Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 61 of 232 FirstFirst ... 113651565960616263667186111161 ... LastLast
Results 601 to 610 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #601
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester United nė finalen e Champions, 1-3 ndaj Arsenal

    Gjysmėfinalja e dytė mes Arsenalit dhe Manchester United u mbyll 1-3 pėr kampionėt nė fuqi qė sigurojnė finalen e Champions qė do luhet nė Romė. Finalisti tjetėr del nga Chelsea-Barcelona

    Njė avantazh i dyfishtė nė pjesėn e parė ndaj Arsenalit dhe njė ndeshje e fituar 1-3 nė tempullin e “Gunners”, projekton Manchester United drejt finales sė dytė radhazi nė Champions League.

    “Red Devils” shėnuan tre gola ndaj londinezėve duke pėsuar njė, nė stadiumin “Emirates” nė gjysmėfinalen e kthimit nė njė ndeshje spektakolare.

    Nė fillim ishte mesfushori koreano-jugor Ji Sung Park qė shėnoi nė portėn e spanjollit Almunia me pak faj tė mbrojtėsit tė ri londinez, Gibbs qė nė minutėn e tetė.

    Mė pas erdhi njė perlė e Cristiano Ronaldos me njė goditje dėnimi e cila meritoi duartrokitjet e tė gjithė tė pranishmėve nė “Emirates” ndėrsa policia evakuonte njė zonė tė tifozėve pėr arsye sigurie.

    Mė pas njė asist i sulmuesit Rooney finalizohet nė rrjetė nga Cristiano Ronaldo pėr shifrat 0-3 ndėrsa Arsenali dėshtonte nė ēdo pėrpjekje nė zonėn e Van Der Saar. Por Arsenal ngushtoi diferencėn me njė penallti tė holandezit Robin Van Persie ndėrsa Fletcher la fushėn me tė kuqe, i ndėshkuar nga arbitri italian Rosetti pėr faull nė zonė.

    Por ndeshja kishte marrė tjetėr rrjedhė dhe kėshtu Manchester United siguron finalen e 27 Majit nė Romė pasi “Red Devils” fituan edhe ndeshjen e parė 1-0. Tashmė kampionėt nė fuqi do tė shohin nėse do tė luajnė si vjet ndaj Chelsea, apo do kenė pėrballė Barcelonėn.

  2. Advertise Here
  3. #602
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Gullit: Drogba lojtari kyē kundėr Barcelonės...

    Legjenda holandeze, Ruud Gullit, beson se sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ėshtė arma mė e fortė e Bluve nė pėrballjen e tė mėrkurės mbrėma kundėr Barcelonės.

    “Ajo qė duhet tė jetė kryesore nė lojėn e Chelseat ėshtė qė topi t’i pasohet sa mė shpejt Drogbės. Topi i parė duhet t’i dorėzohet Drogbės, ndėrsa Lampard duhet tė jetė afėr pėr ta pranuar topin e dytė, si edhe futbollistėt anėsorė si opsion”.

    “Kėtu ėshtė fuqia mė e madhe e Chesleat. Ata duhet tė shkaktojnė presion ndaj mbrojtjes sė Barcės, sidomos pėr faktin se mungon Marquez dhe Puyol”.

    “Derisa Barca di tė luajė vetėm nė njė mėnyrė, Chelsea ka planin A dhe B. Nė ndeshjen e parė Chelsea dėshmoi se ėshtė skuadėr e menēur”.

    “Mendoj se Chelsea do tė paraqitet me tė njėjtėn mėnyrė tė lojės, si nė ndeshjen e parė. Ndėrsa ėshtė shumė me rėndėsi qė tė eliminohen Xavi dhe Iniesta, sepse ata do t’i bėjnė pasimet kryesore drejt sulmuesve”, ka pėrmbyllur analizėn e tij Gullit.

  4. #603
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chelsea, trajneri Hiddink: Na vodhėn kundėr Barcelonės

    Trajneri Hiddink mbėshtet reagimin e lojtarėve tė tij pasi sipas holandezit, Chelsea duhej tė ishte kualifikuar me meritė nė finale

    Trajneri i Chelsea, Guus Hiddink, ka mbėshtetur reagimin e lojtarėve tė tij pėr, sipas tyre, padrejtėsinė qė iu bė Bluve nė ndeshjen kthyese tė gjysmėfinales sė Ligės sė Kampionėve kundėr Barcelonės.

    “Jam shumė i zhgėnjyer”, tha trajneri Guus Hiddink pėr rrjetin britanik “Sky Sports”, pasi kishte kaluar njė kohė me lojtarėt e tij nė fund tė ndeshjes dramatike nė “Stamford Bridge”.

    “Duke shikuar reagimin e lojtarėve nuk do tė them se ēfarė ndjej, por kjo ėshtė njė padrejtėsi”, ka vazhduar Hiddink, i cili ka pėrmendur rastet e prekjes sė topit me dorė brenda gjashtėmbėdhjetėmetėrshit nga lojtarėt e Barcelonės dhe tėrheqjen e Florent Maloudas dhe Didier Drogbas, tė cilat sipas tij ėshtė dashur tė jenė penallti.

  5. #604
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    De Rossi mund tė largohet nga Roma...

    Roma ka pasur njė sezon zhgėnjyes duke mos arritur tė kualifikohet nė Ligėn e Kampionėve pėr sezonin e ardhshėm, dhe kjo do tė thotė qė skuadra do tė detyrohet t’i shesė disa lojtarė tė rėndėsishėm.

    Njoftohet se Interi ka pėrgatitur njė ofertė prej 40 milionė eurosh pėr ta joshur mesfushorin Daniele De Rossi drejt Giuseppe Meazzas.

    “Skuadra ėshtė nė njė situatė shumė tė vėshtirė. Unė pres dy ose tre largime tė lojtarėve tė rėndėsishėm”.

    “Pa dyshim qė Mexes do tė largohet, ndėrsa lojtari tjetėr mund tė jetė Perrotta. Ndėrsa nėse paraqitet ndonjė ofertė e madhe, atėherė mendoj se edhe De Rossi do tė shitet”, ka thėnė agjenti italian Vincenzo Morabito pėr “24oredisport”.

  6. #605
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Steven Gerrard: Liverpooli do ta fitojė Premier League

    Kapiteni i Liverpool ka thėnė se beson mė shumė se kurrė se mund tė fitojnė kampionatin anglez pavarėsisht diferencės me United

    Simboli i Tė Kuqve, Steven Gerrard, ėshtė i bindur se Liverpooli mund ta fitojė titullin e Ligės Premier kėtė sezon, pėrkundėr se Manchester United gjendet tre pikė pėrpara, ka njė ndeshje mė pak tė zhvilluar, ndėrsa pėr Redsat nė lojė janė edhe nėntė pikė (tri ndeshje).

    “Sinqerisht besoj se kjo skuadėr do ta fitojė Ligėn Premier. Besoj se do ta kap me duart e mia trofeun”. “Jemi shumė afėr pėr t’ia arritur qėllimit kėtė sezon, ndėrsa nėse nuk jemi tė suksesshėm sivjet dhe United shpallet kampion, atėherė mendoj se do tė kalojnė, tre, katėr ose pesė vjet, derisa tė na jepet mundėsia e radhės”.

    “Krejt ēka dua nė jetė ėshtė ta fitoj titullin me Liverpoolin”, ėshtė cituar kapiteni Steven Gerrard nga gazeta e njohur “The Daily Mail”.

  7. #606
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Armiku publik i Chelsea, Bosingwa: Ovrebo, ishte i blerė

    Mbrojtėsi portugez Jose Bosingwa ka thėnė se arbitri ndaj Barcelonės ishte i blerė dhe tashmė nuk duhet tė gjykojė mė

    Chelsea nė protestė pas ndeshjes dhe njė ditė pas saj. Tė gjithė anėtarėt e skuadrės londineze e kanė quajtur skandaloz gjykimin e arbitrit norvegjez Ovrebo dhe kanė kėrkuar ndėshkimin e tij maksimal.

    Jose Bosingwa ka lėshuar madje njė sulm personal ndaj gjyqtarit Tom Henning Ovrebo, duke e cilėsuar arbitrin si nėj hajdur dhe tė blerė. Blutė nuk do tė mund tė marrin hak ndaj Manchester Uniteed nė finale pasi nė ndeshjen e parė barazuan 0-0.

    “Ky arbitėr ishte i blerė. Nuk e di nėse ishte arbitėr apo hajdut” tha Bosingwa pas ndeshjes. Edhe Didier Drogba nuk mundi tė kontrollojė emocionet duke sulmuar arbitrin i cili mbeti disa momente nė fushė duke mos hyrė nė dhomat e zhveshjes.

  8. #607
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Njė blitz i Juventus zyrtarizon blerjen e brazilianit Diego

    Braziliani Diego ka ndėrruar skuadėr ende pa nisur mirė merkatoja duke lėnė Werder Bremen pėr Juventus, pėr shifrėn e 25 milionė Euro

    Ishte shėnjestra e shumė klubeve europiane por nė fund ka vendosur tė vazhdojė karrierėn nė Serie A.

    Braziliani i talentuar Diego ka vendosur qė tė luajė me Juventusin duke filluar nga sezoni i ardhshėm ndėrsa marrėveshja ėshtė bėrė zyrtare.

    Ka qenė njė blitz i drejtorit sportive Secco si dhe administratorit tė Juventus, Blanc tė cilėt kanė bindur skuadrėn gjermane nga Bremen, pėr tė lėnė tė lirė xhevahirin e tyre.

    Ndėrkohė pėr vetė futbollistin brazilian ėshtė gati kontrata 3.5 milionė Euro nė sezon pėr 5 vitet e ardhshme me Juventusin. Mbeten me “gisht nė gojė” Real Madrid, dhe Bayern Munchen.

  9. #608
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Messi magjepset nga Londra: Mund tė kaloj nė Premiership

    Talenti argjentinas pas ndeshjes ndaj Chelsea ka shprehur admirim pėr mėnyrėn si pėrjetohet futbolli nė Angli

    Argjentinasi Lionel Messi ka shprehur admirimin e tij pėr futbollin anglez duke pohuar se njė ditė do tė dėshironte tė luante nė Premier League, mirėpo aktualisht nuk mendon pėr braktisjen e Barcelonės, pasi qė po kalon shumė mirė te skuadra kataluanse.

    “Futbolli nė Angli ėshtė shumė i bukur, sikurse nė Spanjė, por tani pėr tani ndjehem shumė i sistemuar dhe ndjehem shumė i vlefshėm te Barcelona” tha Lionel Messi.

    “E di se Premiershipi ėshtė njė ligė e madhe, por Barcelona ėshtė pjesė shumė e rėndėsishme e jetės sime dhe nuk mendoj pėr asnjė skuadėr tjetėr. Ndoshta me kalimin e kohės do tė ndodhė diēka, kurrė s’i dihet”, ka thėnė argjentinasi Messi.

  10. #609
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Guardiola: Arbitri? Mund ta kuptoj zhgėnjimin e Chelsea

    Trajneri i Barcelonės, Josep Guardiola ka pranuar se pėr shkak tė gjyqtarit, Chelsea mbetet jashtė finales sė Champions League

    Trajneri i Barcelonės, Pepe Guardiola, ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė diplomatike pėr ndarjen e drejtėsisė nė ndeshjen e kthimit gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve ndaj Ēelzit nė "Stamford Bridge". "Mund ta kuptoj kampin e Ēelsit qė janė tė zhgėnjyer me ndarjen e drejtėsisė nga gjyqtari norvegjez”.

    “Nuk i kam parė ato penallti, pėr tė cilat skuadra londineze thotė se kanė ekzistuar. Megjithatė “e la tė hapur mundėsinė se ato vėrtet kanė ekzistuar", ka thėnė Guardiola. Mė pas trajneri i ri spanjoll ka folur pėr skuadrėn e tij. "Kemi merituar tė jemi nė finale. U pėrpoqėm tė luajmė lojėn tonė, tė kemi sa mė shumė topin nė zotėrim dhe tė krijojmė raste”.

    “U angazhuam pėr fitore, edhe pse nuk kishim shumė raste shėnimi. Megjithatė, qė tė jem i sinqertė kam pritur njė presion shumė mė tė madh nga Ēelsi. Mos harroni se 25 minuta kemi luajtur me njė futbollist mė pak, kurse Ēelsi nė atė periudhė loje u tėrhoq nė mbrojtje”.

    “E kishim shumė tė vėshtirė tė luanim edhe 11 me 11, e lėre mė me njė futbollist mė pak. Por, pėr kėtė arsye jemi edhe mė tė lumtur qė arritėm tė shėnojmė me njė futbollist mė pak nė fushė", ka pėrfunduar Guardiola.

  11. #610
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ballack: Luajtėm kundėr mė tė mirit dhe merituam finalen

    Mesfushori gjerman Michael Ballack mendon se Chelsea meritoi tė kualifikohet nė finalen e Ligės sė Kampionėve dhe se ndjen tė njėjtėn dhimbje si nė finalen e vitit tė kaluar nė Moskė.

    Chelsea pėrjetoi njė tronditje tjetėr nė Ligėn e Kampionėve, kur nė minutat shtesė tė ndeshjes gjysmėfinale ndaj Barcelonės, pėsoi njė gol nga Iniesta, duke humbur kėshtu shansin pėr tė udhėtuar nė finalen e Romės.

    “Treguam karakter tė shkėlqyeshėm. Luajtėm kundėr njė top-ekipi nė Evropė, ndoshta edhe ekipin mė tė fuqishėm pėr momentin dhe merituam tė shkojmė mė tej”, ka thėnė Ballack.

    “Sezonin e kaluar kishim vėrtet njė zhgėnjim tė madh, kur vetėm njė penalti na ndau nga fitimi i trofeut. Mbrėmė pėsuam gol nė minutėn e 93-tė dhe ishte e pabesueshme. Fati nuk ėshtė nė anėn tonė. Vitin e kaluar kishim njė dhimbje, dhe kėtė vit ėshtė sėrish e njėjta”.

    “Kupa FA ėshtė rasti i fundit pėr tė fituar trofe kėtė vit dhe do tė pėrpiqemi ta bėjmė kėtė. Kemi punuar shumė, si edhe pėr kėtė ndeshje, dhe duam ta fitojmė kupėn”, ka pėrfunduar mesfushori gjerman.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •