Shtyhet festa pėr titullin e Barcelonės, barazim 3-3
Villarreal ka barazuar nė ēastet e fundit tė ndeshjes, pėr tė penguar Barcelonėn tė festojė titullin nė Camp Nou, nė derbin spanjoll qė pėrfundoi me rezultat 3-3
Nėse merrte tri pikė, Barcelona do tė krijonte dhjetė pikė epėrsi ndaj Real Madridit, kur deri nė fund tė kampionatit mbeten edhe tre ndeshje. Por, me njė pikė tė marrė, katalanasit janė tetė pikė mbi kampionin nė fuqi dhe matematikisht nuk e kanė tė fituar titullin, pasi kanė nevojė pėr sė paku edhe njė pikė.
Blaugranėt kaluan nė epėrsi pas 12 minutash lojė, kur goditja e Seydou Keita u devijua nga Gonzalo Rodriguez pėr tė pėrfunduar nė rrjetėn e Diego Lopez. Pas dhjetė minutash tjera mysafirėt barazuan, kur pas njė gabimi tė Yaya Toure, Giuseppe Rossi asistoi pėr Joseba Llorente. Megjithatė vendasit shėnuan edhe dy herė nė pjesė tė parė, pėr tė shkuar nė pauzė me dy gola epėrsi. Sė pari Samuel Etoo shėnoi nga afėrsia pas njė asistimi tė Andres Iniesta, ndėrsa nė ēastet e fundit tė pjesės sė parė Daniel Alves shėnoi nga gjuajtja e lirė pėr ti dhėnė 3-1 epėrsinė Barcelonės.
Tė zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola zhvilluan lojė sulmuese edhe nė pjesėn e dytė, por nuk gjetėn golin. Pas gjashtė minuta nė pjesė tė dytė, Alves harkoi pėr tė gjetur Keitan, goditjen e tė cilit e mbrojti portieri Lopez, por jo edhe atė tė Xavi. Megjithatė goli u anulua padrejtėsisht, pėr shkak tė pozicionit jashtė loje.
Momenti rikthyes nė ndeshje ishte largimi me karton tė kuq i Eric Abidal (pėr tė dytėn ndeshje radhazi), pas ndėrhyrjes ndaj Llorente, qė i fali edhe njė penalti. Nga pika e bardhė nuk huqi zėvendėsuesi Mati Fernandez, qė ngushtoi rezultatin nė 3-2.
Kur tifozėt ishin tė gatshėm pėr festė, ndodhi edhe befasia mė e madhe, me Llorente qė shėnoi nė minutėn e dytė tė kohės shtesė, pas njė konfuzioni nė mbrojtjen e Barcelonės.




