Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 83 of 232 FirstFirst ... 3358737881828384858893108133183 ... LastLast
Results 821 to 830 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #821
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Edin Dzeko heq dilemat: Vitin tjetėr 100 % tek Wolfsburg

    Ka marrė fund telenovela mes Milan dhe sulmuesit boshnjak tė Wolfsburg, Edin Dzeko pasi ky i fundit ka pranuar tė qėndrojė te kampionėt e Gjermanisė

    Ne faqen zyrtare te internetit, kampionet e Gjermanise kane publikuar nje deklarate te Dzeko e cila ndoshta largon njehere e pergjithmone Milanin nga e ardhmja e lojtarit.

    “Ndjehem mire ne Wolfsburg dhe vitin tjeter do jem ketu me 100 %. Dua te jem pjese e sulmit te ekipit dhe te luaj ne Champions League me Wolfsburg”- citohet Edin Dzeko.

    Keshtu, sulmuesi boshnjak ka kundershtuar cdo mundesi transferimi per ne ‘Milanello’ pas javeve te tera shpresash per milanistet. Lojtari ishte i pari ne listen objektivave te merkatos se Milan.

  2. Advertise Here
  3. #822
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    “Kaką mania” te Real, 2 mijė fanela tė shitura nė njė javė

    Braziliani i blerė nga skuadra galaktike po fillon tė japė efektet e para nė financat e klubit me shitjen e fanelave

    Rritet ndjeshėm temperatura nė Madrid ndėrsa pritet ardhja e brazilianit Kaką. Nė dyqanet zyrtare tė Realit, tifozėt mbajnė radhė pėr tė blerė bluzėn e yllit brazilian pėr shumėn e 84,99 euro.

    Janė shitur mė shumė se dy mijė fanela zyrtare tė Kaką nė harkun e 6 ditėve por gjėja mė kurioze ėshtė se ish ylli milanist ende nuk ka zyrtarizuar numrin qė do mbajė. Kėrkesa e lartė e tifozėve bėri qė drejtuesit e marketingut te Reali tė anashkalojnė numrin e brazilianit.

    Kėshtu fanelat e Kaką janė shitur pa numra nė pritje tė njohjes sė zgjedhjes sė futbollistit latin. Atij iu propozua numri 5 qė mbante dhe Zidane por Kaka e refuzoi dhe mund tė marrė 10. Deri tani vetėm 3 lojtarė tė Realit kanė zyrtarizuar numrat. Casillas, Sergio Ramos dhe Raul me numrin 7.

  4. #823
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Alonso tek Ferrari shume shpejt

    Sipas shtypit spanjoll skuderia italiane e Formula 1, Ferrari dhe piloti spanjoll Fernando Alonso jane shume prane arritjes se marreveshjes.
    “Kalimi i Fernando Alonso tek Ferrari do te behet me 11 shtator me rastin e cmimit te madh te Italise ne Monza. Dy here kampioni i botes do te firmose nje kontrate kater vjecare nga 2010 deri me 2014 dhe do te zevendesoje tek kokekuqja pilotin qe do te marre me pak pike ne kalasifikimin e sivjetshem mes Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen”- shkruan e perditshmja spanjolle “As”.

    Nderkohe qe ‘Ferrari’ eshte rezervuar per te bere publikimin e piloteve per sezonin e ardhshem.

  5. #824
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Kaką tregon pasionin pėr Realin: Ėndėrr e bėrė realitet

    Stadiumi “Santiago Bernabeu” ka festuar me brazilian qė ka thėnė se kalimi nė skuadrėn galaktike ėshtė njė ėndėrr

    Leite Ricardo Kaka eshte prezantuar zyrtarisht tek Real Madrid perpara 30 mije tifozeve. “Nje prej lojtareve me te mire ne bote. Miresevini ne shtepine tuaj, miresevini tek Real Madrid”- tha presidenti i Real Madrid, Florentino Perez

    “Jam shume i lumtur qe kjo etape e karrieres time me gjen tek Real Madrid”- u shpreh ish milanisti, Kaka. “Kjo eshte enderr e bere realitet dhe shpresoj te justifikoj besimin pasi kam shume pergjegjesi. ME Cristiano Ronaldo do bejme gjera te medha”.

    Ishte presidenti i nderit i Real Madrid, Alfredo Di Stefano ai qe i dorezoi bluzen me numer 8 duke shuajtur edhe kureshtjen e tifozeve te pranishem per numrin qe do te mbante Kaka tek ‘Los blancos’.

  6. #825
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real Madrid nuk ndalet mė, Benzema ėshtė galaktiku i ri

    Sulmuesi francez i Lyon ėshtė transferuar te madrilenėt pėr shumėn e 35 milionė Eurove, dhe do tė zyrtarizohet nė ditėt nė vijim

    Pas Kaką dhe Cristiano Ronaldo, skuadra e Real Madrid plotėson edhe me nėj gur tė ēmuar mozaikun e saj yjor dhe Florentino Perez ka njė galaktik tė ri. Bėhet fjalė pėr sulmuesin francez tė Lyon, Karim Benzema.

    Dy klubet nė fjalė kanė arritur marrėveshjen pėr transferimin e futbollistit pėr njė shifėr afėr 35 milionė Eurove. Vendimtar pėr tratativat ishte vullneti i vetė futbollistit teknik qė kėrkonte Realin e Madridit.

    Digjet nė kėtė mėnyrė nė fotofinish, konkurrenca e Manchester United. Akordi mes presidentit Aulas si dhe Florentino Perez u arrit nė njė hotel, mesditėn e sotme.

  7. #826
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Inter mendon pėr Gallas, por francezi qėndron te Arsenal

    Pas interesimit tė kmapionėve tė Italisė pėr mbrojtėsin e Arsenalit, futbollisti transalpine ka thėnė se do qėndrojė nė Londėr

    Francezi William Gallas thotė se e ardhmja e tij ėshtė te Arsenal, duke hedhur poshtė kėshtu spekulimet tė cilat e lidhin atė me njė largim drejt Interit. Mbrojtėsi francez kishte njė sezon tė vėshtirė nė Arsenal, pėr shkak tė sjelljes jo tė pėlqyeshme dhe e humbi edhe shiritin e kapitenit.

    Mediat e lidhėn Gallas me njė largim nag Arsenali, ndėrsa ai ėshtė pėrmendur edhe si njė nga dėshirat e trajnerit tė Interit, Jose Mourinho, me tė cilin kishte punuar nė Chelsea.

    “Unė jam nė Arsenal, kam edhe njė vit nga marrėveshja ime, andaj jam futbollist i kėtij klubi. Nuk kemi biseduar pėr vazhdimin e marrėveshjes, por jam i qetė dhe shoh pozitivisht kah sezoni i ardhshėm me Arsenalin”, ka thėnė francezi qė vitin e kaluar ishte mė sė shumti nė hije.

  8. #827
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayern Munchen, braziliani Ze Roberto kalon te Hamburg

    Futbollisti energjik i kombėtares braziliane tashmė nuk do tė luajė mė pėr Bayern pasi ka kaluar te Hamburgu

    Mesfushori brazilian, Ze Roberto nuk ka arritur marrėveshje me Bajernin pėr vazhdimin e bashkėpunimit, por edhe mė tej do tė mbetet nė Bundesligė. Nė fakt, 34-vjeēari brazilian nė dy vitet e ardhshme do tė jetė pjesė e Hamburgut.

    Pas ndarjes me Bajernin, Ze Roberto kishte ofertė edhe nga Arabia Saudite dhe SHBA-ja, por ai vendosi qė karrierėn ta vazhdojė nė kampionatin gjerman, ku e kaloi pjesėn mė tė madhe tė karrierės. Pėrveē fanellės sė Bajernit, Ze Roberto mbajti edhe fanellėn e Bajerit tė Leverkusenit.

  9. #828
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Huntelaar ėshtė dhurata pėr Milanin nga Reali i Madridit

    Sulmuesi holandez mund tė shkojė nė huazim tek Milani si njė falenderim pėr transferimin e Kaka’ por edhe bollėkun e sulmit

    Me njė sulmues si Edin Dzeko qė nuk mund tė kapet mė, si dhe njė Luis Fabiano shumė tė kushtueshėm, tashmė pėr Milanin ėshtė bėrė Klaas-Jan Hutelaar si objektivi i Milanit pėr sulmin e ardhshėm.

    Operacioni qė mund tė favorizohet nga Real Madrid si falenderim pėr transferimin e Kaka’, mund tė marrė jetė nė ditėt nė vazhdim nė formėn e huazimit. Sulmuesi holandez ėshtė bėrė peshė e tepėrt pėr “merengues”, sidomos pas blerjes sė Benzema.

    Kėshtu madrilenėt po gjejnė njė sistemim tė ri pėr talentin e kombėtares holandeze dhe Milani mund tė kėnaqė tė gjithė. Njė huazim pa para do tė ishte mėnyra e duhur pėr marrėdhėniet e mira.

  10. #829
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Formula 1: Red Bull, rezerva e re ėshtė Alguersari


    Spanjolli Jaime Alguersuari, do te jete piloti reserve i Red Bull (gjithashtu edhe i Toro Rosso) duke nisur nga Gran Premio i Gjermanis ne 12 qershorin e ardhshem. Kete e ka komunikuar vete Red Bull-i.

    Alguersari, 19 vjecar, ka fituar ne 2008 titullin kampion te Formula 3 britanike, duke u bere keshtu piloti me i ri qe e ka fituar kete titull. Ai i ka marre vendin Brendon Hartley.

  11. #830
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    United dhe Milan rivalė pėr shėrbimet e Fabianos

    Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, i cili shkėlqeu nė Kupėn e Konfederatave me Brazilin, ėshtė bėrė shėnjestėr e disa skuadrave tė mėdha evropiane.

    Milani ėshtė nė kėrkim tė 28-vjeēarit qe njė kohė tė gjatė, mirėpo “AS” njofton se Rossonerėt do tė pėrballen me konkurrencėn e fortė tė Djajve tė Kuq, tė cilėt janė po ashtu tė interesuar pėr shėrbimet e brazilianit.

    Manchester Unitedi ėshtė nė kėrkim tė njė sulmuesi, pasi me largimin e Carlos Tevez do tė ketė mungesa nė sulm, ndėrkohė qė shėnjestra kryesore Karim Benzema kaloi te Reali.

    Sevilla kėrkon 30 milionė euro pėr Fabianon, ndėrsa Milani nuk ofron mė shumė se njėzet milionė, kėshtu United mund t’i shfrytėzojė siē duhet paratė e fituara nga shitja e Cristiano Ronaldos (94 milionė euro) dhe ta sjellė nė skuadėr brazilianin.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •