Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 81 of 232 FirstFirst ... 3156717679808182838691106131181 ... LastLast
Results 801 to 810 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #801
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mosley: Formula 1 nuk do me mungoje

    Pas deshtimit ne perballjen me Fota-n, presidenti i FIA-s, Max Mosley pranon se Formula 1 nuk do t’i mungoje pasi te largohet ne tetor perfundimisht nga kjo detyre.
    “Formula 1 nuk do me mungoje dhe jam shume i kenaqur nga ajo qe kam arritur”, shprehet Mosley ne nje interviste, duke shtuar se pasardhesi i tij duhet te punoje per te reduktuar aeredinamiken cka do siguroje spektakel dhe parakalime.

    “Besoj se kemi arritur nje kompromis te arsyeshem. Kerkoja uljen e kostove dhe mendoj se Montezemolo e ka kuptuar qe ne fillim kete gje. Gjithesesi jam i kenaqur sepse po i le pasuesit nje Formula 1 te shendetshme”, shprehet Mosley.

    Ne fund, ai ka shtuar se nuk ka asnje kritike per menyren se si u trajtua ceshtja e buxhetit, por shtoi se gjithcka mund te ishte arritur me thjeshte, me shpejt dhe ne menyre me te qarte.

  2. Advertise Here
  3. #802
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Max Mosley zgjedh Jean Todt si pasardhėsin nė krye tė FIA

    Bosi i Formula 1, Mosley qė do tė largohet nė muajin tetor nga detyra e presidenti sheh si pasardhės tė tij ferraristin Jean Todt


    Presidenti i Federatės Ndėrkombėtare tė Automobilizmit (FIA), Maks Mozli (69-vjeē) gjatė njė interviste pėr revistėn “Auto-motorsport”, ka folur edhe pėr pasardhėsin e tij tė mundshėm nė krye tė FIA-s.

    "Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė francezi Zhan Tod tė jetė pasardhėsi im. Ai ėshtė i aftė pėr ta kryer njė funksion tė tillė", ka thėnė Mozli. Zhan Tod ka qenė njeriu kryesor nė skuadrėn e Ferrarit.

    Nė bazė tė marrėveshjes sė arritur ndėrmjet FIA-s dhe FOTA-s (Shoqatės sė skuadrave nė Formula 1), Maks Mozli nuk do tė mund tė kandidohet mė pėr postin e presidentit tė FIA-s, prandaj nė tetor ai pritet ta braktis kėtė funksion

  4. #803
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Formula 1: Fota, ne Bolonja festojne skuadrat rebele.

    Perfaqesuesit e te ashtequajturave skuadra "rebele", arkitektet qe bene Max Mosley te bej nje hap mbrapa, u takuan sot ne Bolonja.

    Perfaqesuesit e te ashtequajturave skuadra "rebele", arkitektet qe bene Max Mosley te bej nje hap mbrapa, u takuan sot ne Bolonja ku ishte planifikuar te mbahej nje konference per shtyp. Qellimi fillestar i kesaj konference ishte berja publike dhe sqarimet se si do te organizohej nje boteror alternativ por kjo nuk eshte me e mundur pasi marrveshja midis Fia dhe Fota u arrit dje ne Londer.

    Konferenca gjithesesi u mbajt per te treguar rezultatin e arritur. Pjesemarresit si: Luca di Montezemolo, John Howett, Flavio Briatore, Stefano Domenicali, Martin Whitmarsh, Mario Theissen, Christian Horner, Franz Tost e Nick Fry (mungonte vetem Ross Brawn) komentuan me kenaqesi marreveshjen historike qe do te garantoje me shume spektakel ne Formula 1 dhe nje shkurtim te shpenzimeve i cili do te varioi nga 15 ne 25 % brenda vitit 2011.

  5. #804
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Rossi, ne Assen per fitoren numer 100


    Valentino Rossi ka mundesine me te mire qe te arrije fitoren numer 100 ne karrieren e tij gjate kesaj fundjave ne pisten e Assen-it, ku synon te marre edhe kreun e klasifikimit i vetem.
    Kampioni i botes dhe Yamaha e tij treguan nje forme fantastike ne Katalonje dhe kete avantazh “doktori” kerkon ta shfrytezoje edhe ne Holande. “Assen-i eshte nje piste shume e vecante dhe tashme eshte bere me e bukur pas modifikimeve. Vitin e shkuar preka piken me te ulet te sezonit, prandaj dua te dhuroj nje paraqitje pozitive”, shprehet italiani. Ne vijim, ai shton se tifozet holandeze meritojne spektakel pasi jane shume te zjarrte perhere.

    “Pas Barcelones e dime se jemi shume te forte por duhet te vazhdojme keshtu. Ne Montmelo zhvilluam nje gare fantastike por kampionati eshte i hapur. Kemi ende shume rruge per te bere dhe duhet te jemi shume te shpejte”, perfundon “doktori”.

  6. #805
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Messi: Real Madrid u forcua? Ne jemi ende mė tė mirėt...!

    Lionel Messi i ka perfunduar pushimet verore te kaluara ne Rosario duke u rikthyer ne qender te vemendjes se futbollit spanjoll

    Argjentinasi nuk ka lene jashte vemendjes levizjet e fundit ne radhet e Real Madrid qe eshte perforcuar me dy lojtare te klasit boteror, Kaka dhe Cristiano Ronaldo. “Enderroj nje tjeter triplete por e di qe do jete shume e veshtire. Mesa duket Reali po krijon nje skuader shume te forte por ne kemi grupin tone”, thekson “pleshti”.

    Sulmuesi argjentinas nuk preferon te zgjedhe mes Kaka dhe Iniesta. “Jane te ndryshem dhe secili ka talentin e tij. Andres eshte nje fenomen ne rolin e tij, ashtu si Kaka ne rolin qe ka”, shton lojtari.

    Aktualisht Barcelona nuk ka kryer asnje levizje ne merkato, por Messi nuk shqetesohet per kete. “Kemi nje skuader qe ka fituar tre tituj, jo pak apo jo? Kjo na ben te ndihemi me te miret dhe askush nuk mund ta mohoje kete”, shton sulmuesi, i cili fton bashkekombasin Mascherano te bashkohet me skuadren katalanase.

  7. #806
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    John Obi Mikel: E dua Ligėn e Kampionėve me Chelsea

    Futbollisti me ngjyrė i skuadrės sė Chelsea, ka mohuar largimin duke thėnė se synon tė fitojė Champions League

    Mesfushori nigerian John Obi Mikel thotė se ai dėshiron tė mbetet nė skuadrėn e Chelsea dhe tė fitojė Ligėn e Kampionėve me kėtė klub. Futbollisti me ngjyrė ėshtė bėrė shėnjestra e disa klubeve tė njohura

    “Kam kontratė me Chelsean, e dua klubin dhe do tė luaj pėr kėtė klub. Jam nė dashuri dhe kam respekt dhe mbi tė gjitha, jam i lumtur kėtu”, ka thėnė Obi Mikel pėr Soccer Star.

    “Dua tė bėj histori me Chelsean, duke e fituar Ligėn e Kampionėve”, ka shtuar nigeriani duke premtuar se me Ancelotti do jetė njė periudhė e mirė e bluve.

  8. #807
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Valdano: Jo paqe me Barēėn, Real mund tė blejė lojtarė

    Drejtuesi i skuadrės “galaktike”, Valdano ka thėnė se mund tė blejnė lojtarė tė Barcelonės pasi nuk kanė pakt paqje me katalanasit

    Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, i ka dhėnė fund paqes me Barcelonėn, duke thėnė se nėse Mbretėrit dėshirojnė ndonjė lojtar tė katalunasve atėherė do tė kėrkojnė shėrbimet e tij, dhe e njėjta gjė vlen edhe pėr Atletico Madridin.

    Gjatė kohės sa ishte Ramon Calderon president i Los Blancos, ekzistonte njė pakt xhentėlmenėsh sipas tė cilit, asnjėra nga dy skuadrat nuk do tė kėrkonin lojtar nga njėra-tjetra, mirėpo tani gjėrat kanė ndryshuar.

    “Nėse ekziston mundėsia, pse jo? Kjo fazė kalimtare ėshtė duke u zhvilluar nė nivel tė lartė, prandaj edhe Atletico de Madridi dhe Barcelona po i pėrforcojnė skuadrat e tyre”, citohet Valdano nga e pėrditshmja katalanase “Sport”.

  9. #808
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mosley i kujton Ferrarit: Jam ende ne krye te FIA-s

    Shefi i FIA-s Max Mosley vazhdon me sulmet ndaj skuderive qe e detyruan te arrinte nje marreveshje sipas kushteve te Fota-s, cka parashikon edhe largimin e tij ne muajin tetor.
    Mosley ne ve qender te kritikave presidentin e Ferrarit, Luca Di Montezemolo. Ne nje leter drejtuar shefit te kokekuqes, ai shpreh pakenaqesine per rrugen e ndjekur nga Montezemolo per te kundershtuar rregullat e vitit 2010.

    “Nese deshiron qe marreveshja e nenshkruar te mbijetoje ti dhe Fota duhet te ratifikoni menjehere aksionet tuaja. Deri ne fund te tetorit une jam presidenti i FIA-s por do jete FIA dhe jo ti apo Fota qe do vendosni per te ardhmen e presidences”, shkruan nder te tjera Mosley.

  10. #809
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Assen, “doktori” nuk njeh rivale

    Valentino Rossi le pas gjithe kundershtaret ne provat zyrtare te Assen-it, duke konfirmuar formen e mire qe po kalon.
    “Doktori” ka regjistruar kohen 1:36:025 duke lene pas spanjollin me Honda, Dani Pedrosa dhe dy kundershtaret ne luften per titull, Jorge Lorenzo e Casey Stoner.

    Me pas renditja vijon me Edwards, Capirossi, Vermulen, Dovizioso, Toseland, De Puniet, De Angelis, Kallio, Hayden, Melandri, Elias, Gibernau, Canepa, Takahashi dhe Talamassi. Aktualisht ne vendin e pare te renditjes se Moto GP ndodhet treshja Rossi-Lorenzo-Stoner me nga 106 pike.

  11. #810
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani do tė zėvendėsojė Pirlon me Cesc Fabregas

    Mediat italiane besojnė se pas shitjes sė superyllit Kaka, Milani do ta sakrifikojė edhe mesfushorin Andrea Pirlo pėr tė zvogėluar faturat e larta tė pagave, ndėrkohė qė vendin e tij spekulohet se mund ta zė mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas.

    Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, e dėshiron nė Stamfrod Bridge ish-lojtarin e tij, ndėrsa Blutė janė tė gatshėm tė paguajnė 28 milionė euro pėr tė fituar shėrbimet e mesfushorit italian.

    Nga ana tjetėr, Arsenali kėrkon 35 milionė euro pėr Fabregas, i cili nėse transferohet nė San Siro pritet tė nėnshkruajė kontratė pesėvjeēare.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •