Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 73 of 232 FirstFirst ... 234863687172737475788398123173 ... LastLast
Results 721 to 730 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #721
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    E fundit nga kampionėt e Italisė, Luca Toni ėshtė pranė Interit

    Skuadra kampione e Italisė, Interi ėshtė shumė pranė nėnshkrimit me sulmuesin shtatlartė tė Bayern Munchen, italianit Luca Toni

    Sulmuesi italian qė aktivizohet nė Bundesliga, Luca Toni rivihet nė qendėr tė merkatos sė skuadrave italiane, pak vjet pasi u largua nga Fiorentina nė drejtim tė bavarezėve tė Bayern Munchen.

    Sezonin e kaluar Toni pati probleme me lėndime tė cilat ia pamundėsuan tė shfaqte formėn e tij mė tė mirė, kėshtu qė ai nuk ėshtė edhe aq i dėshiruar te skuadra bavareze, ndėrsa nėse llogaritet edhe ardhja e Mario Gomez dhe kroatit Ivica Olic, atėherė largimi i sulmuesit italian nga Allianz Arena ėshtė mė se i mundur.

    “Sky Sport Italia” njofton se agjenti i Tonit, Tullio Tinti, ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit e Interit, dhe se Nerazzurėt kanė pėrgatitur gjashtė milionė euro pėr Bayernin dhe nga katėr milionė euro pėr sezon pėr Tonin.

  2. Advertise Here
  3. #722
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    FIA: Jemi prane marreveshjes me skuderite

    Federata Nderkombetare e Automobilizmit ka leshuar nje sulm te fuqishem te gjithe atyre qe po perpiqen te ndalojne nje marreveshje mes FIA-s dhe FOTA-s.
    “Te enjten e kaluar presidenti i FIA-s Max Mosley eshte takuar me nje delegacion te FOTA-s te perbere nga Ross Brawn perfaqesues i BrawnGP, Stefano Domenicali perfaqesues i Ferrarit, Christian Horner perfaqesues i Red Bull, John Howett perfaqesues i Toyota dhe Simone Perillo perfaqesues i FOTA-s. Gjate takimit FOTA ka njohur te drejten e FIA-s per te inkurajuar hyrjen e skuderive te reja ne ne kampionatin e vitit 2010 duke arritur edhe nje marreveshje teknike. Ekspertet financiare te te dyja paleve duhet se shpejti do te merren me detajet e marreveshjes dhe me mbylljen e saj. FIA cuditet nga disa anetare te FOTA-s te cilet nuk kane qene pjesemarres ne marreveshje kane mohuar ne menyre arritjen e nje marreveshje, duke e perkufizuar takimin nje ‘humbje e kot kohe”- thuhet ne komunikaten e FIA-s.
    Rregullorja e kampionatit boteror te 2010 e kundershtuar nga shume skuderi eshte bere "molla e sherrit" mes FIA-s dhe FOTA-s dhe te dyja palet po perpiqen te arrijne nje konsenus te perbashket.

  4. #723
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Montezemolo: Nuk ndryshojme qendrim ndaj FIA-s


    Presidenti i Ferrarit, Luca Cordero Montezemolo ka ritheksuar edhe nje here qendrimin e palevizshem ne konfliktin me FIA-n per ceshtjen e buxhetit te vitit 2010.
    “Qe prej fillimit te muajit maj, qendrimi jone nuk ka ndryshuar asnjehere por nuk dua te vazhdoj me polemikat. Cdokush merr vendimet e tij. Nuk e kuptoj pse deshirojne ta shkaterrojne ne kete menyre Formula 1”, shprehet shefi i kokekuqes nga Maranello.
    Ne vijim, ai pohon se gjate diteve te ardhshme nuk do ndryshoje asgje nese FIA nuk do terhiqet nga vendimi per rregulloren e re. “Ne keto momente nuk mund te themi asgje tjeter pervecse pozicionit qe kemi pasur; kemi vendosur kushte te qarta per te marre pjese ne kampionatin e sezonit te kaluar dhe ky vendim nuk do ndryshoje”, shton Montezemolo.

  5. #724
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Renault si Ferrari, “lamtumira” nė 2010-n


    Skuadra franceze ndjek shembullin e Ferrarit. Nuk do tė jetė nė Formula 1, nėse nuk tėrhiqen rregullat e reja
    Pas Ferrarit, edhe Renault ka vendosur tė mos marrė pjesė nė botėrorin e Formulės 1 nė vitin 2010 nėse nuk tėrhiqen propozimet pėr buxhetin. Skuadra franceze ka bėrė tė ditur qė ėshtė e frustruar nga vendimi i FIA-s pėr tė adoptuar rregulla tė reja, duke injoruar propozimet e skuadrave. Nė njė komunikatė, skuadra Renault ka thėnė se do tė marrė pjesė nė botėrorin 2010 nėse FIA heq dorė nga rregullat e reja.
    Lajmėrimi
    “Nėse vendimet e Kėshillit Botėror tė FIA-s tė marra mė 29 prill nuk rishikohen, nuk do tė kemi zgjedhje tjetėr pėrveē largimit nga botėrori i F1 nė fund tė vitit 2009″, ka thėnė Flavio Briatore, duke dhėnė vendimin. “Renault gjithnjė e ka konsideruar F1 si sportin mė tė shquar tė motorėve dhe skenėn mė tė mirė pėr tė treguar arritjet teknike”, ka thėnė Bernard Rei, president i skuadrės Renault.
    “Impenjimi ynė nė botėn e sportit nuk do tė pakėsohet, por nuk mund ta ndiejmė veten tė pėrfshirė nė njė botėror me dy nivele tė ndryshme rregullash. Nėse kėto rregulla do tė lihen nė fuqi, do tė jemi tė detyruar tė largohemi nė fund tė kėtij sezoni”.
    Frustrimi “Sot ndjenja e frustrimit ėshtė reale lexohet nė lajmėrimin e dhėnė nga Renault. FOTA (shoqata e skuadrave) ka formuluar propozime konstruktive me qėllim tė uljes sė kostove nė mėnyrė drastike, propozime qė mund tė aplikohen nga sezoni 2009 deri nė sezonin 2012. Edhe pse u propozuan nga anėtarėt e FOTA-s, ato u injoruan plotėsisht nga FIA pa u konsultuar me skuadrat.
    Duhet saktėsuar gjithashtu se pėrveē objektivave ekonomikė mė tė ulėt se ata tė caktuar nga FIA, Renault beson bindshėm se procesi duhet tė kryhet ndryshe dhe tė pranohet nga tė gjithė. Pėr skuadrėn Renault ėshtė shumė e rėndėsishme qė administrimi i kėtij sporti tė bėhet nė konsultim me tė gjitha palėt e pėrfshira (FIA, FOM, FOTA), me qėllim tė sigurimit tė njė ekuilibri mė tė mirė mes tė hyrave dhe tė dalave. Renault ėshtė e mendimit qė tė gjitha skuadrat nė botėrorin e F.1 duhet tė veprojnė me rregullore tė njėjtė”.
    Kontakti Organizmi i drejtuar nga Maks Moslei nuk duket se e ka me qejf ndėrrimin e rregullores, por megjithatė po pėrpiqet tė ketė njė takim sa mė tė shpejtė me FOTA-n, shoqatėn e skuadrave. Takimi duhet tė ishte mbajtur para garės sė Montekarlos (24 maj), por kėrcėnimet pėr tėrheqje nga ana e skuadrave si Ferrari sė pari dhe tani Renault, duket se i kanė ndėrruar pozicionet nė tavolinė.
    E pėrjavshmja gjermane “Auto Motor und Sport” parasheh qė FIA dhe FOTA tė takohen tė premten qė vjen nė aeroportin londinez tė Hithrout, edhe pse Moslei nuk duket i predispozuar tė heqė dorė nga kufizimet nė buxhetin e kontestuar nga skuadrat, duke lėnė shumė pak vend pėr negociata.
    Eklestone: Ferrari nuk ka pėr t’u larguar
    Berni Eklestone siguron tė pasionuarit e F1 se nė vitin 2010 nuk do tė ketė kampionat pa makinat e kuqe. “Ata tė Ferrarit nuk janė budallenj. Nuk duan ta braktisin Formulėn 1 dhe ne nuk duam ta humbim Ferrarin, prandaj do ta gjejmė gjuhėn e pėrbashkėt”, ka deklaruar bosi i F1, duke komentuar vendimin e Maranelos pėr tė mos u regjistruar nė botėrorin 2010 nėse FIA nuk bėn njė hap pas nė lidhje me rregullat e reja qė kanė tė bėjnė me kufizimin e buxhetit. Eklestone nuk ka pėrkrahur as idenė e njė botėrori me dy nivele. “Hipoteza ėshtė duke e humbur forcėn e vet”, ka thėnė ai.
    Lajmi i braktisjes sė mundshme nga Ferrari ka tronditur botėn e F1 dhe jo vetėm, aq sa ka zė faqet e para tė gazetave dhe tė faqeve nė internet, duke i marrė hapėsirė edhe futbollit. Mediat angleze, spanjolle, gjermane, ato australiane e madje deri nė Amerikė shkruajnė:
    “Ferrari tremb F1″ dhe “Ultimatum i Ferrarit”, tituj tė botuar nė media si Times, Sun, Mail, Bbc, Marca, As e Bild. Rrjeti amerikan CNN flet pėr bojkot. Vetėm gazeta franceze “L’Equipe” del kundėr rrymės dhe flet pėr “bllofin e madh tė Ferrarit”. Pra, skuadra italiane mund tė thuhet se ia ka arritur qėllimit. Por largimin e Ferrarit nuk e besojnė as bastevėnėsit anglezė, qė e kuotojnė nė 3,50 mundėsinė qė tė kuqet tė mos jenė nė startin e botėrorit 2010. Me 1,20 kuotohet prania e Ferrarit nė kampionatin e ardhshėm.

  6. #725
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Egjipti ankohet nė FIFA pėr penalltinė nė fund tė Brazilit

    Nje dite pas humbjes ne kohen shtese, Egjipti paraqet nje ankese ne FIFA, duke pretenduar per fitore te parregullt nga ana e Brazilit

    Sipas egjiptianeve, arbitri anglez Howard Webb akordoi nje penallti pasi me pare kishte sinjalizuar per goditje nga kendi.

    Pasi gjyqtari kryesor komunikoi me anesorin ndryshoi mendim duke i dhene Brazilit nje 11 metersh te shnderruar ne gol nga Kaka. Trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata e ka komentuar me ironi kete episod.

    “Me aq sa e di une nuk ka asnje rregull qe ne futboll te perdoret prova televizive. Nuk po kundershtojme vendimin por menyren se si arbitri e dha. Ndoshta rregullat kane ndryshuar dhe askush nuk na i ka thene”, shprehet Shehata. Ne vijim ai beri te ditur vendimin e federates per ta paraqitur ankesen ne FIFA.

  7. #726
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Wolfsburg interesohet pėr gjigantin anglez Peter Crouch

    Skuadra kampione e Bundesliga mund tė zėvendėsojė sulmuesin nė largim Edin Dzeko, me njė tjetėr emėr klasi si Crouch

    Kampioni i ri i Gjermanisė, Wolfsburg, ėshtė duke kėrkuar sulmuesin shtatlartė tė skuadrės angleze tė Portsmouth, Peter Crouch. Shtatlarti anglez mund tė arrijė te Wolfsburgu si zėvendėsim i sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, i cili pritet tė shitet gjatė kėsaj vere.

    “Mė duket si njė opsion interesant pėr tė ardhmen e Peter Crouch”, ka thėnė agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, duke pranuar se njė aventurė nė Bundesligėn Gjermane mund tė ishte idealja qė Crouch tė rifitonte njė vend nė kombėtaren angleze tė Capello.

    Sulmuesi Peter Crouch u largua nga Liverpool nė drejtim tė Portsmouth pasi nuk gjente hapėsirė nėn udrhrat e trajnerit Benitez, por pas lėnies nė hije te “Pompeye”, mund tė pranojė Wolfsburgun.

  8. #727
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nigeri, ekzekutohet kapiteni pasi fitoi kampionatin vendas

    Tragjedia ka pllakosur nė futbollin Nigerian ku ėshtė bėrė protagoniste sėrish dhuna dhe ka rėnė viktimė njė futbollist i njohur

    Nje ngjarje tragjike ka tronditur futbollin nigerian ku kapiteni i klubit skuadres se Bayelsa United, Adel Tador eshte ekzekutuar me arme zjarri pasi u shpall kampion i vendit.

    Ngjarja e tmerrshme per te gjithe futbollin afrikan ndodhi vetem pak ore pasi ai ngriti kupen ne qiell. Lajmin e ben te ditur shefi i zyres se shtypit te skuadres nga Ebi Avi ne nje citim te BBC. Versioni i tij eshte se, kapiteni u qellua me plumba ne koke nga nje hajdut.

    Tador po kthehej ne shtepi pas barazimit 2-2 kunder Warri Wolfes qe i lejoi skuadres se tij te fitonte kampionatin. Zona ku banonte futbollisti eshte shume e njohur per shkak te sulmeve terroriste ndaj kompanive te nxjerrjes se naftes.

  9. #728
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Pilulat e merkatos sė futbollistėve nė Europė

    Shnajderi nuk do tė lėvizė nga Reali, Pato konfirmon besnikėrinė e Milan ndėrsa Sagna mund tė braktisė Arsenalin

    Agjenti i futbollistit holandez, Uesli Shnajder, ka pohuar se klienti i tij nuk do tė lėviz nga Reali i Madridit, ndonėse drejtuesit e ri tė klubit madrilen e kanė vendosur holandezin nė mesin e futbollistėve qė synojnė tė lirohen nga shėrbimet e tyre. "Uesli ka kontratė me Realin deri nė vitin 2013. Ai ėshtė i kėnaqur nė kėtė klub, prandaj nuk e ka ndėrmend tė largohet", ka theksuar Soren Lerbi, duke shtuar: "Nuk ka asgjė tė vėrtet rreth kalimit eventual nė Inter. Askush nga Reali nuk mė ka telefonuar mua pėr tė diskutuar njė gjė tė tillė, prandaj konsideroj se kėto janė vetėm zėra spekulativ". Mediat e shohin lėvizjen e Shnajderit te Interi, si pjesė tė marrėveshjes pėr transferimin e Zlatan Ibrahimovicit nė Real Madrid.

    Bakari Sanja, i cili u bashkua me Arsenalin nė korrik tė vitit 2007 ka thėnė se nuk di asgjė nė lidhje me zėrat e tillė. "Sinqerisht jam befasuar kur kam dėgjuar lajmin pėr interesimin e Realit, por nuk mund t'i anashkaloj kaq lehtė kėto zėra. Normalisht se qėllimi im ėshtė qė tė rikthehem me vėmendje tė plotė nė pėrgatitjet para edicionit tė ri me Arsenalin, por sigurisht se do tė shoh se ēfarė do tė ndodh me pohimet e tilla pėr interesimin e Realit", ka pohuar Sanja.

    Pasi javėn e kaluar ka tronditur opinionin italian, e veēmas tifozėt e Milanit, me deklaratėn se me kėnaqėsi do tė shkonte me Karlo Anēelotin te Ēelsea, 19-vjeēari brazilian, Pato, megjithatė ka vendosur tė qėndrojė te Milani dhe tė fitojė tė gjitha trofetė e mundshme.

    "Jam i lumtur qė mund tė qėndroj te Milani. Nuk mė intereson se ēfarė flasin tė tjerėt. Kam kontratė me Milanin dhe e respektoj atė. Nė tė ardhmen dua tė fitoj sa mė shumė trofe me Milanin", ka theksuar Pato pas ndeshjes Brazil-Egjipt, nė kuadėr tė Kupės sė Konfederatave qė po mbahet nė Afrikėn e Jugut.

  10. #729
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Real merr kredi 150 milionė Euro pėr Kaką dhe Cristiano

    Skuadra madrilčne sapo ka marrė aprovimin e disa bankave nė lidhje me kredinė qė mundėson ardhjet e bujshme tė Cristiano Ronaldo dhe Kaką

    Dy blerjet e bujshme te Real Madrid, Rikardo Kaka dhe Kristiano Ronaldo jane blere me nje hua prej 150 milion eurosh te marra ne dy banka te ndryshme ne Spanje.

    Shuma e marre nga Florentino Perez perkon me shumen qe ai shpenzoi per te blere Kaka dhe Ronaldo sipas gazetes spanjolle “El Mundo” dhe se bankat pohuan qe huadhenia nuk eshte rrezikshme pasi Real Madrid ka lene si garanci te drejten televizive.

    Reali u ka komunikuar bankave qe blerjet e reja do t'i shumefishojne fitimet. Vete presidenti i madrileneve ka marre si shembull me shume se njehere blerjen e Zinedine Zidane ne 2001 nga Juventusi per shumen rekord te kohes 73 milion euro qe i solli Real-it katerfishimin e fitimeve.

  11. #730
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mosley replikon: Buxheti nuk ndryshon


    FIA dhe Fota vazhdojne te perplasen fuqishem per ceshtjen e buxhetit te vitit 2010.
    Pak ore pas deklarates te kreut te FOTA-s dhe Ferrarit, Luca Montezemolo, i cili u shpreh se nuk do ndryshoje qendrim, FIA perdor tonet e ashpra.

    “Duke qene se nuk arritem ne nje marreveshje te perbashket per ceshtjen e buxhetit ne vitin 2010 do qendroje ne fuqi rregullorja e miratuar nga FIA”, ka theksuar Max Mosley. Presidenti i FIA-s ka vazhduar te flase me te njejten linje, duke thelluar edhe me shume hendekun me shoqaten e skuderive.

    “Ne takimin e dates 11 qershor, ekspertet e Fota-s thane se nuk kane mandatin e duhur per te diskutuar ceshtjen e buxhetit 2010. Ne te vertete nuk ishin aspak te gatshem per te diskutuar rreth kesaj teme”, shprehet kreu i FIA-s.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •