Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 74 of 232 FirstFirst ... 244964697273747576798499124174 ... LastLast
Results 731 to 740 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #731
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Superliga, me 12 apo 16 skuadra, sot vendos komiteti

    Sot mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė, diskutohet ndryshimi i strukturės. “Bosi” Duka ėshtė kundėr, por njė pjesė e komitetsave ėshtė pro variantit “16”

    Katėr skuadrat e rėna nga Kategoria Superiore, Partizani e Bylisi pėrmes ndeshjeve play-of respektivisht me Kastriotin e Gramozin, si dhe Elbasani e Lushnja (tė rrėzuar direkt, por pėrmes polemikave tė shumta pėr rezultate tė paravendosura) do tė jenė me “sy e veshė” nga selia e “top-kėmbės” shqiptare, pasi sot (11:00) Komiteti Ekzekutiv i Federatės Shqiptare tė Futbollit do tė mblidhet pėr tė diskutuar njė nga ēėshtjet mė tė nxehta tė kėtyre ditėve, atė strukturės pėrfundimtare tė Kategorisė Superiore pėr sezonin e ri 2009-2010.

    Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, ka deklaruar hapur nė dy intervista tė gjata pėr dy televizione tė ndryshme se ėshtė kundėr ndryshimit tė numrit tė skuadrave tė Kategorisė Superiore, nga 12 nė 16. “Unė jam pro zbatimit tė rregullave. Nė asnjė vend tė botės nuk ndodh kjo qė kėrkohet kėtu, ndaj nuk mund ta pranoj njė kėrkesė tė tillė”, - tha “bosi” fuqiplotė i futbollit shqiptar. Nė kundėrshtim me Dukėn, tė pakėn gjashtė anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv, tre hapur nė shtyp si Gjergji Thaka, Mehdi Bushati e Muhedin Targaj, dhe tre tė tjerė pėrmes qėndrimeve konfidenciale, janė shprehur hapur e nė mbėshtetje tė formulės me 16 skuadra, nga 12 qė ėshtė parafiksuar nė strukturėn e Kampionatit tė 71-tė Kombėtar tė Futbollit. Pėr kėtė arsye priten debate tė ashpra mes anėtarėve tė organit mė tė lartė vendimmarrės, pasi njė pjesė e tyre janė pro ndryshimeve tė strukturės dhe janė gati tė miratojnė kėrkesėn e 12 klubeve pėr Superioren me 16 skuadra pėr sezonin e ardhshėm.

    Drejtuesit e Partizanit, Elbasanit, Lushnjės dhe Bylisit, sponsorizues edhe tė njė kėrkesė tė firmosur nga 12 klube e tė drejtuar FSHF-sė, shpresojnė qė kėtė herė Komiteti Ekzekutiv tė vendosė pėr herė tė parė kundėr vullnetit tė kreut tė federatės, duke i dhėnė njė ndihmė tė madhe skuadrave tė rėna, edhe pėr shkak tė njė fundsezoni tė kompromentuar e tė shumėdiskutuar, pasi vetėm kėshtu mund tė rikthehen nė Kategorinė Superiore. Sipas njė vendimi tė Komitetit Ekzekutiv tė tri viteve mė parė, thuhet shprehimisht se struktura e kampionatit ndryshon vetėm njė vit, pasi ėshtė marrė vendimi nga tė gjitha klubet e Kategorisė Superiore, gjė qė nuk po zbatohet kėtė herė. Tė gjitha skuadrat kanė firmosur kėrkesėn pėr ndryshim dhe kjo ka krijuar jo pak rrėmujė brenda mureve tė FSHF-sė. Gjithsesi, fakti qė gjyqtarėt kanė ndikuar negativisht nė rrėzimin pėr herė tė dytė tė Partizanit nė kategorinė inferiore, por dhe rezultati i paravendosur nė ndeshjen Shkumbini-Bylisi, qė solli edhe denoncimin e dorėheqjen e trajnerit Gugash Magani pėrpara zhvillimit tė takimit, mund tė kthehet nė favor tė skuadrave tė rrėzuara.

    Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet pėr ndeshjen Shkumbini-Bylis (0-2), tė konsideruar gjerėsisht si tė trukuar dhe qė vendosi nė njė farė mėnyre edhe rrėzimin e verdhbluve.

  2. Advertise Here
  3. #732
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sulmuesi Rossi thėrret Milanin: Nėse mė kėrkon jam gati

    Goleadori i kombėtares italiane, Rossi ka thėnė se ėshtė prej vjetėsh tifoz i Milanit dhe nuk do tė ngurronte nėse e kėrkojnė

    Sulmuesi i Villarrealit, italiani Giuseppe Rossi, ka deklaruar se skuadra e tij favorite gjithmonė ka qenė Milani dhe se ai ėshtė tifoz i Rossonerėve qė nga fėmijėria, dhe kjo ėshtė njėra nga arsyet pėr tė cilėn sulmuesi italian shpreson qė tė bartė fanellėn e kėsaj skuadre nė tė ardhmen.

    “Gjithmonė kam qenė tifoz i Milanit dhe idhujt e mi kanė qenė Gullit dhe Van Basten. Nėse mė thėrret Galliani do ta kisha pėrshėndetur thirrjen e tij”, ka thėnė Rossi pėr “Gazzetta dello Sport”.

    Megjithatė, Galliani nuk ėshtė i interesuar pėr shėrbimet e Rossit, pasi qė Milani kėrkon njė qendėrsulmues. Ndėrkohė, Juventusi ėshtė i interesuar pėr transferimin e italianit tė lindur nė SHBA, New Jersey.

  4. #733
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chelsea i hapet oreksi, edhe londinezėt nė garė pėr Ibra

    Chelsea hyn nė garė pėr sulmuesin suedez tė Interit, Zlatan Ibrahimovic pasi Ancelotti kėrkon tė forcojė blutė

    Chelsea dhe Carlo Ancelotti janė hedhur ne sulm per te siguruar sherbimet e sulmuesit te Interit, Zlatan Ibrahimovic. Pak vjet mė parė trajneri Ancelotti dėshtoi tė sjellė ibrahimovic te Milan dhe tani kėrkon tė korigjojė gabimin.

    Sipas gazetes angleze “Daily Express” sulmuesi suedez i kampioneve te Italise, eshte kthyer ne objektivin kryesor per blute e Londres pas deshtimit te pepjekjeve per te marre Tevez, Kaka dhe David Villa.

    Londinezet e pronarit rus Abramovich akoma nuk kane bere nje goditje te madhe ne merkato dhe duket se Ibrahimovic mund te jete e para pasi sulmuesi pelqehet edhe nga trajneri Ancelotti.

  5. #734
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo bėhet mė i paguari, 13 milionė nė vit

    Portugezi i blerė nga real Madrid bėhet kėshtu futbollisti mė i paguar nė planet, pasi do tė fitojė 13 milionė Euro nė vit

    Mesfushori sulmues Cristiano Ronaldo rrėmben spektrin e mbretit tė botės, dhe kjo jo vetėm pėr shumėn e shpenzuar mbi kartonin e tij, qė para pak vjetėsh mund tė cilosohej denjėsisht si njė ēmenduri.

    Portugezi i Realit tė Madridit do tė ēojė nė shtėpi tė paktėn 13 milionė Euro neto nė vit nga kontrata me skuadrėn galaktike. Njė marrėveshje hyjnore kurrė mė parė e parė nė topin e rrumbullakėt tė futbollit.

    Kėshtu marka e re e Realit “CR7” do tė fitojė njė million Euro mė shumė se suedezi Zlatan Ibrahimovic, pėr tė cilin Moratit i bie tė fikėt ekonomikisht. Statistikat ngrenė mė lart yllin luzitan pasi ato thonė se ai do tė fitojė mė shumė se dyfishin e simbolit tė Realit, Raul Gonzales Blanco.

  6. #735
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cissokho ėshtė “me defekt”, Milani nė telashe mjekėsore

    Futbollisti franko-senegalez qė ėshtė blerė nga Porto pėr 15 milionė Euro ka qėlluar “me defekt” pėr Milan pasi ka njė problem shėndetėsor

    Mund tė dėshtojė nė mėnyrė tė bujshme transferta aq e mediatizuar e talentit franko-senegalez Aly Cissokho qė ėshtė blerė nga Milani.

    Futbollisti qė premton shumė dhe qė ėshtė blerė nga skuadra portugeze e Portos pėr 15 milionė Euro ka hasur njė problem gjatė testeve mjekėsore. Kėtu ka ardhur edhe vendimi i drejtuesve tė klubit nė rrugėn Turati pėr tė pezulluar gjithēka.

    Sipas rrjetit tė njohur “Sky Sport” nė Itali, problemet e futbollistit Aly Cissokho kanė tė bėjnė vetėm me dhėmbėt, por kjo mund tė jetė njė manovėr pėr tė fshehur arsyen e vėrtetė tė pezullimit tė marrėveshjes,.

  7. #736
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Gennaro Gattuso lė tė hapur mundėsinė e kalimit te Chelsea

    Futbollisti energjik i Milanit, Gattuso ka pranuar se joshet nga kalimi te Chelsea qw drejtohet nga Carlo Ancelotti

    Mesfushori mbrojtės i spikatur i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ka pohuar se e ka tė vėshtirė pėr tė braktisur Milanin, por ka pranuar se Liga Premiere i pėlqen shumė dhe do tė kishte dėshirė tė ishte sėrish nėn urdhrat e Karlo Anēelotit. "Mė pėlqen Premier Liga.

    Ajo ėshtė liga mė e mirė pėr mua dhe karakteristikat e mia. Nuk e di se ēfarė do tė ndodh. Ka shumė vjet qė jam te Milani dhe nuk ėshtė e lehtė pėr mua ta braktis kėtė skuadėr, por mė duhet tė shikoj se cila rrugė ėshtė mė e mirė pėr tė zgjidhur.

    “Ēelsi ėshtė njė skuadėr e madhe, kurse tė punosh nėn drejtimin e Anēelotit ėshtė njė ndjenė shumė e mirė. Kemi punuar sė bashku pėr tetė vjet dhe ai pėr mua ėshtė si baba i dytė. Ai ėshtė njė personalitet dhe trajner i madh", ka pohuar Gatuzo, i cili ka kontratė tė vlefshme me Milanin deri nė vitin 2011.

  8. #737
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Raikkonen, optimist per garen e Silverstone

    Ne skuderine e Ferrarit nuk kane hequr dore nga lufta per titull. Pas brazilianit Massa edhe finlandezi Raikkonen mendon se ne Silverstone makina e kuqe do garoje ne nivele te larta.
    “Skuadra ka pergatitur zgjidhje te reja dhe mendoj se cmimi i madh i Britanise do jete i veshtire por gjithesesi ne synojme podiumin. Kjo piste personifikon fillesen e karrieres time dhe gjithmone me ka pelqyer te garoj ketu”, shprehet ish kampioni i botes. Ne vijim, ai flet per karakteristikat e pistes se Silverstone, duke thene se koha e paqendrueshme ndikon cdo sezon ne garen e Formula 1.

    “Per here te pare do garojme ne Silverstone pa kryer asnje test. Skuadra ka gjetur zgjidhje te reja qe do te provohen diten e premte paradite. Ne Silverstone kane shume rendesi kthesat e shpejta dhe pjesa aereodinamike e makines. Te shpresojme qe ndryshimet ne makine do na nxjerrin nga kjo situate”, thekson Raikkonen.

  9. #738
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fota ul tonet: Kerkojme negociata


    Perfeqesuesit e shoqates se skuderive po perpiqen te shkrijne akullin me Federaten Nderkombetare te Automobilizmit per ceshtjen e buxhetit te sezonit 2010 dhe ate te regjistrimit.
    Fota i ka derguar nje leter shefit te FIA-s, Max Mosley dhe pronarit te Formula 1, Bernie Ecclestone ku kerkon shtyrjen e afatit te regjistrimit per boterorin 2010. “Ka ardhur koha qe te arrijme ne nje marreveshje te perbashket”, shkruhet mes te tjerash ne leter. Ne vijim, Fota kerkon mirekuptimin e FIA-s per, duke theksuar se ky eshte nje hap domethenes nga ana e skuderive.

    “Kerkojme qe te shikoni me kujdes propozimin tone per te evituar mospjesemarrjen e skuderive me te medha ne F1”, thekson Fota qe mendon per shtyrjen e afatit te regjistrimit qe skadon diten e premte.

    Nderkohe FIA ka reaguar menjehere duke kerkuar regjistrimin e skuderive per te nisur me pas bisedimet, “Nuk ka kohe per te diskutuar. Duhet te firmosni dhe te pranoni pjesemarrjen e pakushtezuar”, thuhet ne komunikaten e FIA-s drejtuar skuderive “rebele”.

  10. #739
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan ne diete shkurtohen 54 milione.

    Milani ka nderrmare nje nisem per shkurtimin e shpenzimeve me 30%...

    Iken Kaka me milionat e tij te fituara dhe ja Aly Cissoko me nje rroge qe kushton pothuajse dy million (taksa te perfshira) duket qarte qe braziliani eshte i pazvendesueshem, por sakrifica e tij lejon nje kursim te papare. Mjafton ky paragonim per te kuptuar si kuq e ziu i ri, qe parashikon kursime te medha ne lidhje me transferimet, nenvizon mbi te gjitha mbi nje dobesim te rrogave mujore. Jo rastesisht administratori kuq e zi Adriano Galliani kembengul ne “ barazimin e bilancit”.

    Milanit, arritja e ketij obiektivi nuk mjafton, keshtu qe per te bere llogaritjen e shit-blerjeve vit per vit. Misioni me i rendesishen eshte pikerisht limitimi i kostos se angazhimeve qe, sic dihet, sjellin angazhime shume vjecare. Ne sezonin e fundit shoqeria kuqe e zi ka shpenzuar 172 milion euro bruto per anetaret e tij. Qe ketu fillon mbajtja e 30% te rroges mujore. Nje rruge sigurisht e gjate por qe kuq e zinjte kane ndermarre me perkushtimin e duhur. Dhe rezultatet po duken.

  11. #740
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Wolfsburgu nuk heq dorė nga sulmuesit Dzeko dhe Grafite

    Drejtori ekzekutiv i Volfsburgut, Jirgen Marbah, ka pohuar se skuadra kampione e Gjermanisė nuk e ka ndėrmend tė shesė dy futbollistėt e saj mė tė mirė, Edin Xhekon dhe Grafiten

    Pėr shėrbimet e futbollistit tė ri boshnjak, Edin Xheko ėshtė i interesuar Milani dhe ditėt e fundit mediat transferimin e tij nė “San Siro” e shihnin si ēėshtje tė kryer. Megjithatė, Marbah ka konfirmuar se tash pėr tash nuk ka asgjė.

    “Deri mė tash nuk jemi takuar as me zyrtarėt e Milanit dhe as me pėrfaqėsuesit e Edin Xhekos. Ai momentalisht ėshtė nė pushime. Gjatė fazės pėrgatitore do tė bisedojmė me tė nė katėr sy. Jam i bindur se atėherė do tė arrijmė marrėveshje dhe do tė zgjasim kontratėn e tij me Volfsburgun, e cila i skadon nė verėn e vitit 2011”, ėshtė shprehur Marbah.

    Ai ka thėnė se tė njėjtėn gjė e pret edhe nė bisedimet me brazilianin 30-vjeē, Grafite, i cili me 28 gola tė shėnuar ishte shėnuesi mė i mirė nė Bundesligė nė edicionin e kaluar.

    “Presim qė javėn e ardhshme tė zgjedhim tė gjitha detajet rreth kontratės sė re me Grafiten”, ka shtuar drejtori ekzekutiv i Volfsburgut. Grafite momentalisht ka kontratė tė vlefshme deri nė vitin 2011, kurse drejtuesit e Volfsburgut i kanė ofruar atij edhe njė vit zgjatje tė kontratės.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •