nė fitoren e Bjurit. Meniks ka paguar rreth 4 mijė Euro, Mangan 3.5 mijė, Heris 2 mijė dhe Wiliams 1 mijė Euro. Kavano ndeshjes sė sipėrpėrmendur ia ka bashkangjitur edhe disa ēifte tjera duke paguar vetėm 5 Euro” thuhet nė komunikatėn e FA-sė

    Heris, i cili tashmė luan pėr Ēester Sitin, akuzohet se ka vėnė baste edhe nė disa ndeshje tjera pėr klubin e tij tė ri, ndėrkohė me tė njėjta akuza pėrballet edhe Kavano. Sipas rregullave nė fuqi pėr bastet tė Federatės Angleze tė Futbollit, tė gjithė futbollistėve iu ndalohet vėnia e basteve nė ndeshjet ku vetė ata janė pjesėmarrės tė asaj lige, apo kur kanė ndikim tė drejtpėrdrejt apo nė ndonjė formė tjetėr.

  8. #387
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Podolski: Champions League pėr tė harruar Bundesligėn

    Bajerni i Mynihut nuk do tė pėrsėrisė tė njėjtat gabime si nė kampionat kundėr Volfsburgut dhe Podolski kėrkon sukses me Barcelonėn

    Lukas Podolski synon tė lėrė pas Bundesligėn dhe tė harrojė kujtimet e humbjes sė thellė 5-1 kundėr Volfsburgut dhe ta inspirojė Bajernin e Mynihut drejt fitores kundėr skuadrės sė tij tė preferuar nė kohėn e fėmijėrisė, Barcelonės. Tė dyja skuadrat do tė ndeshen sot pėr ēerekfinalet e Ligės sė Kampionėve.

    Lojtari 23-vjeēar ka luajtur pėr 90 minuta kundėr Volfsburgut, nė humbjen mė tė thellė tė Bajernit kėtė sezon. Ndeshja e sotme nė “Camp Nou” i ofron Bajernit shansin e menjėhershėm pėr tė treguar se ata janė ende tė fortė.

    “Kam qenė njė tifoz i madh i Barcelonės prej vitesh, edhe pse e di se nuk ka vend pėr mėshirė kur tė ndeshemi”, ka thėnė Podolski. “Do tė shkojmė nė Barcelonė pėr tė marrė tė paktėn njė barazim. E vetmja mėnyrė pėr tė harruar humbjen 5-1 nė Bundesligė ėshtė tė luajmė mirė kundėr Barcelonės. Ky ėshtė edhe synimi im”, ka shtuar ai.

    Krahas skuadrės sė tij tė zemrės, Kėlnit, Podolski pranon se ka qenė gjithnjė tifoz i skuadrės katalanase. “Vite mė parė unė isha tifoz i dy klubeve: i Kėlnit dhe i Barcelonės. Mbaj mend kur Barēa kishte lojtarė tė shquar si Hristo Stoiēkov, Rivaldo dhe Romario. Kur luaja nė shkollė, unė doja tė isha Rivaldo i ri, madje e thėrrisja veten ashtu. Secili fėmijė ka lojtarėt e tij tė preferuar dhe unė kisha Rivaldon”.

  9. #388
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kaka’ kėrkon 12 milionė Euro nė sezon nga Real Madridi

    Vazhdon tė trumbetohet me tė madhe akordi mes brazilianit edhe skuadrės sė Realit edhe pse palėt mohojnė gjithēka

    Zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thėnė se super-Kaka nuk ėshtė nė shitje, mirėpo “AS” njofton se kaka dhe pėrfaqėsuesit e tij tashmė i kanė bėrė tė ditura kėrkesat e ish-futbollistit mė tė mirė nė botė

    Braziliani Kaka kėrkon 12 milionė euro bruto pėr sezon, ose nėntė milion neto, qė do tė thotė afėr tre milionė mė shumė sesa paga neto e tij te Milani (6.2 milionė).

    Florentino Perez i ka ofruar Milanit 60 milionė euro pėr brazilianin, ndėrsa Rossonerėt kėrkojnė 85 milionė, derisa pritet qė tė caktohet njė vlerė e mesme prej 70 milionė eurosh, dhe pastaj Kaka do ta vishte fanellėn e Los Blancos.

  10. #389
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Adebayor: Nuk e di si e realizova golin, dua kualifikimin

    Sulmuesi togolez Adebayor ka thėnė se nuk e priste njė eurogol tė tillė nė Spanjė por tani kėrkon kualifikimin e Arsenalit

    Skuadra e Arsenalit pėrkundėr lojės sė dobėt nė pjesėn e parė nė "El Madrigal" arriti qė tė nxjerrė njė barazim tė vlefshėm ndaj Vilarealit, nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve. Protagonisti kryesor i kėsaj ndeshje pa dyshim ishte Emanuel Adebajor, i cili shėnoi njė gol vėrtet tė bukur, i cili vlerėsohet tė jetė njėri nga golat mė tė mirė nė Ligėn e Kampionėve.

    Shumė mė interesante ishte deklarata e vetė futbollistit togolez, i cili nuk ėshtė i sigurt se si e ekzekutoi atė goditje akrobatike. "Jam i kėnaqur me lojėn time, por nuk e di se si arrita tė shėnoj njė gol tė tillė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se topi pėrfundoi nė rrjetė dhe unė ia sigurova barazimin skuadrės time”.

    “Ne arritėm tė nxjerrim njė rezultat tė mirė nga ndeshja e parė dhe mendoj se ia arritėm qėllimit. Tani nė ndeshjen e kthimit do tė japim maksimumin pėr tė kaluar nė gjysmėfinale", ka pohuar Adebajor.

    "Ishte njė gol i papritur. Adebajori e bėri atė goditje nė mėnyrė tė pėrkryer. Nė momentin e parė nuk ishte aspak nė pozitė pėr tė shėnuar, por ai arriti qė gjithēka ta kthejė nė avantazhin e tij dhe tė dėrgoi atė gjuajtje magjike", ka theksuar trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.

  11. #390
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Dy disfatat radhazi, Shqipėria humbet 11 vende nė FIFA

    Kuqezinjtė shqiptarė tani ndodhen nė vendin e 91-tė tė renditjes sė FIFA-s pasi dy humbjet radhazi u kanė kushtuar shumė

    Nga vendi i 80, nė vendin e 91-tė. Njė rėnie tė madhe prej 11 vendesh ka pėsuar kombėtarja shqiptare e futbollit nė klasifikimin e zyrtarizuar sot, nga qeveria e futbollit botėror, FIFA.

    Shqipėria ka humbur me Hungarinė 0-1 nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa” dhe 4 ditė mė pas ka pėsuar njė disfatė tė thellė ndaj Danimarkės nė Kopenhagen. Kombėtarja ndodhet tashmė nė vendin e 91 me 399 pikė dhe larg rivalėve tė tė njėjti kalibėr si Bjellorusi apo Slloveni.

    Nė majėn e klasifikimit gjendet sėrish Spanja e cila nuk njeh humbje qė prej 31 ndeshjesh dhe vazhdon tė jetė nė formė edhe me trajnerin Del Bosque. Pas saj ndodhet Gjermania dhe Holanda. Pėr Brazilin vendi i katėrt.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •