Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 8 of 232 FirstFirst ... 367891013183358108 ... LastLast
Results 71 to 80 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #71
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Barcelona VS Real, “luftė” psikologjike mes gjigantėve!

    Katalanasit presin Espanyolin nė derbi, me dhjetė pikė avantazh ndaj “merengues”, qė luajnė ndaj Betis Sevilla.

    Kryesuesit e Barcelonės dhe ndjekėsit e Realit tė Madridit e kanė kaluar kėtė javė, duke bėrė njė luftė psikologjike. Kjo situatė ka ardhur pas ngushtimit tė diferencės mes tyre nė dhjetė pikė tė dielėn qė shkoi. Barazimi i Barcelonės me rezultatin 2 2 kundėr Realit tė Betisit, i pari pas dhjetė fitoresh radhazi, i ka shtuar mė shumė piper derbit tė mes Barcelonės dhe Espanjolit.

    Reali gjithashtu ka fituar tetė ndeshjet e fundit nė kampionat dhe pret kėtė javė Betisin nė “Bernabeu”. Mediat madrilene kanė shfrytėzuar shansin tė spekullojnė pėr shanset e ngushtimit tė mėtejshėm tė diferencės mes Barcelonės dhe Realit, duke e krahasuar Realin e tanishėm me atė tė Fabio Kapelos, qė nė vitin 2007 ia mori titullin Barcelonės sė Frenk Rijkardit. Portieri i Realit, Iker Kasiljas, ka pranuar se Barēa po luan mirė dhe nė fakt ka zgjedhur njė analogji tjetėr.

    “Para pak kohėsh, Rafael Nadal ishte pas Roxher Federerit, qė konsiderohej mė i miri. Tani mė i miri ėshtė Nadali”, tha ai. Mbrojtėsi meksikan i Barcelonės, Rafael Markez, u pėrgjigj: “Reali ėshtė nėn presion, sepse nuk ka luksin tė lėrė mė pikė nė kampionat. Ne kemi dhjetė pikė diferencė dhe nuk po tregojmė shenja dobėsie”. Rikthimi i ndeshjeve tė Ligės sė Kampionėve javėn qė vjen ėshtė njė problem mė shumė pėr kryesueset e La Liga s dhe prania e disa lojtarėve vendimtarė, si Arjen Roben pėr Realin dhe Karles Pyjol pėr Barcelonėn do tė jetė shumė e rėndėsishme.

    Ndėrkohė qė dy kryesuesit do tė luajnė kundėr skuadrave, qė renditen nė pjesėn e poshtme tė tabelės, teksa Sevilja e vendit tė tretė do tė luajė nesėr kundėr vendit tė gjashtė, Atletikos sė Madridit. Tė dyja skuadrat nuk kanė qenė aq tė qėndrueshme nė ecurinė e tyre kėtė sezon. Sevilja i dha fund serisė prej tre humbjesh, duke fituar kundėr Espanjolit nė transfertė javėn qė shkoi. “Edhe pse jemi aty ku kemi dashur tė jemi nė kėtė fazė tė sezonit, jemi nė gjendje tė vazhdueshme ankthi dhe kjo nuk i bėn mirė klubit”, ka thėnė drejtori sportiv i Seviljes, Ramon “Monki” Rodrigez.

    Atletiko, nga ana tjetėr, ka nė krye njė trajner tė ri, Abel Resinon, qė ka arritur tė marrė njė fitore dhe njė barazim qė kur ka marrė drejtimin e skuadrės pasi zėvendėsoi Havier Agirren dy javė mė parė. Por skuadra e Atletikos ka marrė vetėm njė fitore nė nėntė ndeshjet e fundit nė tė gjitha kompeticionet, nė tė cilat merr pjesė. “Resino ėshtė motivues dhe fitimtar dhe shpresoj qė do t’ia transmetojė skuadrės cilėsitė e tij”, ka thėnė kapiteni i Argjentinės, Maksi Rodrigez. Valencia renditet e katėrta, edhe pse kohėt e fundit forma e saj nuk ka bindur shumė. Kėsaj situate i shtohen edhe problemet financiare jashtė fushės. Valencia udhėton drejt Deportivo La Korunjės tė dielėn nė kėrkim tė fitores sė parė nė kampionat qė prej muajit nėntor. Vilareali, qė ėshtė nė vend tė pestė me pikė tė barabarta, por me diferencė golash me Valencian, pret nesėr Sportingun e Gijonit.

  2. Advertise Here
  3. #72
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hiddink debuton me fitore, Chelsea mund 1-0 Aston Villa

    Trajneri holandez i Chelsea e ka nisur mirė aventurėn e tij tė shkurtėr nė Londėr, pasi blutė fituan nė transfertė ndaj Villa.

    Nicolas Anelka shėnoi golin e 21-tė sezonal pėr ti dhėnė skuadrės sė Chelsea, njė fitore tė vyer 1-0 nė fushėn e Aston Villės, nė ndeshjen e parė tė londinezėve nėn drejtimin e holandezit Guus Hiddink.

    Goli i vetėm i ndeshjes nė stadiumin e vendasve “Villa park” erdhi nga sulmuesi francez qė finalizoi nėj pasim tė saktė nga Frank Lampard.

    Nicolas Anelka u tregua i ftohtė pėrballė portierit Brad Friedel duke shėnuar njė gol qė vlen 3 pikė dhe njė dozė tė madhe optimizmi pėr Chelsea.

    Ndeshja kishte shumė raste nga tė dy skuadrat por John Carew nė njė anė dhe Didier Drogba nga ana tjetėr nuk mundėn tė shėnojnė.

  4. #73
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Reali mund 6-1 Betis, Barcelona humb derbin me Espanyol

    Skuadra madrilene ka shkatėrruar me njė rezultat tė thellė andaluzianėt ndėrsa nė derbin katalanas Espanyoli ka befasuar Barcelonėn kryesuese.

    Reali dhe Barcelona kanė shfaqur fytyra tė ndryshme nė ndeshjet e kėsaj jave pasi diferenca mes dy klubeve tani ėshtė 7 pikė nė favor tė katalanasve. Barcelona ka humbur 1-2 nė ndeshjen derbi tė qytetit kundėr Espanyol duke kompromentuar kryesimin.

    Avantazhi erdhi nga De la Pena nė pjesėn e dytė pasi mė parė kishte lėnė fushėn KLeita me tė kuqe. Sėrish ishte De la pena qė shėnoi nė portėn e Barcelonės e cila u duk larg spektaklit tė zakonshėm. Katalanasit e Guardiolės shėnuan me Yaya Toure por kjo nuk mjaftoi pėr tė marrė pikė.

    Real Madrid mundi nė ēdo aspekt Betisin me shifrat 6-1. Nė “Santiago Bernabeu” madrilenėt nuk njohėn rival pasi ishin padronė tė fushės nė shumicėn e lojės. Gola tė shpejtė dhe spektakėl dhuruan qė nė fillim Gonzalo Higuain, dhe mė pas Huntelaar dy herė.

    Oliveira shėnoi nė portėn e vendasve por mė pas Raul u tregua i pamėshirshėm duke shėnuar dy gola tė tjerė para pjesės sė dytė pėr shifrat 5-1. Mes autorėve tė golave edhe mbrojtėsi Ramos nė tė dytėn.

  5. #74
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Balotelli dhe Julio Cesar nė formė, Inter mund Bologna

    Kampionėt e Italisė kanė fituar nė ndeshjen e parė tė kėsaj jave, duke pritur tė qetė sfidėn e Champions ndaj Manchester United.

    Interi nuk e ka tradhtuar trajnerin portugez Mourinho dhe pak orė nga ndeshja e madhe pėr Champions League ndaj Manchester United, ka marrė njė tjetėr rezultat pozitiv. Zikaltėrit nuk i kanė dhuruar asgjė vendasve tė Bologna tė cilėn e kanė mundur 2-1 me golat e Cambiasso dhe tė Mario Balotelli nė pjesėn e dytė.

    Ishte argjentinasi qė shėnoi i pari por mė pas uruguajani Britos barazoi shifrat pėr Bologna. Mė pas Balotelli i sapofutur nė lojė, ka shėnuar golin qė ka vlejtur 3 pikėt. Pėr tu shėnuar edhe disa pritje tė bukura tė portierit tė Interit, brazilianit Julio Cesar.

    Tashmė Inter mund tė pėrgatitit i qetė pėr ndeshjen ndaj kampionėve tė Anglisė, nė 1/8 e finaleve si njė finale tė parakohshme nė Champions League.

  6. #75
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayern Munchen dhe Hertha, humbje befasuese nė shtėpi

    Skuadra e Klinsmann u mund 1-2 nga Koln, kurse Hertha Berlin humbi kryesimin pas ndeshjes befasuese 2-1 me Wolfsburg.

    Kampioni nė fuqi i Bundesligės, Bayern Munich, ka pėsuar humbje befasuese me rezultat 2-1 nė fushė tė vet nga Kolni, derisa me tė njėjtin rezultat ka pėsuar edhe lideri i tabelės, Hertha Berlin, nė udhėtim tek Wolfsbourg. Koln kaloi nė epėrsi tė dyfishtė nė Allianz Arena qė nė pjesėn e parė tė ndeshjes, me golat e Patrice Ehret (22’) dhe Daniel Brosinski (34’) derisa Daniel van Buyten vetėm arriti tė ngushtojė epėrsinė nė 2-1 pėr Bayernin, gjashtė minuta para fundit tė ndeshjes (84’). Fitorja e Kolnit ishte e para nė Bayern trajnerit Christophe Daum, qė erdhi nė ndeshjen e 150-tė tė tij.

    Edhe Hertha Berlini nuk ka arritur ta ruajė epėrsinė e krijuar nė fillim tė pjesės sė dytė nė udhėtim tek Wolfsburg, duke pėsuar dy gola nė vazhdim, pėr tė humbur me po tė njėjtin rezultat si edhe Bayerni, 2-1, dhe duke humbur edhe kreun e tabelės.

    Hoffenhaim ka barazuar 3-3 nė njė ndeshje dramatike nė fushė tė Sttutgard, falė tre golave tė shėnuar nga Demba Ba, duke rimarrė kėshtu kreun e tabelės me pikė tė barabarta me Herthėn. Demba Ba dėrgoi nė epėrsi mysafirėt pas 24 minutash lojė, por vendasit barazuan dy minuta mė vonė me anė tė Cacau, ndėrsa pas edhe pesė minutash Mario Gomez solli avantazhin e parė pėr Stuttgartin. Nė fund tė pjesės sė parė, Ba shėnoi golin e tij tė dytė pėr tė barazuar.

    Gomez po ashtu shėnoi njė gol tė tij tė dytė dhe tė tretin pėr vendasit nė minutėn e 63-tė, por ishte sėrish Ba pas katėr minutash qė nxorri njė pikė pėr Hoffenheimin (67’). Vendasit patėn njė shans tė artė pėr tė marrė tri pikė, kur nė ēastet e fundit tė ndeshjes, u akordua penalti pėr Hoffenheim, por Salihovic nuk ishte i saktė, duke ēuar topin mbi portėn e Jens Lehmann. Hamburgu do tė ketė rastin tė marrė kreun e tabelės, nėse shėnon fitore nė ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen

    Arminia Bielefeld 1 - 1 Bochum

    Bayern Munich 1 - 2 1. FC Cologne

    Energie Cottbus 2 - 1 Werder Bremen

    Karlsruhe 0 - 1 Eintracht Frankfurt

    Monchengladbach 3 - 2 Hannover

    Stuttgart 3 - 3 Hoffenheim

    Wolfsburg 2 - 1 Hertha

  7. #76
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arshavin debuton me Arsenalin, “Gunners” ndalen nė 0-0

    Skuadra londineze nuk ka shkuar mė shumė se njė barazim dėshtues ndaj ekipit tė Sunderland, duke kompromentuar pozitat nė klasifikim. pėr tu shėnuar debutimi i Arshavin.

    Arsenali nuk ka fituar as kėtė javė dhe londinezėve nuk i ka shėrbyer njė forcė mė e re nė sulm, si rusi Andrey Arshavin. Blerja mė e re e “Gunners” ka debutuar me fanelėn e Arsenalit por pa mundur tė dhurojė as njė gol qė mund tė vlente shumė nė ndeshjen ndaj Sunderland, e cila u mbyll 0-0.

    Me kėtė barazim, Arsenali i Wenger ėshtė nė kuotėn e 45 pikėve nė vendin e pestė dhe nuk ka pėrfituar nga humbja e Aston Villa nė fushėn e saj.

    Nė ndeshjet e tjera spitak fitorja e Bolton ndaj skuadrės sė West Ham 2-1. Stoke barazoi 2-2 me Portsmouth ndėrsa Middlesbrough e mbylli pa gola 0 – 0 ndeshjen ndaj Wigan Athletic.

    Aston Villa 0 - 1 Chelsea

    Arsenal 0 - 0 Sunderland

    Bolton 2 - 1 West Ham U.

    Middlesbrough 0 - 0 Wigan Athletic

    Stoke C. 2 - 2 Portsmouth

  8. #77
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester ende nuk thyhet, Inter dridhet para sė martės

    Kampionėt e botės dhe Anglisė kanė fituar nė ndeshjen ndaj Blackburn 2-1 duke trembur rivalėt e Champions League.

    Djajtė e Kuq nuk njohin humbje. Kampionėt e Premier Ligės, Manchester United, kanė shėnuar fitoren e radhės duke e mposhtur nė Old Trafford skuadrėn e Balckburn Rovers me rezultat prej 2-1.

    “Devils” ishin skuadėr shumė mė e fuqishme sesa kundėrshtari i tyre, sidomos pas kthimin e sulmuesit anglez Wayne Rooney, emri i tė cilit u shėnua nė listėn e golashėnuesve.

    Ishte pikėrisht numri dhjetė i Manchesterit, lojtari i cili e hapi takimin pasi pranoi njė pasim nga Nani (23’). Mirėpo mysafirėt e Blackburn arritėn qė t’i barazojnė shifrat me anė tė Roque Santa Cruz (32'), duke bėrė qė pjesa e parė e ndeshjes tė pėrfundojė me rezultat tė barabartė.

    Pesėmbėdhjetė minuta brenda pjesės sė dytė (60’) lojtari mė i mirė nė botė pėr vitin 2008, Cristiano Ronaldo, shėnoi golin e dytė pėr vendasit, i cili rezultoi tė jetė i fitores. Nė minutat e fundit tė takimit mysafirėt krijuan presion para portės sė Kuszczak, me shpresė pėr t’i barazuar sėrish shifrat, mirėpo nuk arritėn tė bėnin asgjė para mbrojtjes sė fuqishme tė Djajve tė Kuq.

  9. #78
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mourinho kritikon Benitez: Duhet tė ndalojė sė ankuari

    Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e ka porositur menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, tė ndalojė tė ankohet per Manchester United.

    Mourinho hedh poshtė thėniet e Benitez, se orari i ndeshjeve dhe ndikimi i arbitrave ishin arsye kyēe pėr dominimin e Manchester United.

    “Chelsea ishte kampion pasi ishte ekipi mė i mirė dhe Manchester United ėshtė kampion sepse ėshtė ekipi mė i mirė. Nėse Liverpooli dėshiron tė fitojė, duhet tė jetė mė i miri. Ekipi mė i mirė gjithmonė fiton”, ka thėnė Mourinho.

    I pyetur se pse nuk i pushoi lojtarėt kryesor nė ndeshjen e djeshme ndaj Bolognas, Mourinho ėshtė pėrgjigjur sėrish me njė sulm tjetėr ndaj Benitez dhe Liverpool.

    “Nuk i pushuam lojtarėt pasi duam ta fitojmė titullin. Klube tė mėdha janė ata qė luftojnė pėr tituj dhe Liga e Kampionėve ėshtė e njėjtė. Para se tė luaja me Liverpoolin nė Ligėn e Kampionėve nė vitin 2007, Liverpooli i pushoi 10 lojtarė kundėr Fulhamt dhe humbi, dhe kjo fitore i ndihmoi Fulhamit tė dalė nga zona e rrezikut”, ka komentuar Mourinho.

  10. #79
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ranieri mbėshtet Zolėn: Trajneri i duhur pėr Chelsea

    Tekniku italian qė ka drejtuar mė parė londinezėt, ka thėnė se Gianfraco Zola do tė ketė sukses nėse emėrohet te blutė.

    Ish-trajneri i Chelsea, Claudio Ranieri, mbėshtet idenė qė lojtari i dikurshėm i Chelseat, trajneri aktual i West Hamit, Gianfranco Zola, tė merr drejtimin e Bluve nė fund tė sezonit.

    Pas shkarkimit tė Luiz Felipe Scolarit, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, e caktoi trajnerin e Rusisė, Guus Hiddink, nė stolin e Bluve, mirėpo holandezi ka thėnė se ai ėshtė vetėm zėvendėsues i pėrkohshėm dhe se nė fund tė sezonit do ta vazhdojė punėn me pėrfaqėsuesen e Rusisė.

    Ndėrsa trajneri aktual i Juvntusit, i cili ka qenė pėr katėr vite te Chelsea derisa u zėvendėsua nga Jose Mourinho, thotė qė Zola do tė ishte zgjidhja mė e mirė pėr stolin e Bluve.

    “Gianfranco Zola po punon shumė mirė si trajner. Mendoj se ai do tė ishte zgjedhje e mirė pėr ta udhėhequr Chelsea. Ai ka njė histori shumė tė mirė nė kėtė skuadėr, dhe mendoj se tifozėt do tė ishin shumė tė kėnaqur”, ka thėnė Ranieri pėr “The Times”.

  11. #80
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani me “paterica”, fitore e kontestuar me Cagliari

    Kuqezinjtė fituan 1-0 por sardėt pretendonin mė shumė. Sukses edhe pėr skuadrat e Fiorentinės, Genoas dhe Torinos.

    Milani ka fituar 1-0 me skuadrėn e Cagliari por ende ka ēaluar dhe ka vuajtur pėrballė shikuesve nė stadiumin “San Siro”.

    Pas njė pjese tė parė pa gola, kuqezinjtė shėnuan me Clarence Seedorf nė minutėn e 65 por miqtė pretenduan pėr njė faull ndėrsa mė parė ishin ndalur nga njė shtyllė qė i mohoi golin.

    Fiorentina fitoi 2-1 me Chievon qė kishte nga minuta e parė edhe Erion Bogdanin. Goli i parė erdhi nga miqtė me Morero ndėrsa nė pjesėn e dytė shėnuan Gilardino dhe Mutu.

    Ka fituar Genoa nė fushėn e Napolit me njė gol tė Bosko Jankovic nė pjesėn e dytė qė vklejti 3 pikėt. Catania mundi Reggina nė derbin jugor ndėrsa Lazio fitoi 0-2 nė Lecce.

    Rezultatet:

    Milan 1 - 0 Cagliari

    Catania 2 - 0 Reggina

    Fiorentina2 - 1 Chievo

    Lecce 0 - 2 Lazio

    Napoli 0 - 1 Genoa

    Sampdoria 1 - 0 Atalanta

    Torino 1 - 0 Udinese

Page 8 of 232 FirstFirst ... 367891013183358108 ... LastLast
Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •