Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 84 of 232 FirstFirst ... 3459747982838485868994109134184 ... LastLast
Results 831 to 840 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #831
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Reali ka shpenzuar deri tani sa 5 ekipe BIG sė bashku

    Skuadra madrilene deri tani ėshtė lidere absolute e merkatos dhe ka shpenzuar sa Bayern Munchen, Genoa, Napoli, Inter dhe Manchester City

    Real Madrid ėshtė lider absolut nė merkaton e kėsaj vere dhe po bėn goditje spektakolare nėn drejtimin e dytė tė presidentit Florentino Perez. Skuadra galaktike ka shpenzuar 216 milionė euro tė cilat janė baraz me shpenzimet e 5 ekipeve tė mėdha tė futbollit europian.

    Kėshtu, Bayern Munchen, Genoa, Napoli, Inter dhe Manchester City nėse merren tė gjithė bashkė nė shpenzimet e merkatos atėherė mund tė barazojnė shpenzimet e Realit nė pak javė.

    Braziliani i blerė nga Milani, Ricardo Kaką, portugezi i ardhur nag Manchester United, Cristiano Ronaldo, sulmuesi Karim Benzema, Negredo dhe Raul Albiol kanė kushtuar rreth 216 milionė Euro, po aq sa kanė harxhuar 5 skuadra tė mėdha kėtė verė. Pėr Milanin deri tani 17.5 milionė Euro.

  2. Advertise Here
  3. #832
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kupa e konfederatave, vitrinė futbollistėsh “low cost”

    Merkato nga Kupa e Konfederetave. Fabiano, Elano, Luēio dhe Donovan, futbollistė cilėsorė me kosto tė ulėt

    BOMBER - Luis Fabiano nuk ka njė fytyrė simpatike, pėr tė qenė nė kopertinė reviste, por shėnon shumė. Qendėrsulmuesi i “Selesaos” ėshtė shpallur golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Konfederatave, me pesė gola nė pesė ndeshje dhe meritonte trofeun e “lojtarit mė tė mirė tė turneut”, ndoshta mė shumė se Kaką. Njė vit mė parė kushtonte 12 milionė, por klubet qė e kėrkuan nuk ishin mė lart se Sevilja dhe braziliani vendosi tė qėndrojė nė Andaluzi. Tani, nė moshėn 28-vjeēare duhen 30 milionė pėr tė blerė kartonin e tij. Dėshira e Fabianos ėshtė tė luajė me Paton dhe Ronaldinjon, nėn urdhėrat e Leonardos, te Milani brazilian.

    PASUESI - Nuk ėshtė njė tip interesant qė pėrbėn lajm, por lė gjithmonė gjurmė nė fushėn e lojės. Elano ėshtė “njeriu asist” (pasuesi) i Brazilit. Ai fut vazhdimisht topa nė zonė, pa pushuar pėr asnjė moment nė krahun e djathtė. Te Manēester Siti ka pėrfunduar nė shitje, si pasojė e balotazhit nė krahun e djathtė me Shon Rajt-Filipsin. Anglezėt do tė kėnaqeshin me 10 milionė euro. Elano mund tė jetė njė blerje interesante, duke parė etjen e lojtarit pėr trofe. “Ai di tė mbrojė, ėshtė i aftė teknikisht, shėrben shumė topa nė zonė dhe di tė shėnojė. Nuk ka trajner qė tė mos e pėlqejė” - tha ish-futbollisti Falkao.

    KAPITENI - Duket si shkėmb! Mė saktė ėshtė njė luftėtar i gdhendur nė mermer. Luēio do tė largohet nga Bajerni i Mynihut, pas njė bisede qė ka pasur me trajnerin e ri, Luis Van Gal. Kėsisoj ėshtė shndėrruar nė objektiv pėr ekipet e Primera Divizionit dhe Serisė A. Luēio ėshtė 31-vjeē, por ka ende freski fizike dhe luan me entuziazėm. Pėr dy apo tri vitet e ardhshme mund tė jetė nė nivelet mė tė larta dhe nė gjendje tė bėjė diferencėn. Ndoshta mund tė jetė qendėrmbrojtėsi ideal pėr tė luajtur me dikė tė ri nė moshė pėrkrah vetes, pėr ta mėsuar. Luēio kushton pak, por vlen shumė. Pėr mė tepėr di edhe tė shėnojė me kokė.

    “GJENIU” - Erdhi nė Europė kur ishte adoleshent, por nė Gjermani, e refuzuan. Gjithsesi, Landon Donovan tregoi nė Kupėn e Konfederatave se ėshtė njė talent i mirfilltė. Njė fantazist qė ndihmon mesfushėn kur mbrohet dhe pastaj shėnon gola tė rėndėsishėm. Ai luan pėr Los Anxhelos Galaksi dhe nga muaji janar deri nė mars ishte nėn urdhėrat e Klinsmanit te Bajerni i Mynihut. Bavarezėt shijuan talentin e tij sa herė qė iu dha mundėsia, por Donovan u kthye nė SHBA pėr tė respektuar kontratėn. Nuk ėshtė tėrheqės si Devid Bekham, por padyshim ėshtė futbollisti mė cilėsor nė kampionatin amerikan tė futbollit.

  4. #833
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nė pritje tė golave, Cristiano Ronaldo plagos njė vajzė

    Nė njė incident nė tė cilin ėshtė bėrė protagonist fituesi i Topit tė Artė, nė Lisbonė ėshtė plagosur njė 17 vjeēare

    Shqetėsimet e Florentino Perez janė transformuar shumė shpejt nė realitet pasi Cristiano Ronaldo ka nisur trazirat ende pa u prezantuar si futbollist i Realit.

    Kėshillave tė presidenti tė Realit, pėr tu stabilizuar nė jetėn familjare, asi portugez i ėshtė pėrgjigjur nė njė mėnyrė tė kundėrt.

    Cristiano Ronaldo ka sulmuar ashpėr nėj fotograf qė e kishte ndjekur me miqtė e tij duke i shkaktuar hematoma nė trup, ndėrsa nuk i ka shpėtuar inatit tė fituesit tė topit tė artė edhe njė vajzė 17 vjeēare. Kjo e fundit e plagosur ka vendosur tė denoncojė mesfushorin sulmues.

    Episodi ndodhi nė lagjen “Parque das Nacoes” nė Lisbonė dhe ėshtė pasqyruar nė tė gjitha mediat portugeze. Cristiano Ronaldo ishte justifikuar para policisė se ai dhe familja e tij persekutohen prej kohėsh. Portugezi shtoi se paparazzi kishte tentuar ti bėnte shantazh me disa foto tė bėra.

  5. #834
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real Madrid pranė firmės me David Silva tė Valencias

    Pas arritjes sė marrėveshjes pėr francezin Karim Benzema, Real Madridi do tė orientohet nė transferimin e njė mesfushori tė krahut qė mund tė jetė lojtari i Valencias, David Silva

    Reali i Madridit do tė kompletojė skuadrėn e re nė pak javė pėr ta patur gati pėr periudhėn pėrgatitore qė do tė nisė nėn drejtimin e trajnerit Pellegrini. por tekniku kilian do tė kėnaqet me tė tjera surpriza tė kėndshme qė vijnė nga merkatoja.

    Gazeta katalanase “Marca” shkruan se raportet ndėrmjet “Los Blancos” dhe “Los Che” janė pėrmirėsuar dukshėm qė nga transferimi i Albiolit nė Bernabeu, kėshtu qė sė shpejti pritet tė fillojnė bisedimet pėr anėsorin spanjoll.

    Nėse nuk arrin ta transferojė mesfushorin francez Franck Riberyn, presidenti Florentino Perez do tė kėrkojė shėrbimet e Silvas, pėr tė cilin pritet tė paguajė 20 deri 25 milionė Euro nė arkat e Valencias.

  6. #835
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Michel Platini: Ende nuk mund t'i frenoj transferimet e mėdha

    Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, nė njė bisedė pėr tė pėrditshmen sportive franceze "L'Equipe" sėrish ka folur pėr transfertat e futbollistėve me shifra marramendėse

    Kreu i UEFA, Platini menjėherė pas marrjes sė detyrės nė krye tė UEFA-s kishte paralajmėruar se do tė luftojė kundėr transferimeve tė tilla dhe se qėllimi i tij ėshtė tė baraspeshojė Evropėn e futbollit.

    Platini ishte kundėrshtuesi mė i madh i ndarjes nė klube tė mėdha dhe tė vogla, mirėpo e tėra ēfarė mundi tė bėjė ishte vetėm tė vėzhgojė se si presidenti i ri i Realit, Florentino Perez, solli pėr rreth 200 milionė euro yjet e futbollit si Kristiano Ronaldo, Kaka', Karim Benzema dhe Raul Albiola.

    "Ēfarė kam mundur tė bėjė? Nuk mund t'i frenoj klubet e forta qė tė bėjnė transfere tė tilla. Ende nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė, por jam i sigurt se pas dy apo tre vitesh nuk do tė ketė transferime tė tilla, ose jo sė paku me kėtė ritėm siē ėshtė tani. Pėr mua transferimet e tilla nuk janė nė frymėn e 'fair-play'-it", ka nėnvizuar Platini.

  7. #836
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Tė gjithė kundėr Beckham, bėhet jetė e vėshtirė nė SHBA

    Rikthimi i David Beckham nė qytetin e Los Angeles ėshtė shumė afėr por jo tė gjithė tifozėt dhe futbollistėt e LA Galaxy

    Pėr David Beckham, jeta nė SHBA pas rikthimit nga Europa do tė jetė mė e vėshtirė sesa pritet. Pritja prej idhulli qė iu rezervua nga Los Angeles Galaxy tashmė ėshtė vetėm iluzion pasi kundėr “Spice boy” kanė nisur sulmet dhe goditjet nėn brez.

    Pas largimit tė Beckham te Milan, skuadra e Galaxy regjistroi njė rėnie tė madhe nė stadium dhe shifrat ranė nė 7 mijė tifozė mė pak ēdo ndeshje. Ai do tė kthehet nė 16 Korrik pėr ndeshjen ndaj Red Bulls tė New York pasi Major League ka nisur me kohė.

    Edhe deklaratat e futbollistit amerikan Landon Donovan nuk ndihmojnė nė pritjen pėr Beckham. Ai e ka akuzuar britanikun si mercenar dhe jo si njė kapiten tė vėrtetė nė promovimin e librit 'The Beckham Experiment' ku shkrimtari Grant Wahl ēmonton Becks.

  8. #837
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arsenali vazhdon ta kėrkojė Lorik Canėn

    E ardhmja e kapitenit tė Marseille, Lorik Cana, mbetet e papėrcaktuar, ndėrsa spekulimet vazhdojnė qė Arsenali ėshtė i interesuar pėr shėrbimet e mesfushorit shqiptar.
    Trajneri i Topēinjve, Arsene Wenger, dėshiron tė transferojė njė mesfushor defanziv, ndėrsa “The Daily Express” njofton se francezi e ka kthyer vėmendjen kah Lorik Cana. “Dera mbetet e hapur pėr largim, edhe pse kam edhe tre vite nė kontratėn time. Do tė flas me familjen dhe pėrfaqėsuesit e mi. Dhe gjithēka do tė varet nga ajo ēfarė dėshiroj tė bėj”. “Nga destinacionet e mundshme, Anglia dhe Gjermani janė dy ligat qė mė joshin mė sė shumti”, ėshtė shprehur kosovari. Edhe Evertoni dhe Tottenhami janė tė interesuar pėr shėrbimet e Canės, ndėrsa oferta e vetme zyrtare ėshtė bėrė nga Hamburgu, qė ka ofruar pesė milionė euro pėr shėrbimet e mesfushorit tė Pėrfaqėsueses kuqezi.


  9. #838
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Alarm botėror, ka infiltrime parash kriminale nė futboll

    Shifrat pėrfliten nė miliarda dollarė. Kompani bastesh tė pėrfshira. Janė 38 milionė futbollistė tė regjistruar dhe 5 milionė gjyqtarė e zyrtarė

    Alarm i konsiderueshėm pėr infiltrimin e organizatave kriminale nė botėn e futbollit. Alarmi vjen nga njė raport shqetėsues i “Financial Action Task Force”, organizata ndėrkombėtare qė fokusohet nė evidemin e e trajtimin e pastrimit tė parave. “Po shtohen rreziqet e riciklimit tė parave tė pista. Vėshtirėsitė ekonomike, mungesa e profesionalizmit tė menaxhemin, shumat ‘racionale’ pėr financimin e maksi-blerjeve. Pa llogaritur kėto statusin shoqėror qė pėrfiton duke u vendosur nė krye tė njė klubi. Ja gjėrat e padėshiruara qė po godasin sektorin e futbollit”.

    TREGU SPORTIV - Kriminelėt kanė treguar pėrshtatje nė gjetjen e kanaleve tė rinj tė pastrimit tė parave apo aktiviteteve ilegale nė sport, duke e shndėrruar atė nė njė aktivitet tė pastėr kriminal me rrezik tė pėrhershėm. Me rritjen ekonomike tė sportit, sidomos nė dy dekadat e fundit, veēanėrisht nė futboll, paraja gradualisht nisi tė ushtrojė influencė nė botėn e sportit. Ky influks i parasė pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe konsekuenca negative.

    Disa nga sportet mė tė mėdha me shtrirje botėrore, si futboll, kriketi, basketbolli, hokeji nė akull, kik-boksing apo mundja (sporte qė tradicionalisht kanė pasur lidhje me krimin, pėr shkak tė marrėdhėnieve midis krimit dhe dhunės), sporte me vlerė tė lartė (si ato me kuaj dhe garat me makina) janė tė hapura pėr tė pastruar paratė. Nė listė janė pėrfshirė edhe transferimet e lojtarėve, sporte qė u japin kriminelėve mundėsinė tė kthejnė paratė nė jo-kesh asete, apo t’i konvertojnė nė fatura tė mėdha. Ky fakt parakupton se virtualisht ēdo sport mund tė jetė target i kriminelėve pėr shumė arsye. Ėshtė e vėshtirė tė vlerėsosh vlerėn ekonomike tė sportit. Duke iu referuar disa vlerėsime nė Europė, industria e sportit zė njė vend prej 0.5 deri nė 3.7 tė produktit tė Komunitetit Europian.

    PĖRSE FUTBOLLI? - "Nėse ne, - shkruhet nė raport, - duam tė ekzaminojmė pastrimin e parave pėrmes sportit, futbolli do tė ishte kandidati mė i pranueshėm”. Futbolli ėshtė sporti mė i madh nė botė. Janė 38 milionė futbollistė lojtarė tė regjistruar dhe 5 milionė gjyqtarė e zyrtarė. Futbolli luhet nė tė gjithė botėn dhe ėshtė sporti popullor nė shumė vende. “The National Hockey League (NHL)” ka 30 ekipe nė SHBA dhe Kanada, me tė paktėn 1 milionė lojtarė tė regjistruar dhe njė nga ligat mė tė mėdha sportive nė bėrjen e parave dhe qė gjeneron miliarda dollarė tė ardhura. Ky sport ėshtė gjithashtu popullor edhe Rusi, vendet skandinave dhe nė Europėn Qėndrore, nė vende tė tilla si Ēekia. Mafia ruse ka shfaqur interesim tė jashtėzakonshėm pėr hokejin, si gjatė sė kaluarės sovjetike, tani, por dhe nė vendet e tjera. Janė disa raste tė gangsterėve rusė qė pėrshirė nė kėtė lloj sporti. Bastet nė internet pėr hokejin tė lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janė njė tjetėr mundėsi pėr tė pastruar miliona dollarė pa krijuar asnjė dyshim. Kampionati Botėror i vitit 2006 tėrhoqi njė audiencė prej mė shumė se 1 miliard shikuesish ose 15 pėr qind tė popullsisė sė botės.

    KOMPANITĖ E BASTEVE - Tregu i futbollit profesionist i ėshtė nėnshtruar njė rritje tė madhe, falė procesit tė komercializimit tė tij qė nga fillimi i viteve 1990. Paratė e investuara operohen kryesisht nga tė ardhurat e tė drejtave televizive dhe korpororatave investuese. Tregu i punės nė futboll pėr lojtarėt profesionistė, kontratat e tyre, transferimi nga njė vend nė tjetrin, ēon edhe transferimin e parasė kesh nga njė vend nė tjetrin. Vėnia e basteve nė sport ofron njė tjetėr mundėsi tė jashtėzakonshme tė “fluturimit” tė parasė pėrtej kontrollit tė trupit qeveritar. Falė strukturės sė saj tė veēantė ajo ofron mundėsi tė pafundme financiare pėr tė rekrutuar klube, zyrtarė dhe lojtarė. Futbolli ka ndryshuar filozofinė e tij nė nga njė sport popullor nė njė industri globale, me njė rritje ekonomike tė jashtėzakonshme dhe funksione sociale nė nivele tė ulėta. Futbolli nuk shėrben vetėm si burim tė ardhurash pėr shumė njerėz, por gjithashtu edhe si njė instrument pėr zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Pėrmes kėsaj industrie janė zhvilluar shumė forma kriminale, pėrfshirė edhe pastrimin e parave.

  10. #839
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Benzema rrėfehet: Reali, realizim i ėndėrrave tė mia

    Sulmuesi i Lyon, francezi Benzema ka rrėfyer se qė nė fillim mendonte kalimin te Real Madrid pasi ėshtė realizim i njė ėndrre

    Nė mesin e shumė ofertave tė cilat ishin para tij, sulmuesi i Lionit, Karim Benzema (21-vjeē) zgjodhi atė tė Real Madridit, duke u bėrė pėrforcimi i katėrt i bujshėm i klubit madrilen, pas Kakasė, Ronaldos dhe Albiolit.

    "Tė luash pėr Realin e Madridit ėshtė realizim i tė gjitha ėndrrave tė fėmijėrisė", ka theksuar Benzema, pas konfirmimit tė transferimit nė Real Madrid pėr 35 milionė euro. Ai luajti 37 ndeshje pėr Lionin nė edicionin e kaluar, duke shėnuar 17 gola.

  11. #840
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Michael Owen pranė Manchester United, mungon zyrtarizimi

    Sulmuesi anglez ėshtė shumė pranė finalizimit tė njė transferte tė bujshme nėse kalon me sukses vizitat mjekėsore

    Michael Owen ėshtė vetėm njė hap larg kampionėve tė Premier League, Manchester United. Sulmuesi anglez 29 vjeēar ėshtė liruar nga detyrimet kontraktore me skuadrėn e Newcastle dhe shton kuotat pėr veten

    Futbollisti qė u pagėzua si “Golden Boy” ėshtė gati pėr tė firmosur me “Red Devils” sipas BBC. Michael Owen nė karrierėn e tij ka vuajtur nga shumė dėmtime por edhe zgjedhjet e gabuara qė ka bėrė ku spikat largimi nga Liverpool.

    Ai do tė bėhet lojtari mė i ri i Manchester United nėse do tė kalojė me sukses vizitat mjekėsore me klubin e “Old Trafford”. Paga e tij e majme pritet tė pėsojė ulje tė ndjeshme tek kampionėt.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •