Kaladze: Edin Dzeko mund tė jetė Ibrahimovic i Milanit
Futbollisti gjeorgjian ka thėnė se nėse Milani blen Dzeko ai mund tė bėhet si Ibrahimovic tek kuqezinjtė
Mbrojtėsi gjeorgjian i Milanit, Kaka Kalaxe, po shėrohet sipas parashikimeve nga operimi i gjurit dhe shumė shpejtė pritet rikthimi i tij nė stėrvitje me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Kaladze ka vuajtur njė kohė tė gjatė nga lėndimi i gjurit dhe pėr kėtė arsye nė edicionin e kaluar luajti vetėm 11 ndeshje, ndėrkohė qė nė mars ai iu nėnshtrua operimit.
"Ndihem shumė mirė. Thuajse jam i gatshėm pėr t'u kthyer nė stėrvitje me bashkėlojtarėt e mi. Mė 4 korrik do tė kem njė kontrollim nė detaje tė gjurit, ku shpresoj qė mjeku tė mė jap 'dritėn e gjelbėr' pėr t'u rikthyer nė fushėn e gjelbėr", ka pohuar Kalaxe.
Mė pas mbrojtėsi gjeorgjian ka folur edhe pėr afatin kalimtar, pėrkatėsisht pėr mundėsinė qė nė 'San Siro' tė vijė sulmuesi i kombėtares sė Bonjė e Hercegovinės, Edin Xheko.
"Xheko ėshtė njė sulmues shumė i fortė. Ai ėshtė i shkėlqyeshėm nė realizimin e golave me tė dyja kėmbėt dhe me kokė. Ai mė pėrngjan nė Ibrahimoviqin sa i pėrket predispozitave fizike, edhe pse 'Ibra' teknikisht ėshtė mė i fortė", ėshtė shprehur Kalaxe.




