Mourinho i jep ultimatum Ibrahimovicit
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, i ka dhėnė ultimatum sulmuesit Zlatan Ibrahimovic qė tė vendosė nėse dėshiron tė largohet ose tė qėndrojė, pasi qė kur tė fillojnė ndeshjet para-sezonale ai nuk do tė lejojė largimin e tij.
Il Corriere Dello Sport njofton se portugezi ėshtė takuar me presidentin Massimo Moratti pėr tė folur nė lidhje me sulmuesin boshnjak me pasaportė suedeze, duke caktuar datėn 12 korrik si afatin e fundit kur mund tė shitet Ibracadabra.
Ibrahimovic ėshtė i kėrkuar nga shumė skuadra, ndėrsa mė tė interesuar pėr shėrbimet e tij janė gjigantėt spanjollė, Real Madrid dhe Barcelona.






