Argjentinė, ndeshja e futbollit kthehet nė arenė boksi
Pėrleshje mes skuadrave nė futbollin argjentinas nė qytetin e Misiones, ku nuk munguan tė plagosurit lehtė dhe mjaft tė arrestuar
Nje ndeshje futbolli ne kampionatin argjentinas eshte kthyer ne nje perleshje te dhunshme mes lojtareve te dy skuadrave dhe tifozeve. Ne perfundimin e takimit mes Guaranit dhe Crucero del Norte, kapiteni i skuadres vendase ka sulmuar arbitrin me pretendimet se kishte ndikuar ne humbjen 3-2.
Menjehere ka nderhyre policia qe ka shoqeruar arbitrin per ne dhomat e zhveshjes. Pas kesaj ne fushen e lojes ka shperthyer dhuna mes lojtareve te dy skuadrave dhe tifozeve qe kishin mundur te hynin ne fushen e lojes.
Per shume minuta, fusha e blerte do te kthehej ne nje ring te vertete dhe policia lokale e ka patur te pamundur te ndaloje kaosin dhe perleshjet mes futbollisteve, stafeve drejtuese te skuadrave dhe tifozeve. Gjakrat jane ulur pas shume minutash dhe disa nga lojtaret kane patur demtimi ne fytyre.
Nderkohe ne reagimin e saj zyrtar, Federata Argjentinase e Futbollit ka bere te ditur se do te analizoje pamjet dhe me pas do te marre nje vendim ne lidhje me kete ngjarje te dhunshme.




