Raul ėshtė magjik me 3 gola, Real 4 pikė larg Barcelonės
Sulmuesi dhe kapiteni i merengues shėnoi 3 herė nė portėn e Sevilla ndėrsa Real Madrid tani ka ngushtuar nė 4 pikė diferencėn me Barcelonėn nė krye
Derbi i dytė i javės sė 33-tė nė La Liga, i zhvilluar nė Sanchez Pizjuan ndėrmjet Sevillas dhe Real Madridit, ka pėrfunduar me fitoren e Los Merengues me rezultat prej 4-2. Mbretėrit e filluan ndeshjen me skuadėr tė pėrgjysmuar duke llogaritur mungesat e tilla si ajo e Heinzes, Pepes, Robbenit dhe Sneijderit, por duhej tė shėnonin fitore me ēdo kusht pėr tė ngushtuar diferencėn e pikėve me Barcelonėn, e cila tė shtunėn mbrėma barazoi nė Mestalla kundėr Valencias.
Nė gjysmėn e parė tė takimit skuadra vendase tregoi lojė shumė mė tė mirė, sidomos nė 25 minutat e para, kur Los Blancos nuk vėreheshin nė fushė. Pikėrisht nė kėto minuta tė para erdhi goli i parė nė ndeshje i shėnuar nga Renato (17).
Pėrveē golit tė shėnuar andaluzianėt shpėrdoruan edhe disa raste tė mira pėr tė krijuar avantazh mė tė lartė, mirėpo nuk e arritėn kėtė gjė duke mos qenė tė saktė pėrballė Iker Casillasit. Nga ana tjetėr, pėr mysafirėt dy raste shumė tė mira i pati Gonzalo Higuain (30 dhe 31), i cili u tregua vetjak dhe i pasaktė pėrballė Palop. Nė sekondat e fundit tė pjesės sė parė, legjenda e Real Madridit, kapiteni Raul Gonzales barazoi shifrat, pas njė krosimi tė ulėt tė Christoph Metzelder dhe me kėtė rezultat skuadrat shkuan nė pushim.
Nė pjesėn e dytė Reali u tregua skuadėr mė e mirė dhe mė stabile nė fushė dhe kjo rezultoi edhe me shėnimin e tre golave. Ishte sėrish simboli i Los Blancos, Raul, lojtari i cili e mposhti pėr tė dytėn herė portierin Palop (63), pėr tia dhėnė avantazhin skuadrės mysafire. Tre minuta mė vonė (66), Raul Gonzalez Blanco kompletoi hat-trickun e tij pas njė gabimi tė portierit vendas, i cili ia dhuroi njė top kapitenit madrilen. Dhjetė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt e takimit (80), i inkuadruari nė lojė nė pjesėn e dytė Diego Capel, ngushtoi epėrsinė nė 3-2, pas njė gabimi tė ish-lojtarit tė Sevillas, Sergio Ramos.
Nė minutat shtesė tė takimit (90+2), Marcelo shėnoi golin e katėrt pėr Realin, i cili fundosi shpresat e Sevillas pėr barazimin e rezultatit. Me kėtė fitore, Real Madridi ngushton diferencėn nė vetėm katėr pikė me liderin e La Ligas, Barcelonėn, pėr tė shpresuar pėr njė fitore nė El Clasico qė zhvillohet javėn e ardhshme nė Santiago Bernabeu.




