Casillas: E pamundur qė Barēa tė mposhtet 3:0 nė Bernabeu
Portieri i klubit mbretėror, Real Madrid, Iker Casillas ka thėnė se nuk tė fitojnė 3-0 ndaj Barcelonės kėtė fundjavė
Portieri i Realit tė Madridit, Iker Kasilas, ka pėrsėritur fjalėt e ish-trajnerit tė kėsaj skuadre, Bernd Shuster, i cili pikėrisht pėr njė deklaratė tė tillė u largua nga 'klubi mbretėror'. Kasilas ka thėnė se do tė jetė e pamundur tė mposhtet Barcelona me tre gola diferencė dhe nė kėtė mėnyrė tė kompensohet humbja e parė 2:0.
Nė rast tė pikėve tė barabarta nė fund tė edicionit, titulli i kampionit do tė vendoset pikėrisht nga bilanci i ndėrsjellė. "Deri mė tani kemi bėrė disa gjėra tė pabesueshme, por ajo nuk do tė ketė kurrfarė kuptimi nėse nuk vazhdojmė serinė e fitoreve.
Duhet tė jemi tė kujdesshėm, sepse deri mė tash nuk kemi bėrė asgjė, kurse as tifozėt nuk guxojnė tė jenė tė magjepsur, ngase humbja eventuale nė duelin e sė shtunės do tė thoshte fund i shpresave tona pėr titullin e kampionit", ka thėnė Casillas, duke shtuar:
"Tė fitosh ndaj Barcelonės 3:0 ėshtė e pamundur, apo qė tė jem mė i qartė, ėshtė shumė vėshtirė. Por, edhe nėse i mposhtim me atė rezultat edhe mė tej do tė kemi njė pikė mė pak se ata".




