Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 41 of 232 FirstFirst ... 163136394041424346516691141 ... LastLast
Results 401 to 410 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #401
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kombėtarja dhe Shpresa, miqėsore me Gjeorgjinė

    Ekipi i Arie Haan dhe 21 vjeēarėt shqiptarėt do tė luajnė respektivisht me dy kombėtaret gjeorgjiane nė 10 Qershor

    Federata Shqiptare e Futbollit, bėn gati miqėsoret e 10 qershorit. Shqipėria e futbollit, do tė luajė kundėr Gjeorgjisė nė njė sfidė tė dyfishtė. Kombėtarja shqiptare dhe ekipi U-21, do tė ndeshen me homologėt e tyre gjeorgjianė nė dy takime miqėsore nė Tiranė.

    Gjeorgjia, megjithėse njė kombėtare e re (e formuar pas vitit 1991), ėshtė njė ndėr skuadrat qė ėshtė ndeshur mė shumė me Shqipėrinė, nė eliminatore, gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit.

    Kombėtarja shqiptare ėshtė ndeshur 10 herė me Gjeorgjinė, ku ka fituar 3 takime ka barazuar 1 dhe ka humbur 6 ndeshje. Golaverazhi i pėrgjithshėm i kėtyre ballafaqimeve, ėshtė 8-16.

    Ndėrsa ekipi shpresa ėshtė ndeshur katėr herė me skuadrėn gjeorgjiane. Tre nga takimet i kanė fituar gjeorgjianėt ndėrsa njė ndeshje, 21 vjeēarėt shqiptarė. Golaverazhi i pėrgjithshėm ėshtė 5-6

  2. Advertise Here
  3. #402
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Derbi nė Manchester pėr portierin italian, Gigi Buffon

    United dhe City tani pėrballen jashtė fushės pėr tė marrė shėrbimet e portierit tė Juventusit dhe kombėtares italiane, Buffon

    Manchester United ėshtė i gatshėm t’i bashkohet rivalit tė qytetit, Manchester City, nė garėn pėr tė marrė shėrbimet e portierit tė Juventusit, Gianluigi Buffon. Buffon ėshtė pjesė e rėndėsishme e biankonerėve, por drejtuesit e klubit mund ta shesin atė nėse do tė kishin ndonjė ofertė tė lartė pėr tė.

    Sipas Tuttosport, City tashmė nuk ėshtė i vetmi klubi i interesuar pėr Buffon, pasi edhe Sir Alex Ferguson dėshiron ta shohė portierin italian nė klubin e tij. Juventusi mund tė gėzohet mė shumė pėr kėtė, pasi konkurrenca mes dy klubeve sigurisht se do tė bėjė njė oferta tė rritet.

    Krahas dy klubeve angleze, mė herėt u spekulua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim pėr italianin, por ende pa bėrė njė ofertė zyrtare pėr gardianin e bardhezinjve.

  4. #403
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Superliga, e hapur pėr titull. Ja ndeshjet e javės sė 27

    Vllaznia do luajė kundėr Partizanit ndėrsa skuadra e Tiranės do tė luajė nė shtėpi ndaj Elbasanit. Interesante edhe Dinamo-Teuta

    Java e 27-te e Superliges, e cila do te luhet diten e shtune do te riktheje ne fushen e tyre pretendentet per titullin kampion. Pas fitores se rendesishme 2-1 ne transferte kunder Flamurtarit, kryesuesit e Tiranes do te presin ne shtepi Elbasanin. Rivaliteti mes ketyre dy skuadrave nuk eshte me ai i viteve te fundit dhe bardheblute e kryeqytetit kerkojne te ruajne serine e fitoreve qe do t’i lejonte te ruante vendin e pare.

    Nderkohe, skuadra elbasanase vjen ne kete sfide pas doreheqjes se trajnerit Sejdini nje jave me pare. Edhe Vllaznia do te luaje ne “Loro Borici” kunder Partizanit, qe se fundmi i ka thene lamtumire edhe Kupes se Shqiperise. Skuadra shkodrane ka fituar nje jave me pare ne transferte dhe do te kerkoje te ruaje ecurine edhe perpara tifozerise se saj.

    Ndjekesja me e afert e kryesueseve, Dinamo do te luaje kunder Teutes. Ndeshje delikate kjo per skuadren e Muces, pasi ekipi durrsak ka bere jo pak surpriza ne ndeshjet jashte fushes se saj. Nje ndeshje tjeter interesante do te jete ajo mes Shkumbinit dhe Beses, dy skuadra keto qe luftojne per vendin e katert te renditjes. Java e 27-te e Superliges eshte shume e rendesishme edhe per skuadrat qe lujtojne per te shpetuar sezonin.

    Bylis do te prese ne shtepi Flamurtarin, ndersa Lushnja dhe Apolonia do te kene nje sfide te drejtperdrejte, e cila mund te jete me te vertete percaktuese per kete sezon.

  5. #404
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kupa UEFA, Marseille humbet nė fushėn e Shakhtar Donetsk

    Ekipi i mesfushorit kosovar, Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka humbur me rezultat 2-0 nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Kupės UEFA nė fushė tė Shakhtar Donetsk

    Marseille humbi 2-0 ndeshjen e parė dhe rrezikon kualifikimin ndaj ukrainasve tė Shakhtar, tė cilėt mė parė eliminuan edhe CSKa e Moskės me shumė kampionė nė tė.

    Ukrainasit shėnuan nga njė gol nė secilėn pjesė, pėr t’u siguruar se do tė udhėtojnė mė tė qetė nė ndeshjen e kthimit, qė do tė zhvillohet pas njė jave nė Velodrome.

    Golin e parė pėr Shakhtar Donetsk e shėnoi mbrojtėsi ēek Tomas Hubschman, gjashtė minuta para fundit tė pjesės sė parė (39’), derisa rezultatin e vulosi mesfushori brazilian Jadson pas 20 minutash lojė nė pjesėn e dytė (65’).

  6. #405
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Interi i jep fund kontratės me sulmuesin Adriano

    Interi po pėrgatit pėrfundimin e marrėdhėnieve me sulmuesin Adriano, tė cilit do t’ia shfuqizojė kontratėn nė fund tė sezonit

    “Il Corriere Dello Sport” njofton se kampionet e Italise dėshirojnė t’i japin fund bashkėpunimit me brazilianin, i cili ka thyer shumė rregulla disiplinore tė klubit italian.

    I njėjti burim pohon, se Interi do t’i japė fund kontratės sė Adrianos nė maj, ndėrsa pėrveē kėsaj mėsohet se zikaltrit do t’ia kufizojnė brazilianit mundėsinė pėr tė luajtur, dhe se atij do t’i lejohet tė luajė vetėm pėr ndonjė skuadėr braziliane.

    Pėr brazilianin Adriano ėshtė hedhur kohėt e fundit hipoteza pėr largimin pėrfundimtar nga futbolli. Ndėrkohė skuadra e Botafogos ka kėrkuar shėrbomet e “Perandorit” tė dikurshėm.

  7. #406
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Wenger: Manchester United ėshtė nė garė pėr pesė trofe

    Tekniku francez i Arsenalit ka lavdėruar ambiciet dhe formėn e Manchester United duke thėnė se mund tė fitojė tė gjithė trofetė kėtė vit

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Manchester Unitedi ende ėshtė nė garė pėr t’i fituar pesė tituj kėtė sezon, pavarėsisht barazimit 2-2 kundėr Portos nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve tė zhvilluar nė Old Trafford.

    “Nuk ėshtė njė mision i pamundur, sepse Unitedi ka aq shumė kualitet pėr tė shkuar te Porto dhe thjeshtė tė shėnojė fitore”.

    “Ata janė tė vetėdijshėm se do ta kenė shumė tė vėshtirė atje, sepse Porto ka njė kulturė qė vazhdimisht tė Luajė nė Ligėn e Kampionėve, mirėpo pėr Manchester Unitedin, asgjė nuk ėshtė e pamundur”, ka thėnė Wenger.

  8. #407
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Hiddink: Nė fund tė edicionit do largohem nga Chelsea

    Trajneri aktual i Chelsea, Guus Hiddink ka kondfirmuar largimin nė Qershor pėr t’u rikthyer nė stolin e Rusisė

    Nė futbollin anglez ende janė duke u pėrfolur ata 90 minuta tė shkėlqyeshėm tė futbollistėve tė Ēelsit nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve ndaj Liverpulit nė “Anfield”. Ēelzi me fitoren 3:1 ka bėrė njė hap tė rėndėsishėm drejt gjysmėfinales.

    Futbollistėt e Ēelsit shumė mė herėt kanė folur me entuziazėm pėr strategun holandez, Gus Hidink, i cili erdhi nė krye tė kėtij klubi si “shpėtimtar i pėrkohshėm”.

    Ėshtė thuajse plotėsisht e qartė se nivelin e lojės sė skuadrės sė ‘kaltėr’ e ka ngritur pikėrisht Hidink. Ndonėse holandezi ka ardhur te Ēelsi pėr njė periudhė tė shkurt, nė mediat angleze pėrmendet mundėsia qė Hidink tė mbetet nė krye t klubit londinez edhe mė gjatė, nė rast se Rusia (e cila drejtohet nga Hidink) tė mos kualifikohet nė Botėrorin 2010.

    Megjithatė, njė gjė tė tillė Hidink e ka hedhur poshtė gjatė konferencės pėr shtyp: “A do tė qėndroj te Ēelsi edhe pas pėrfundimit tė kėtij edicioni? Jo. Nė fund tė edicionit largohem dhe kėtė vendim timin nuk do ta ndryshoj as suksesi nė Ligėn e Kampionėve”, ka thėnė shkurt, Hidink.

  9. #408
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kaką: Sė shpejti do tė rikthehem nė formė tė mirė

    Mesfushori i Milanit, Leite Kaką, thotė se ėshtė duke punuar me ngulm pėr tė rikthyer formėn e tij mė tė mirė, pasi muajve tė fundit ėshtė pėrballur me probleme.

    Braziliani Kaką pėsoi lėndim nė kėmbė, qė e mbajti atė larg nga fusha shumė mė gjatė se sa u parashikua. Kaka ngadalė po rikthehet nė formė pėr ekipin e parė tė rosonerėve, por forma e tij fizike nuk ėshtė nė nivelin e duhur.

    “Jam duke punuar me ngulm dhe nuk do tė mė duhet shumė kohė para se tė rikthehem nė top-formė. Dua tė kthehem nė formėn mė tė mirė dhe t’i ndihmoj Milanit nė realizimin e qėllimeve tė tashme dhe tė ardhshme”, ka thėnė Kaka.

    Kohėt e fundit janė shtuar lajmet pėr njė akord tė tij me Real Madrid, ku nuk kanė munguar as fotomontazhet por Ricardo ka shtuar se ėndėrron tė jetė kapiteni i ardhshėm i Milanit, dhe do tė jetė pėrjetė nė klub.

  10. #409
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Ferguson: Tėrhiqem nga futbolli vetėm pas dy Champions

    Trajneri i Manēester Junajtedit, Aleks Ferguson, ka pohuar se pėrfundimisht do tė largohej nga pankina e "Djajve tė Kuq" nė rast se do tė fitonte edhe dy herė Ligėn e Kampionėve

    Edhe dy Champions League dhe mė pas do tė vijė fjala “Stop”. Kjo ėshtė ajo qė parashikon Ferguson pėr tė ardhmen e tij nė krye tė kampionėve tė botės.

    Manēester Junajtedi nė ndeshjen e parė ēerekfinale ka barazuar para tifozėve tė vet 2:2 me Porton, qė do tė thotė se nė ndeshjen e kthimit nė Portugali, sigurisht do t'i duhet fitorja, ose barazimi 3:3 apo me mė shumė gola pėr tė kaluar nė gjysmėfinale.

    "Nuk ka rėndėsi se ēfarė ndodhi tė martėn nė 'Old Trafford'. Ende jemi nė Ligėn e Kampionėve dhe kemi gjasa pėr ta fituar kėtė trofe. Nėse ekziston edhe ndonjė sfidė e veēantė nė karrierėn time, atėherė do tė dėshiroja qė edhe dy herė ta drejtoj skuadrėn time deri te trofeu i Ligės sė Kampionėve, sepse mendoj se nė kėtė garė nuk kemi fituar aq trofe sa ėshtė dashur tė fitojmė", ka theksuar Ferguson.

  11. #410
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Premier League, Liverpool shkatėrron 4-0 Blackburnin

    Skuadra e Liverpool ka lėnė pas humbjen nė mesjavė nė Champions pėr tė shfaqur njė goleadė ndaj ekipit tė Blackburn

    Liverpool u rikthye nga humbja e tė mėrkurės kundėr Chelseat, pėr tė shėnuar edhe njė fitore tė thellė me rezultat 4-0 nė Anfield, kėsaj here ndaj Blackburnit. Dy golat e parė pėr ekipin e Rafael Benitez i shėnoi Fernando Torres, tė dyja nė pjesėn e parė tė ndeshjes, ndėrsa nga njė gol tjetėr shėnuan Daniel Agger dhe Davide N’Gog, tė dy nė pjesėn e dytė.

    “Reds” hapėn rezultatin pas pesė minutash lojė, kur Torres pranoi njė top tė gjatė nga Jamie Carragher, e kontrolloi atė me gjoks dhe pas njė rrotullimi dėrgoi topin nė rrjetė. Edhe goli i dytė u shėnua nga spanjolli, i cili kėsaj here dėrgoi topin nė rrjetė me kokė, pas njė harkimi nga gjuajtja e lirė.

    Edhe pse me dy gola epėrsi, Liverpooli nuk ndaloi sė sulmuari dhe shėnoi edhe gola tė tjerė nė shtatė minutat e fundit tė ndeshjes. Sė pari Agger goditi nga largėsia pėr tė shėnuar njė gol spektakolar nė minutėn e 83-tė tė ndeshjes, ndėrsa nė minutėn e fundit tė lojės, Lucas asistoi shumė bukur me kokė pėr N’Gog, i cili vulosi rezultatin po me gol tė shėnuar me kokė.

    Kapiteni Steven Gerrard, i cili ishte nė dyshim pėr ndeshjen e sotme, u mbajt nė stol nga trajneri Benitez, duke e ruajtur pėr ndeshjen e radhės tė Liverpoolit, sfidėn kthyese tė Ligės sė Kampionėve pėrballė Chelsea.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •