Barcelona dhe Chelsea, me njė kėmbė nė gjysmėfinale
Barcelona dhe Chelsea kanė fituar ndeshjet e para ndaj Bayern dhe Liverpool duke hipotekuar kualifikimin nė gjysmėfinalet e Champions
Liga e Kampioneve ka sjelle emocione me te forta ne dy sfidat e dyta te nje te tetave. Barcelona e Pep Guardioles ka shkaterruar ne fushen e vet Bajernin e Mynihut me rezultatin 4-0, duke e siguruar kualifikimin per ne gjysmefinale, ndersa nje hap po kaq te madh ka bere edhe Celsi, qe ka mundur ne transferte 3-1 Liverpulin e Rafa Benitezit. Barcelona-Celsi duket se do te jete nja nga dy gjysmefinalet e ketij edicioni te Championsit.
Barcelona, makine golash. Dhe jo vetem ne kampionatin spanjoll. Furine katalanase kete radhe e ka vuajtur Bajerni i Mynihut, qe nuk ka pasur shansin me te vogel per te marre rezultat pozitiv ne Kamp Nou. Ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve, djemte e Pep Guardioles kane dhene leksione futbolli, duke shkaterruar skuadren me te mire gjermane, Bajernin e Mynihut. Sulmit te papermbajtshem katalanas, qe perbehet nga Eto, Mesi dhe Henri, i ka mjaftuar vetem pjesa e pare, per te shenuar plot kater here ne porten e portierit But, fati i keq i te cilet e ka vene kundershtar me keta lojtare te papermbajtshem.
Ndeshja nuk ka pasur shume komente, pasi Barcelona e ka dominuar ne te gjithe komponentet e saj. Ndoshta edhe me skuadren e fundit te Primera Divizion Barcelona do ta kishte me te veshtire sa me Bajernin. Fakti qe jane shenuar vetem 4 gola ne porten bavareze dhe jo me shume vjen si rrjedhoje e nje lloj leshimi te katalanasve ne pjesen e dyte. Ndeshja e kthimit pritet te luhet sa per statistike, pasi fitorja e thelle ne Kamp Nou thuajse ia ka siguruar Barcelones kualifikimin per ne gjysmefinale
Blute e Londres kane fituar ne transferte 3-1 ne ndeshjen e pare te ketij turi, duke ua veshtiresuar ne maksimum punen futbollisteve te Rafa Benitezit. Ne minutat e para Liverpuli u shfaq shume i frikshem dhe goli i shenuar nga Fernando Torres u duk sikur do te ishte i pari ne seri, por nuk ndodhi keshtu. Celsi arriti shume shpejt ta mbledhe vetem dhe barazoi po ne pjesen e pare me ane te serbit Ivanovic, aktivizimi i te cilit u duk disi i nxituar. Por instiktet e te famshmit Gus Hidink nuk mund te gabojne.
I njejti lojtar do te shenoje edhe golin e dyte, thuajse ne te njejtin pozicion si ne rastin e pare, duke i hapur rruge keshtu fitores se Celsit, qe do te ishte edhe me e thelle. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, Didie Drogba, shenoi golin e trete, ne nje rast kundersulmi per skuadren e Celsit. Kjo fitore ne transferte eshte nje hap i madh per skuadren e Hidinkut, se ciles i mjafton vetem admistrimi sakte i lojes ne ndeshjen e kthimit, per te kaluar ne gjysmefinale




