Sulmuesi Wayne Rooney: Do tė mbetem tifoz i Evertonit
Nė prag tė pėrballjes sė Manchester United me Everton nė kupėn e Anglisė, sulmuesi ka konfirmuar besnikėrinė pėr ish ekipin
Futbollisti i Manēester Junajtedit, Uejn Runi, qė ėshtė pionier i Evertonit, ka folur pėr ballafaqimin e skuadrės sė tij aktuale me ish-skuadrėn e tij nė ēerekfinale tė Kupės sė Anglisė.
"Gjithmonė ia dėshiroj tė mirė Evertonit. E kam tė vėshtirė kur luaj kundėr skuadrės nga 'Goodison Park', sepse luaj kundėr fanellės me tė cilėn jam rritur dhe kundėr skuadrės nė tė cilėn kam luajtur qė kur isha fėmijė", ka pohuar 24-vjeēari Runi.
"E di qė tifozėt mė nuk mė duan, por kjo nuk mė pengon shumė. E kuptoj njė gjė tė tillė. E pėrsėrisė dhe do ta them gjithnjė: Do tė dėshiroja qė Evertoni tė jetė klubi mė i mirė nė Angli pas Manēester Junajtedit". Runi ka bartur fanellėn e skuadrės sė parė tė Evertonit si adoleshent nga viti 2002 deri nė vitin 2004, kur kaloi nė "Old Trafford" pėr 23,5 milionė euro.
"I gėzohem sfidės sė tė dielės. Shumė pjesėtarė tė familjes time do tė vijnė nė 'Wembley'. Do tė jetė kjo njė sfidė e ndjenjave tė pėrziera. Shpresoj, qė megjithatė do tė jetė Manēester Junajtedi, ai qė do tė kalojė tutje", ka nėnvizuar Runi. Krejt nė fund, Runi ka porositur tifozėt e Evertonit qė tė mendojnė dy herė para se tė fillojnė ta ofendojnė, pėr tė mirėn e tyre.
"Thashė se nuk mė pengon aspak fakti qė tifozėt e Everonit nuk mė duan, por kjo mė motivon edhe mė shumė dhe mė bėn edhe mė tė mirė nė fushėn e lojės", ka pėrfunduar Runi.




