Franco Baresi, pjesėmarrės nė "Milan Park", nė Tiranė
Legjenda e futbollit italian dhe botėror do tė jetė nė aktivitetin nė siglėn e Milanit qė do tė zhvillohet tė shtunėn nė Tiranė
Klubi italian i Milanit do tė ēelė tė shtunėn nė mesditė nė sheshin Nėnė Tereza aktivitetin me emėr Milan Park Tirana, nė bashkėpunim me kompaninė Taēi Oil International.
Ky aktivitet do tė jetė diēka krejt e re, qė pėrfshin ndėrtimin e njė parku me lodra pėr fėmijėt dhe tė rinjtė nė sheshin Nėnė Tereza, ku hyrja do tė jetė falas, thanė burime pranė kompanisė Taēi Oil Internatinal.
Pjesėmarrės nė kėtė aktivitet do tė jetė edhe mbrojtėsi legjendar i Milanit, Franko Barezi, i cili do tė pėrfaqėsojė klubin italian tė Milanit. Emri i Barezit ka qarkulluar prej disa ditėsh edhe si njė kandidaturė e mundshme pėr stolin e Kombėtares shqiptare tė futbollit dhe nuk pėrjashtohet mundėsia e njė takimi tė tij me krerėt e Federatės Shqiptare tė Futbollit.
Milan Park Tirana" do tė qėndrojė i hapur dy ditė dhe do tė presė tė gjithė fėmijėt dhe tė rinjtė shqiptarė, qė do tė duan tė argėtohen, theksuan burimet e mėsipėrme. Ndėrkohė, ky aktivitet i Milanit nė Shqipėri do tė pasohet edhe nga edicioni i dytė i Milan Junior Camp, qė do tė organizohet nga datat 6 -10 korrik nė Tiranė, nė bashkėpunim me Ambasadėn Italiane nė Shqipėri dhe me kompaninė Taēi Oil International. Ky aktivitet synon zbulimin e talenteve tė reja nė futbollin shqiptar dhe afrimin e tė rinjve me sportin.




