Lazio mund Romėn 4-2 nė derbi, Inter ndalet nga Palermo
Derbi roman ėshtė fituar bindshėm nga Lazio 4-2 ndėrsa Interi veniti fitoren pasi u arrit nė barazim 2-2 nga Palermo. Milan fitoi 0-1 ndaj Chievo
Lazio ėshtė rikthyer nė njė mėnyrė bindėse tek rezultatet positive dhe kėtė e ka bėrė me njė sukses tė merituar nė derbin ndaj Romės. Nė ndeshjen nė Olimpico Lazio fitoi 4-2 ndėrsa nuk munguan kartonat dhe nervozizmi.
Goran Pandev dhe Mauro Zarate kaluan Lazion nė avantazh tė dyfishtė ndėrsa Mexes ngushtoi nė 2-1. Mė pas Lichsteiner shėnoi golin e tretė pėr Lazio ndėrsa De Rossi mbajti gjallė krenarinė romane me nėj gol me kokė. Mė pas Kolarov vulosi dėshtimin e Romės 4-2
Milani ėshtė treguar cinik dhe ka marrė njė fitore 0-1 ndaj Chievos nė transfertė. Goli i vetėm i ndeshjes u shėnua nė pjesėn e dytė nga Seedorf.
Interi ėshtė befasuar 2-2 nė San Siro nga Palermo por nuk rrezikon kryesimin. Balotelli nė tė 15 dhe Ibrahimovic me penallti bėnė tė duket njė formalitet ndeshjen pro nė pjesėn e dytė ndryshoi llogaria. Sulmuesi Cavani dhe mbrojtėsi Bovo shėnuan nė portėn e Toldos pėr barazimin final nė Milano.
Fiorentina mori njė fitore karakteri 2-1 ndaj Cagliari ndėrsa Bologna pėsoi disfatė tė thellė nė shtėpi nga Siena. Fiton 3 pikė edhe Torino qė mposhti 2-1 Catania.
Rezultatet:
Bologna 1 - 4 Siena
Chievo 0 - 1 Milan
Fiorentina 2 - 1 Cagliari
Inter 2 - 2 Palermo
Lazio 4 - 2 Roma
Lecce 1 - 3 Sampdoria
Napoli 0 - 0 Atalanta
Torino 2 - 1 Catania




