Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 71 of 232 FirstFirst ... 214661666970717273768196121171 ... LastLast
Results 701 to 710 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #701
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Laporta: Ne krijojmė, tė tjerėt blejnė.

    Presidenti i Barcelonės, Joan Laporta, ka thėnė se klubi katalanas krijon lojtarė mė tė mirė nė botė, derisa rivali i tyre, Real Madrid, blen lojtarėt mė tė mirė.

    Klubi mbretėror tashmė ka kompletuar transferimin e Kaka, ndėrsa ėshtė nė prag tė transferimit edhe tė Cristiano Ronaldos, qė do tė bėhet transferi mė i shtrenjtė nė historinė e futbollit.

    Pas 160 milionė eurove tė harxhuara pėr disa ditė nga Reali nė dyshen e Lojtarėve mė tė Mirė, Laporta ka reaguar duke pyetur se nga vijnė paratė pėr transferimet e tilla.

    “Ne jemi njė klub qė krijojmė lojtarė tė cilėt bėhen Futbollistė mė tė Mirė tė Vitit sipas FIFAs, derisa tė tjerėt i blejnė lojtarėt e tillė. Barcelona ka njė model tjetėr tė zhvillimit. Ne kemi stabilizuar njė model tė punės sė vazhdueshme, derisa tė tjerėt kanė njė model tė harxhimit tė kohėpaskohshėm pėr tė qenė garues”, ka thėnė Laporta.

    “Pėr momentin Madrid po angazhon vetėm futbollistė tė njohur dhe do ta ketė vėshtirė t’i kombinojė tė gjithė nė fushė. Nuk dua tė jem mos-respektues, por tė gjithė pyeten? Prej nga erdhėn tė gjithė kėto para pėr mega-transferime?”, ka shtuar mes tjerash presidenti i Barēės.

  2. Advertise Here
  3. #702
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sulmuesi Edin Dzeko firmos njė parakontratė me Milan!

    Futbollisti mė i mirė i Bundesliga ka rėnė dakord me Milan por duhet qė tani tė bindet edhe skuadra e Wolfsburg

    Televizioni i njohur "Sky Sports" ka bėrė tė ditur se futbollisti boshnjak nė radhėt e Volfsburgut, Edin Xheko ka nėnshkruar parakontratė me Milanin.

    Megjithatė, tani i mbetet drejtuesve tė Milanit qė tė bindin drejtuesit e Volfsburgut pėr shitjen e Xhekos. Skuadra gjermane kėrkon 30 milionė euro pėr sulmuesin 23-vjeēar, kurse Milani ėshtė i gatshėm tė paguajė 20 milionė euro.

    Sipas rrjetit tė njohur "Sky Sports", drejtuesit e Milanit kanė iniciuar negociata tė reja me kolegėt e tyre gjerman, tė cilat pritet tė fillojnė javėn e ardhshme.

  4. #703
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Inter parakalon United, jep 40 milionė Euro pėr Benzema

    Karim Benzema shihet si pasardhesi me i mire i suedezit Zlatan Ibrahimovic dhe per kete Interi ka nisur nje ofensive

    Skuadra zikalter e Massimo Moratti-t parakalon Manchester United pasi ofron plot 40 milione euro per lojtarin francez. Lajmin e ben te ditur gazeta "Le Progres", sipas se ciles, klubi italian kerkon nje lojtar te afte per zonen e rreptesise dhe Benzema ka karakteristikat ideale.

    Dyshja Moratti-Mourinho beson verberisht ne aftesite e 21 vjecarit dhe nese marreveshja me Lyon arrihet, atehere Ibra do ta kete rrugen e hapur per tek Barcelona. Nga ana tjeter, presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas nuk eshte me aq i palekundur ne qendrimin e tij, pasi u shpreh se asnje lojtar nuk e ka qendrimin te sigurt.

    Tashme ne kete gare pritet kunderpergjigja e Manchester United, pasi parate per “Red Devils” nuk mungojne tashme qe ne arke ka 93 milione euro me shume.

  5. #704
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo kundėr Kaką, nisin shpejt xhelozitė te Reali

    Kanė nisur pėrplasjet e para mes yjeve tė ardhur tek Reali, ende pa u zhvilluar stėrvitja e parė e merengues

    As nuk janė takuar me shokėt e rinj tė skuadrės dhe as nuk kanė zhvilluar stėrvitje me fanelėn e Realit, por bashkėjetesa e tyre premton shkėndija. Rasti nė fjalė ėshtė pėr Cristiano Ronaldo dhe Kaką, dy blerjet shokuese tė Real Madrid nė kėtė merkato.

    Nė veēanti, duket se portugezi nuk e ka pėlqyer faktin qė skuadra madrilčne ka vendosur tė prezantojė tė dy blerjet nė njė konferencė tė vetme shtypi. Kjo ėshtė njė vjedhje e protagonizmit pėr Ronaldon qė do tė donte skenėn pėr vete.

    Cristiano Ronaldo pritet tė vijė nė Madrid nė ditėt e ardhshme pėr tė firmosur kontratėn milionere por pėr kėtė duhet tė presė ardhjen e Kaką nga “Confederations Cup”. Kjo vonesė nuk i ka pėlqyer ish yllit tė Manchester United.

  6. #705
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Roma interesohet pėr sulmuesin Shevchenko, gati oferta

    Skuadra e verdhekuqve tė Italisė ka kėrkuar tė ketė nė radhėt e saj sulmuesin ukrainas Andriy Shevchenko

    Roma raportohet se ėshtė duke u interesuar pėr shėrbimet e sulmuesit tė Chelsea, Andriy Shevchenko, bėn tė ditur Daily Mail. Pas disa pistave italiane dhe moskonkretizimit tė tyre verdhekuqtė duan ti besojnė ukrainasit.

    Ekipi italian pret tė marrė sulmuesin ukrainas si transferim tė lirė, pas edhe njė sezoni tė tij tė dėshtuar, kėsaj here i rikthyer si huazim te Milani.

    32-vjeēari ka edhe njė vit tė mbetur nė kontratėn e tij, por i ėshtė thėnė se mund tė largohet nga Stamford Bridge dhe madje duke i paguar edhe 7 milionė Euro tė kontratės sė tij, se sa ta marrė atė sėrish nė radhėt e veta.

  7. #706
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester United nis njė ofertė shokuese pėr Torres

    Skuadra e Manchester Unitedi do tė bėjė njė ofertė shokuese pėr sulmuesin e Liverpool, Fernando Torres, mbi 47 milionė Euro

    “Sunday Express” shkruan se Djajtė e Kuq do tė provojnė transferimin e spanjollit, i cili duhet ta zė vendin e lojtarit nė largim- Cristiano Ronaldo, ndėrsa i njėjti burim pohon se menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, do tė ofrojė 40 milionė funte (47 milionė euro) pėr ta bindur rivalin e pėrjetshėm Liverpool, qė ta lejojė largimin e Torres.

    Kjo shifėr ėshtė thuajse sa dyfishi qė Redsat i paguan Atletico Madridit pėr shėrbimet e ‘El Ninos’, ndėrsa nėse largohet edhe Carlos Tevez, Manchesteri duhet qė me ēdo kusht ta forcojė sulmin.

    Kampioni anglez ėshtė nė garė edhe pėr tė fituar shėrbimet e disa lojtarėve, emrat e tė cilėve qarkullojnė nė treg kėtė sezon: Karim Benzema, Samuel Eto’o, Franck Ribery, Antonio Valencia dhe David Silva.

  8. #707
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Real nuk mund tė ndalet, Higuain dhe para pėr Ibra

    Real Madridi ia ka ofruar Interit sulmuesin Gonzalo Higuain dhe para pėr tė fituar shėrbimet e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic

    Javėt e fundit ėshtė spekuluar pėr mundėsinė e kalimit tė Ibracadabrės te Barcelona nė formė shkėmbimi me Samuel Eto'o, ndėrsa ekipi "Blaugrana" duhet t’i paguajė para shtesė Interit.

    Megjithatė, “Marca” shkruan se Reali ka kontaktuar me zikaltrit, ndėrsa pėrgjigja e tyre ka qenė se nuk do ta shesin Ibran pėr mė pak se shifra tė cilėn Mbretėrit do tė paguajnė pėr Cristiano Ronaldon (94 milionė euro).

    Megjithatė, presidenti Florentino Perez dėshiron ta zbutė paksa shifrėn e kėrkuar nga Interi, ashtu qė do ta ofrojė argjentinasin 21-vjeēar dhe njė shumė tė reduktuar parash.

    Nėse Mbretėrit arrijnė tė sigurojnė edhe shėrbimet e boshnjakut me pasaportė suedeze, atėherė Reali do ta ketė “sulmin e ėndrrave” me Kaka, Ronaldo dhe Ibrahimovic.

  9. #708
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan bėn goditjen e parė nė merkato, firmos me Cissokho

    Skuadra e milanit ka bėrė goditjen e parė duke firmosur me talentin Aly Cissokho i cili i kushtoi kuqezinjve 15 milionė Euro

    Pas shitjes sė bujshme tė brazilianit Kaką tek Reali, vjen goditja e parė nė shtėpinė e milanit. Administratori i Milanit Adriano Galliani dhe drejtori Ariedo Braida, qė kishin fluturuar nė Portugali me misionin e merkatos kanė marrė frytet e para.

    Nė takimin me drejtuesit e portos ėshtė arritur marrėveshja pėr blerjen e talentit Aly Cissokho, anėsor 21 vjeēar me origjinė senegaleze por qė luan me kombėtaren franceze.

    Nė kėtė mėnyrė skuadra kuqezi ka kėnaqur trajnerin e ri Leonardo i cili e kėrkonte me ngulmim kėtė lojtar. Kostoja e transferimit pėr Cissokho ėshtė 15 milionė Euro ndėrsa lojtari do tė marrė 1 milion Euro nė sezon.

  10. #709
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Messi: Nuk jam i shqetėsuar pėr transferimet e Realit

    Talenti argjentinas i Barcelonės, Lionel Messi ka thėnė se pavarėsisht blerjeve tė realit, skuadra e tij nuk ndihet inferiore

    Real Madridi ka siguruar shėrbimet e dy nga lojtarėt mė tė mirė nė botė, Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Kaka, dhe sė shpejti pritet ardhje e lojtarėve tjerė tė mėdhenj nė Bernabeu, ndėrsa superylli i Barcelonės, Lionel Messi, nuk ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė gjė.

    “Transferimi i Cristiano Ronaldos ėshtė njė transferim i mirė. Me tė dhe me Kaka’, Reali do tė jetė mė i fuqishėm, mirėpo ne do tė jemi luftarakė sėrish dhe nuk do dorėzohemi”.

    “Do tė jetė njė sezon i gjatė dhe i vėshtirė dhe nė do tė mundohemi tė jemi edhe mė tė suksesshėm se sezonin qė shkoi kur Barcelona i fitoi tė gjitha trofetė e mundshme- Kampionatin spanjoll, Kupėn e Mbretit dhe Ligėn e Kampionėve”, ėshtė shprehur argjentinasi.

  11. #710
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Eto’o nė ethet e ēmendurisė, kėrkon 1 milion Euro nė muaj

    Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o ka kėrkuar nga Manchester City qė ta paguajė 1 milion Euro nė muaj nėse dėshiron ta blejė

    Sulmuesi i Barcelonės, Samuel Eto'o, dėshiron pagė tė vlefshme 200 mijė Paund nė javė pėr t’iu bashkuar Manchester City ose 1 milion Euro nė muaj.

    The News of the World shkruan se kamerunasi ka kėrkuar tė paguhet plot njė milionė euro nė muaj, qė t’i bashkohet klubit anglez. Nėse ai do tė nėnshkruante marrėveshje pesėvjeēare me Cityn, klubi anglez do t’i paguante atij plot 60 milionė euro (51 milionė Paund) gjatė asaj periudhe.

    Manchester United, Liverpool dhe Inter janė nė mesin e klubeve tė tjera tė cilat janė tė interesuara pėr shėrbimet e sulmuesit, dhe nė tė gjitha rastet kėrkesat e lojtarit janė tė pėrafėrta.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •