Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 58 of 232 FirstFirst ... 83348535657585960636883108158 ... LastLast
Results 571 to 580 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #571
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ferguson: Chelsea do tė luajė nė finalen e Champions

    Trajneri i Manchester United, ka thėnė se pret njė tjetėr finale mes tij dhe Chelsea, ashtu si vjet nė stadiumin “Luzhniki” nė Champions

    Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka deklaruar se skuadra e Chelsea do ta eliminojė Barcelonėn nga Liga e Kampionėve pavarėsisht formės sė shkalqyer tė katalanasve qė u vėrtetua edhe ndaj Realit .

    Ndeshja e parė gjysmėfinale e zhvilluar nė Camp Nou pėrfundoi pa gola, ndėrsa tė mėrkurėn mbrėma zhvillohet ndeshja e kthimit nė Stamford Bridge, dhe trajneri i Djajve tė Kuq beson se Blutė do tė kualifikohen nė finale.

    “Mendoj se Chelsea do tė vazhdojė nė finale, sepse tash ata do ta udhėheqin ndeshjen”. “Barcelona ėshtė njė skuadėr e rrezikshmen nė shtėpi, mirėpo mungesa e dy mbrojtėsve Carles Puyol dhe Rafael Marquez do ta bėjė Barcėn tė lėndueshme, sidomos pasi luan si mysafir”, ka thėnė skocezi pėr “The Observer”.

  2. Advertise Here
  3. #572
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Casillas dhe Raul: Humbja ndaj Barelonės dhemb shumė

    Kapiteni Raul dhe portieri i Realit thanė se nė ndeshjen ndaj Barcelonės u shkatėrrua e gjithė ajo qė ata kishin ndėrtuar kėtė sezon

    Reali i Madridit me njė histori tė gjatė dhe tė begatshme nuk ka pėsuar shpesh humbje tė tilla si ajo ndaj Barcelonės, nė ndeshjen e mbrėmshme 2:6. "Kjo humbje dhemb shumė. Nuk mund tė gjejė asnjė fjalė pas kėsaj humbjeje.

    Gjithēka dėshtoi, ne thjeshtė qėndruam nė njė vend dhe shikuam se si po shkatėrrohet krejt ajo qė kishim ndėrtuar nė kėtė edicion", ka theksuar portieri i Realit, Iker Kasilas. "Kjo humbje dhemb shumė. Kur Barcelona luan kėshtu, atėherė sigurisht se askush nuk ka gjasa ndaj tyre”.

    “Por, nuk ekziston asnjė arsyetim pėr ne. Jemi vetė fajtor pėr tė gjithė", ka pohuar Raul, duke shtuar: "Futbollistėt e Barcelonės dolėn nė fushė dhe vendosėn tė argėtohen. Ne ishim tė bllokuar. Na shkatėrroi presioni. Kėshtu nuk luhet futbolli. Barcelona tregoi se si luhet futbolli", ka thėnė kapiteni i Realit, Raul.

  4. #573
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo: Ėndrra ime madrilene tashmė ka vdekur

    Mesfushori sulmues Cristiano Ronaldo ka thėnė se tashmė nuk mendon mė pėr tė lėnė Manchester United pėr Realin

    Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ēdo tentativė pėr tė kaluar te Real Madridi tashmė ka marrė fund dhe e ardhmja e tij mbetet nė Old Trafford.

    Telenovela ‘CR7-Real Madrid’ po zgjat qe njė kohė tė gjatė, por nė njė intervistė pėr “Sunday Mirror”, portugezi e ka bėrė tė qartė se nuk ėshtė mė i interesuar qė tė kalojė nė Santiago Bernabeu dhe se do t’i mbetet besnik Unitedit.

    “Nuk mendoj mė pėr Madridin. Ajo ėndėrr ka vdekur. E vetmja gjė pėr tė cilėn mendoj tani ėshtė Manchester Unitedi dhe titulli i Ligės sė Kampionėve nė Romė”, ėshtė shprehur lojtari mė i mirė nė botė pėr vitin 2008.

  5. #574
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Sonia, foto sexy pėr Barcelonėn dhe tifozėt e katalanasve

    Show girl e njohur Sonia Monroy ėshtė bėrė nėj tifoze speciale e skuadrės “blaugrana”, qė tani ėshtė mė pranė se kurrė titullit

    Kush do tė ishte dhurata mė e mirė pėr tifozėt dhe beniaminėt e saj, pas rezultateve tė mira qė kulmuan me suksesin tenistik 2-6 nė fushėn e Real Madrid? Kėtė e di mirė Sonia Monroy, show girl dhe tifoze e ēmendur e Barcelonės.

    Ajo ka pozuar nė disa foto provokuese e vedhur me fanelėn “blaugrana”. Objektivi i spanjolles sė bukur e cila ka qenė mė parė e lidhur pėr shumė kohė me ish sulmuesin brazilian Romario, ėshtė i qartė.

    Sonia Monroy dėshiron ti sjellė fat skuadrės sė Barcelonės nė prag tė sfidės vendimtare qė do tė zhvillojė nė Champions league ndaj Chelsea. Ndoshta kėto foto do arrijnė tė ēojnė Barcelonėn nė finalen e Romės…

  6. #575
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arsenal ofron Adebayor te Milan pėr tė mbajtur talentet

    Trajneri i Arsenalit ėshtė treguar i gatshėm tė largojė sulmuesin togolez Adebayor pasi kjo do ti japė hapėsira talenteve dhe do sjellė para

    Trajneri francez Arsene Wenger ka menduar nje strategji per te ruajtur berthamen e skuadres se Arsenalit, talentet e se ciles jane vene ne shenjester te shume klubeve evropiane.

    I sakrifikuari ne kete rast do te jete sulmuesi Adebayor, shitja e te cilit do te mundesonte qendrimin e sigurt te Fabregas, Walcott e Van Persie. Nje tjeter arsye eshte edhe fakti se kete sezon togolezi nuk e ka bindur me lojen e tij teknikun francez, duke u afruar me Milanin, skuadra qe e ka kerkuar me me shume ngulm qe prej nje viti.

    Sipas “News of The World”, kuqezinjte duhet te paguajne 30 milione sterlina per te fituar sherbimet e sulmuesit shtatlarte. Ne rast se operacioni realizohet, atehere vendin e Adebayor mund ta zeje sulmuesi i Hoffenheim, Ba.

  7. #576
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Liverpool shkatėrron Newcastle, titulli ende njė shpresė

    Skuadra e Liverpool mundi 3-0 skuadrėn e Newcastle duke iu afruar nė 3 pikė Manchester United kur duhen edhe 3 javė

    Liverpooli ka shėnuar fitore me rezultat prej 3-0 kundėr Newcastle United nė takimin e tė dielės nė Anfield. “Reds” kanė mundur ta fitojnė me epėrsi shumė mė tė madhe kėtė takim, mirėpo fati ishte nė anėn e Newcastle pasi qė disa herė shtylla i shpėtoi mysafirėt.

    Golin e parė nė takim e shėnoi Yossi Benayoun nė tė 22’, nga njė pozicion i dyshimtė, ndėrsa gjashtė minuta mė vonė Dirk Kuyt e dyfishoi epėrsinė duke mposhtur me kokė portierin Harper. Edhe goli i tretė u shėnua me kokė, pas njė krosimi tė Aurelios, ndėrsa golashėnues ishte Lucas Leiva nė tė 87’.

    Me kėtė fitore Liverpooli afrohet nė tre pikė ndaj Manchester Unitedit kur kanė mbetur edhe tri javė pėr t’u zhvilluar, por duhet tė kihet parasysh qė kampionėt nė fuqi e kanė njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.

  8. #577
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hamburgu barazon 1-1 me Hertha Berlin, humbet Werderi

    Hamburgu barazoi 1-1 me Hertha Berlin duke mos marrė pikėt maksimale ndėrsa Koln fitoi 1-0 kundėr skuadrės sė Werder Bremen

    Skuadra e Hamburgut e cila drejtohet nga trajneri i mirėnjohur holandez Martin Jol, ka barazuar 1-1 nė shtėpinė e saj ndaj skuadrės tjetėr pretendente pėr titullin, Hertha Berlin.

    Nė ndeshjen e luajtur nė Hamburg, vendasit ishin mė kėrkues dhe shėnuan qė nė minutėn e tetė me Marcell Jansen por dėshtuan nė sulmet e tjera.

    Nė pjesėn e dytė hertha befasoi vendasit duke shėnuar me kroatin Gojko Kacar i cili tundi rrjetėn e Hamburgut. Tani skuadra e Martin Jol ka 55 pikė ndėrsa Hertha ka 56.

    Ndėrkohė nė ndeshjen tjetėr tė sė dielės, Werder Bremen humbi 1-0 nė fushėn e Kolnit. Skuadra qė lufton pėr qėndrimin nė Bundesliga, shėnoi gol me Milivoje Novakovic dhe shifrat nuk ndryshuan mė deri nė fund.

  9. #578
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan siguron vendin e dytė, Juventus barazon 2-2 me Lecce

    Skuadra e Milanit fitoi pastėr 0-2 nė Catania ndėrsa Juventus i largohet vendit tė dytė pas dėshtimit nė barazimin 2-2 me Lecce

    Skuadra e Milanit “ēimenton” vendin e dytė nė renditjen e Serie A, pas suksesit tė merituar 0-2 nė fushėn e vėshtirė tė Catanias. Kuqezinjtė nuk patėn rezistencė nga skuadra jugore e cila u detyrua tė nxjerrė dy herė topin nga rrjeta. Nė fillim ishte “I pėrjetshmi” Pippo Inzaghi ai qė shėnoi nė portėn e catanias ndėrsa Kaką nė pjesėn e dytė siguroi 3 pikėt.

    Nuk ka qenė javė e mirė pėr Juventusin e cila nuk shkoi mė shumė se njė barazim 2-2 nė fushėn e saj ndaj Lecce. Skuadra e ranierit tani bėhet sėrish epiqendėr e kritikave pėr lojėn e dobėt.

    Ishte Konan ai qė shėnoi nė fillim pėr Lecce por bardhezinjtė pėrmbysėn rezultatin me dy gola tė Nedved.

    Por befasia erdhi nė minutėn e katėrt shtesė kur Castillo i dha njė pikė Lecce e cila barazoi 2-2. Barazim pa gola mes Romės dhe Chievos nė “Olimpico”, rezultat qė largon mė shumė kryeqytetasit nga Champions. Palermo shkatėrroi 5-1 ekipin e Cagliarit.

    Rezultatet:

    Catania-Milan 0-2

    Fiorentina-Torino 1-0

    Juventus-Lecce 2-2

    Palermo-Cagliari 5-1

    Roma-Chievo 0-0

    Siena-Napoli 2-1

    Udinese-Atalanta 3-0

    Genoa-Sampdoria 3-1

  10. #579
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Grindje Ranieri-Camoranesi, kaosi pėrfshin edhe Trezeguet

    Tek Juventus ėshtė krijuar njė klimė e t5ensionuar pas barazimit 2-2 me Leccen. Del nė publik njė grindje nė pjesėn e parė ndėrsa Trezeguet kėrkon largimin

    Barazimi nė shtėpi me Lecce ishte ai qė bėri rolin e katalizatorit pėr tė rindezur gjakrat tek Juventus qė tani ka humbur vendin e dytė. Nė pushimin e ndeshjes ka patur njė grindje tė madhe mes trajnerit Ranieri dhe mesfushorit Camoranesi.

    Italo-argjentinasi ishte i pakėnaqur me zėvendėsimin dhe gati sa nuk kaloi nė pėrleshje fizike me trajnerin. Administratori Blanc pyeti Ranierin nėse donte tė largohej dhe ai i tha qė duhet tė jetė Juventus qė duhet ta shkarkojė.

    Kėtyre polemikave i ėshtė shtuar edhe David trezeguet qė tashmė kėrkon largimin. “Pyesni Ranierin nėse i pėlqen tė jetė zėvendės i Mourinho? Nėse gjėrat nuk ndryshojnė David do largohet” tha agjenti i francezit.

  11. #580
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Leo Messi paralajmėron Chelsea: Tė njėjtin fat si Reali

    Talenti argjentinas Lionel Messi ka thėnė se do eliminojnė Chelsea me tė njėjtin stil loje si ai nė fundjavė ndaj Realit

    “Do tė jetė njė ndeshje e madhe por trajneri Pep Guardiola po pėrgatit njė skuadėr tė mirė. Futbollistėt e Barcelonės do jenė heronj tė mėrkurėn” tha argjentinasi Lionel Messi duke paralajmėruar skualifikimin e Chelsea nė Champions League.

    Chelsea luftoi shumė pėr njė barazim 0-0 nė ndeshjen e parė por talenti argjentinas tha se nė sfidėn e kthimit do tė jetė njė tjetėr histori edhe pse Barcelona luan nė “Stamford Bridge”.

    “Do tė luajmė njėsoj si luajtėm ndaj Real Madrid nė fundjavė duke fituar 6-2. Nėse kjo arrihet atėherė do tė kualifikohemi pavarėsisht se Guus Hiddink ka skuadėr tė fortė. Vijmė me moral tė rinovuar prej fitores tė shtunėn” tha Lionel Messi.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •