Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 65 of 232 FirstFirst ... 154055606364656667707590115165 ... LastLast
Results 641 to 650 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #641
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Moratti: Trajneri Mourinho do vendosė pėr blerjet e Inter

    Moratti ka thėnė se do tė jetė trajneri Mourinho ai qė do tė vendosė se kush lojtar do tė forcojė kampionėt e Italisė

    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotė se ēdo nėnshkrim kėtė verė do tė varet nga vetė trajneri Jose Mourinho. Numri 1 i kampionėve tė Italisė ka thėnė se objektivat e tyre nė merkato, si Drogba, Milito apo ndonjė tjetėr do tė varen nga tekniku portugez.

    “Ne do tė luajmė lojėn nė pritje nė treg, pjesėrisht pėr shkak tė situatės financiare. Sidoqoftė, Ibrahimoviē do tė qėndrojė me ne dhe nuk do tė largohet pavarėsisht deklaratave tė tij apo hamendėsimeve”, ka thėnė Moratti.

    “Transferimet bėhen problem vetėm kur ju bėni nėnshkrime jo tė arsyeshme, por ėshtė gjithmonė trajneri ai i cili i merr vendimet”, ka shtuar presidenti i zikaltėrve duke nėnkuptuar se Jose Mourinho do tė vendosė veton pėr ardhjet e reja.

    Komentet e bera

  2. Advertise Here
  3. #642
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    E pėlqente gruaja e tij, arbitri shqiptar karton pėr Kaka’

    Lulzim Jemini ka bėrė shaka me fantazistin brazilian por e ka ndėshkuar pasi gruaja e tij ishte tifoze e Kaka’

    Njė histori mjaft e veēantė ajo e djeshmja mes arbitrit Lorenc Jemini dhe brazilianit Rikardo Kaka. Nė njė intervistė tė botuar nė "Sport Ekspres", Jemini thoshte me shaka se gruaja e tij ėshtė e ēmendur pas fantazistit tė Milanit dhe nga inati, do t'i jepte atij njė karton.

    Dhe nė fakt, gjyqtari nga kryeqyteti nuk ia kurseu aspak tė verdhin, sapo Kaka guxoi ta pyeste se pėrse nuk dha njė goditje kėndi.

    Njė moment, qė i ka bėrė tė gjithė nė stadium tė qeshin, ndėrsa nė fund, arbitri duket se e ka sqaruar edhe vetė futbollistin.

    Ndėrsa i drejtoheshin pikės sė penalltisė, Jemini ka folur vetėm pėr vetėm me Kaka, i cili mė pas ia ka plasur sė qeshuri.

  4. #643
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kupa e Mbretit, Barcelona fiton trofeun e parė...

    Barcelona ka treguar edhe njė paraqitje spektakolare pėr tė arritur tek trofeu i parė i sezonit, Kupa e Mbretit, pasi mposhti nė finalen e tė mėrkurės Atletic Bilbaon me rezultat 4-1.

    Bilbao u tregua i rrezikshėm nė fillim tė ndeshjes, duke kaluar nė epėrsi me anė tė Gaizka Toquero pas nėntė minutash lojė. Por Barcelona e pandalshme sė pari barazoi nė pjesė tė parė me anė tė Yaya Toure (32’), pėr tė shėnuar edhe tre gola nė pjesėn e dytė dhe ‘keqpėrdorė’ disa raste tė tjera.

    Lionel Messi kaloi Barcelonėn nė epėrsi nė minutėn e 10-tė tė pjesės sė dytė, pas njė topi tė reflektuar nga portieri i Atleticos, qė mbrojti njė goditje tė Samuel Eto’o.

    Bojan Krkic shtoi epėrsinė nė 3-1 me anė tė njė shtylla-goli tre minuta mė vonė, ndėrsa nė listėn e golashėnuesve u shėnua edhe Xavi Hernandez, qė mposhti portierin Gorka Iraizoz me anė tė njė goditje tė pėrkryer nga gjuajtja e lirė.

    Kupa e Spanjės ishte trofeu i parė pėr tė cilin luftonte kėtė sezon Barcelona. Ekipi i trajnerit Pep Guardiola ėshtė nė prag pėr tė fituar kampionatin spanjoll, ndėrsa do tė jetė edhe nė finale tė Ligės sė Kampionėve nė fund tė kėtij muaji.

  5. #644
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Diego konfirmon kalimin te Juventus...

    Ylli i Werder Bremenit, Diego, ėshtė shumė afėr kompletimit zyrtar tė transferimit tė shumėpritur te Juventusi, ndėrsa vetė braziliani ka konfirmuar se sezonin e ardhshėm do ta vesh fanellėn bardhezi.

    “Pėr tė gjitha gjėrat jam marrė vesh me Juventusin, marrėveshja ėshtė arritur”.

    “Nėse dy skuadrat (Werderi dhe Juventusi) janė marrė vesh, atėherė sezonin e ardhshėm do tė luaj nė Torino”.

    “Ende nuk kam nėnshkruar ndonjė dokument zyrtar me Juven, mirėpo mendoj se tė premten do tė finalizohet gjithēka”, ka thėnė Diego pėr “Kreiszeitung Sykč”.

  6. #645
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Milan bėn plan tė rikthejė Tonin nė Serie A...

    Milani ėshtė duke menduar tė shfrytėzojė interesimin e Bayern Munichut pėr Yoann Gourcuff dhe tė rikthejė sėrish nė Itali sulmuesin Luca Toni.

    Bayern ėshtė duke e monitoruar sezonin e suksesshėm tė Gourcoff nė Bordeaux dhe pret qė klubi francez tė mos arrijė tė paguajė shumėn prej 12 milionė funtesh qė kėrkon Milani, pėr tė bėrė transferimin e pėrhershėm.

    Drejtuesit e Milanit tash janė duke menduar tė tėrheqin Gourcuff para se t’ia ofrojnė atė Bayernit nė njė ofertė qė do tė pėrfshijė edhe para kesh, nė pėrpjekje pėr tė marrė Tonin.

  7. #646
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Guardiola pėrshėndet shpirtin luftarak tė ekipit...

    Menaxheri i Barcelonės, Josep Guardiola, ka pėrshėndetur tė gjithė ekipin pas rikthimit tė mbrėmshėm nga njė gol disavantazh, pėr tė fituar nė fund me rezultat 4-1 ndaj Atletic Bilbao, nė finalen e Kupės sė Mbretit.

    Njė gol i hershėm nga Toquero i dha epėrsinė Atleticos nė ndeshjes e zhvilluar nė Mestalla, por Yaya Toure tė barazoi qė nė pjesė tė parė, para se golat e Lionel Messi, Bojan dhe Xavi nė pjesė tė dytė ta vulosin fitoren e Barcės.

    “Kurrė nuk mund tė dini se si do tė pėrgjigjet ekipi kur pėson aq herėt nė njė finale kundėr njė ekipi qė e dėshiron aq shumė trofeun. Por unė kam njė ekip fantastik dhe tė jashtėzakonshėm dhe e pėrgėzoj secilin, jo vetėm lojtarėt”, ka thėnė Guardiola pas ndeshjes.

    “Jemi shumė tė lumtur dhe jam veēanėrisht i kėnaqur pasi ekipi tregoi gatishmėri tė japė gjithė mundin e nevojshėm pėr tė arritur sukses, jo vetėm nė fushė, por po ashtu edhe nė stėrvitje, para dhe pas ndeshjeve tė vėshtira”, ka shtuar spanjolli.

  8. #647
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Reina: Gerrard ėshtė mė i mirė nė botė dhe jo vetėm nė Angli.

    Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, mendon se bashkėlojtari i tij, Steven Gerrard, ėshtė mė i miri nė botė kėtė sezon dhe thotė se pa tė ekipi anglez nuk do tė ishte i njėjti qė ėshtė tash.

    Gerrard dje u zgjodh Lojtari i Vitit nė Ligėn Premier pėr kėtė sezon, nga Asociacioni i Gazetarėve tė Sportit nė Angli. Por Reina mendon se ai ėshtė mė i miri jo vetėm nė Angli por nė gjithė botėn.

    “Jam i gėzuar pėr shpėrblimin e tij, ėshtė plotėsisht i merituar, dhe ai nuk ėshtė mė i miri vetėm nė Angli, por nė gjithė botėn”, thotė Reina.

    “Ai kėtė sezon ishte fantastik, futbollisti ynė mė i mirė, futbollisti mė i mirė nė Angli dhe mė i miri nė botė. Liverpooli ėshtė njė ekip mė ndryshe pa tė. Ai ėshtė lojtar kyē pėr ne”, ka shtuar portieri spanjoll.

  9. #648
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Zyrtarizohet kandidimi i Florentino Perez...

    Florentino Perez ka njoftuar zyrtarisht se do tė kandidohet pėr president tė Real Madridit nė zgjedhjet e qershorit, nė garėn pėr ta rikthyer postin nga i cili ishte larguar para tre vitesh.

    Perez konsiderohet si pretendenti kryesor pėr ta fituar presidencėn e Mbretėrve nė zgjedhjet e 14 qershorit, pasi qė planifikon ta bėjė sėrish Realin skuadėr galaktikėsh.

    “Nuk kam thėnė asgjė gjatė sezonit, sepse nuk kam dashur t’i pėrkeqėsoj gjėrat”.
    “Mirėpo, pas ngjarjeve shumė serioze tė cilat kanė ndodhur sė fundmi, kam vendosur zyrtarisht tė shpall vendimin tim pėr tė garuar nė zgjedhjet presidenciale tė Real Madridit”, u ka thėnė Perez gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp.

  10. #649
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nesta: Nuk dua ta mbyll karrierėn me kaq, do rikthehem

    Mbrojtėsi i kombėtares italiane dhe Milanit, Nesta ka mohuar zėrat se do tė braktisė futbollin pas dėmtimeve

    Mbrojtėsi i Milanit, Alesandro Nesta (33-vjeē) ėshtė i vendosur pėr t'u kthyer nė fushėn e gjelbėr. Ai ka hedhur poshtė zėrat se ai ka vendosur pėr ta pėrfunduar karrierėn. "A do tė largohem nga futbolli? Jo. Kėto janė spekulime tė dėmshme”.

    “Jam i gatshėm ta dėshmoj njė gjė tė tillė", ka theksuar Nesta, duke shtuar: "Jam i bindur se do tė kthehem pėr tė luajtur futboll. Nėse kjo nuk ndodh nė kėtė edicion, atėherė sigurisht se do tė ndodh nė edicionin e ardhshėm".

    Nesta gjatė kėsaj jave eshte stėrvitur bashkė me lojtarėt e tjerė tė Milanit, duke luajtur edhe disa minuta nė njė ndeshje kontrolluese me dyer tė mbyllura nė Milanello. Ai nuk ka luajtur as njė ndeshje qė nga tetori i vitit tė kaluar, kur u paraqit nė miqėsoren ndaj Tiranės.

    Nesta mungoi gjatė tėrė kėtij edicioni si pasojė e lėndimit tė shpinės. Njė kohė tė gjatė ėshtė pėrpjekur ta zgjidh problemin e lėndimit duke iu shmangur operimit, por nė fund u detyrua tė bėjė ndėrhyrje kirurgjike nė shkurt dhe tashmė ėshtė shėruar shumė shpejt.

  11. #650
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester, Rio Ferdinand do tė mungojė ndaj Arsenalit

    Mbrojtėsi energjik i kampionėve tė botės, Rio Ferdinand do tė mungojė tė shtunėn nė ndeshjen ndaj Arsenalit

    Skuadra e Manēester Junajtedit tė shtunėn do tė ketė rastin pėr ta festuar titullin e dytė radhazi tė kampionit nė Premier Ligė. Nė fakt, "Djajve tė Kuq" iu mjafton sė paku njė pikė nė "Old Trafford" ndaj Arsenalit pėr tė festuar titullin e ri.

    Momentalisht Manēester Junajtedi ka 6 pikė mė shumė se sa Liverpuli, kurse i vetmi skenar i cili mund t'i jep titullin skuadrės sė Benitezit ėshtė qė ajo t'i fitojė dy ndeshjet e fundit, kurse Manēesteri t'i humb ato.

    Trajneri i "Djajve tė Kuq", Aleks Ferguson, ka pralajmėruar se nė sfidėn ndaj Arsenalit nuk do tė ketė nė dispozicion qendėrmbrojtėsin Rio Ferdinand, i cili ende ka dhimbje nė kėmbė. "Sė paku shpresoj qė ai do tė mund tė luajė nė finalen e Ligės sė Kampionėve ndaj Barcelonės pas dhjetė ditėsh”.

    “Ai momentalisht nuk stėrvitet bashkė me ne, pasi po bėn vetėm stėrvitje fizike dhe po e forcon kėmbėn. Po ashtu, e di se ai kėto ditė ka punuar shumė nė biēikletė, e cila ndihmon shumė nė lėndime tė tilla", ka theksuar Ferguson.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •