Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 86 of 232 FirstFirst ... 3661768184858687889196111136186 ... LastLast
Results 851 to 860 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #851
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Owen premton rilindjen te Manchester, sir Alex e beson

    Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Michael Owen, i cili do te jete ne urdhrat e trajnerit Aleks Ferguson duke filluar nga sezoni i ardhshem

    Sulmuesi, i cili mbylli kontraten me Njukasell pranoi te transferohej ne “Old Traford” pa asnjė cmim per kartonin e tij dhe do te nenshkruaje nje kontrate 2-vjecare me Djajte e Kuq. “Majkell eshte nje sulmues i klasit boteror dhe i afte per te shenuar shume gola. Kjo nuk mund te diskutohet. Jam i bindur qe do ta ndihmoje shume Manchester United”, ka thene Ferguson ne adresen zyrtare te klubit ne internet.

    Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Realit te Madridit eshte 29 vjec dhe transferohet te Manchester United pas kater sezonesh thuajse te deshtuar te Njukasell, ku ka arritur te shenoje vetem 30 gola. Megjithate, keto shifra nuk e shqetesoje Ferguson, i cili shpreson qe Owen do te kthehet ai i viteve me te mira, kur ne 2001 u shpall Lojtari i Vitit.

    Po ashtu sulmuesi ka shenuar 40 gola ne 89 ndeshje te luajtura me kombėtaren e Anglise, nderkohe qe eshte i shtati ne listen e golashenueseve me te mire te te gjitha kohėrave ne kampionatin anglez me 144 gola. Majkell Owen eshte bere transferimi i dyte i kėsaj Merkatoje per Manchester United, qe me pare ka blere nga Wigan, mesfushorin nga Ekuadori Antonio Valencia.

  2. Advertise Here
  3. #852
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Perez "kompleton" Realin: Jemi OK, edhe me dy blerje

    Presidenti i klubit madrilen s'ka ndėrmend tė ndalet: Kampionėt kanė shpenzime, por sjellin edhe tė ardhura tė mėdha

    Pas Kakas, Kristiano Ronaldos, Albiolit e Benzemas, Florentino perez duket ende i gatshėm pėr tė mrekulluar tifozėt madrilenė. I intervistuar nga emisioni televiziv "Quatro", numri 1 i Realit shpjegon idetė e tij:

    "Ka kuptim tė paguhen kampionėt nė tė atilla shifra, prandaj nuk jam i shqetėsuar. Sipas meje sjellin tė ardhura, shifrat e shpenzuara pėr ata janė tė drejta, ashtu siē ka ndodhur mė parė pėr Figon, Bekam e Zidan... Besoj se do tė duhen edhe dy blerje tė tjera, pėr tė qenė OK. Problemi ėshtė tė bindim shumė tė tjerė pėr t'u larguar". Nė lidhje me identitetin e dy ardhjeve tė mundshme, ndėr emrat qė qarkullojnė janė Ksabi Alonso e Frenk Riberi, ndonėse Perez frenon:

    "Klubet e tyre nuk duan t'i shesin. Gjithsesi, nė botėn e futbollit, situatat mund tė ndrushojnė nga momenti nė moment". Modeli i futbollit tė propozuar nga Florentino Perez ėshtė i orientuar vetėm drejt gėzimit tė tifozėve: "Unė jam kėtu pėr tė rikthyer shpresėn dhe ėndrrat e tifozėve tė Realit. Kėtė do ta shohin qė tė hėnėn. Prezantimi i Kristiano Ronaldo do tė jetė spektakolar".

  4. #853
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester City, 300 mijė Paund nė javė pėr John Terry

    Pėr herėn e dytė brenda pak ditėsh, sheikėt arabė tė Manchester City kanė kėrkuar kapitenin e “Bluve” por sėrish dėshtojnė

    Skuadra nė pronėsi tė sheikut arab Mansour kėrkon tė rivalizojė Real Madridin dhe kėtė e bėn me njė ofertė tė padėgjuar dhe tė ēmendur nė merkato.

    Mbi 300 mijė Paund nė javė janė ofruar nga drejtuesit e “Citizens” pėr tė joshur kapitenin e Chelsea, John Terry nė pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė sjellė yje nė skuadėr. E pėrkthyer ndryshe, kapiteni i skuadrės londineze do tė pėrfitonte 15.6 milionė Paund nėse do tė pranonte kėtė.

    Nėse kontrata dhe marrėveshja me Terry do tė zyrtarizohet, atėherė kjo do tė bėnte tė varfėr edhe kontratėn e Cristiano Ronaldos me Realin e Madridit qė vlen 255 mijė Paund nė javė. Por Chelsea ka reaguar menjėherė:

    “Mund tė konfiromojmė se kemi refuzuar ofertėn e Manchester City pėr John Terry”, thuhej nė deklaratėn e publikuar nė faqen zyrtare tė Ēelsit. “Ia kemi bėrė tė qartė Sitit, pėr tė dytėn herė pas ofertės sė bėrė edhe vjet, se nuk duam tė bėjmė negociata pėr kėtė ēėshtje. Terri ka konfirmuar pėrkushtimin e tij tė plotė ndaj Ēelsit”.

  5. #854
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo do tė mbajė numrin 9 me Real Madrid

    Gazeta spanjolle pranė madrilenėve, "AS" njofton se fanella e re e Cristiano Ronaldos do ta ketė numrin 9

    Ka pasur shumė spekulime me numrin qė do tė bartė superylli portugez, pasi qė numrat e tij tė mėparshėm janė tė zėnė. Numrin 7 (Manchester United) e bart kapiteni Raul, ndėrsa numrin 17 (Sporting Lisbon) e bart Ruud van Nistelrooy.

    Numri 9 ėshtė i lirė pas largimit tė Javier Saviolas, dhe besohet se do tė jetė pikėrisht ky numėr qė do t’i jepet lojtarit mė tė mirė nė botė pėr vitin 2008.

    Fanellėn e Real Madridit me numrin 9 e ka bartur legjenda Alfredo Di Stefano, ndėrsa gjatė tre sezoneve tė tij nė Bernabeu e ka bartur edhe superylli brazilian Ronaldo.

  6. #855
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayern, trajneri Van Gaal i hapur pėr largimin e Ribery

    Franck Ribery ka thėnė publikisht se dėshiron tė transferohet te Real Madridi, ndėrsa trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, nuk e mohon kėtė

    Tekniku holandez qė u emėrua kėtė verė te bavarezėt, duke lėnė AZ Alkmaar, ka pranuar mundėsinė qė francezi tė largohet nga Allianz Arena.

    I pyetur pėr mundėsinė e kalimit tė anėsorit francez nė Stantiago Bernabeu, trajneri holandez ka shpjeguar se pėr marrjen e njė vendimi tė tillė ndikojnė shumė faktorė.

    “Ka shumė faktorė qė luajnė rol, duke filluar nga paratė. Ai nuk ėshtė i rehatshėm sepse spekulimet ndikojnė tek ai. Kemi folur pėr kėtė gjė”.

    “Thashethemet nuk i bėjnė mirė Franck Ribery, nuk i bėjnė mirė Bayernit dhe nuk mė bėjnė mirė mua”, ėshtė shprehur Van Gaal pėr “Bild Am Sonntag”.

  7. #856
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Pirlo preferon Atletico Madrid para ofertės sė Chelsea

    Pas kėrkesės sė klubit kryeqytetas spanjoll pėr Pirlon,. mesfushori italian ka dhėnė dritėn jeshile pėr kalimin nė La Liga

    Atletico Madrid thėrret dhe Pirlo pėrgjigjet. Mesfushori italian i Milanit duket se preferon mė mirė Spanjėn sesa kalimin nė Londėr me Chelsea. Kėtė gjė Pirlo ua ka bėrė tė ditur drejtuesve kuqezinj tė cilėt po mendojnė mbi transfertėn.

    Milani kėrkon rreth 25 milionė euro pėr Pirlon 30-vjeēar, por pėr Atletikon parątė nuk do tė jenė njė problem nė momentin qė do tė pranojė 46 milionė eurot, qė Manēesteri ka ofruar pėr Serxhio Agueron. Aleks Ferguson ėshtė i vendosur tė marrė “El Kun” nė “Old Traford”, duke parė dėshtimet nė blerjet e Benzemasė, Vilės dhe Riberisė.

    Pėr kėtė arsye ai ėshtė gati tė shpenzojė 46 milionė euro, gjysmėn e atyre qė pėrfitoi nga shitja e Kristiano Ronaldos te Reali. Nė tavolinėn e presidentit tė Atletikos ka ardhur faksi i ofertės dhe drejtuesit e klubit spanjoll kanė filluar tė mendohen.

    Nėse pranojnė, ata do tė kenė mundėsinė tė kurorėzojnė njė objektiv qė kanė prej kohėsh: Andrea Pirlon e Milanit. Milani kėrkon tė paktėn 20 milionė, por duke parė moshėn e futbollistit dhe marrėdhėniet e mira mes dy klubeve, Atletiko mund ta marrė italianin 30-vjeēar pėr rreth 18 milionė euro.

  8. #857
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Liverpool prish planet e Wolfsburg, kontakte me Canėn

    Skuadra angleze e Liverpool kėrkon tė prishė nė orėt e fundit njė akord mes shqiptarit dhe kampionėve tė Bundesligės

    Menaxheri i Liverpool, Rafa Benitez, ėshtė rikthyer nė garė pėr tė marrė shėrbimet e mesfushorit tė kombėtares shqiptare Lorik Cana duke parė dhe interesimin nė rritje tė rivalėve pėr shqiptarin, gjermanėt e Wolfsburg.

    Siē shkruan The Mirror, burime nga Franca kanė zbuluar se spanjolli vazhdon tė kėrkojė kapitenin e Olimpique Marseille, derisa pėrgatitet tė humbasė mesfushorin Xabi Alonso, qė mund tė transferohet nė Real Madrid.

    Klubi francez tashmė ka nėnshkruar me dy mesfushorė tė rinj, Lucho Gonzalez dhe Stephane M’Bia, dhe qėndrimi i Canės ėshtė vėnė nė dyshim. Ndėrkohė klubi i fundit qė ka shprehur interesim pėr Canėn ėshtė kampioni i Bundesligės, Wolfsburg, qė ka ofruar 7 milionė euro.

  9. #858
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester City, nė shėnjestėr edhe kapiteni i Barcelonės

    Skuadra angleze e Manchester City do tė pėrdorė forcėn e milionave pėr tė bindur mbrojtėsin spanjoll, Carles Puyol

    Klubi i Premier Leage, Manchester City, duket se ka vendosur tė provojė tė mbledhė tė gjithė yjet nė ekip, pasi raportohet se tash kėrkon kapitenin e Barcelonės, Carlos Puyol.

    The Sun shkruan se City do tė dėrgojė ofertė pėr spanjollin nėse Chelsea do tė vazhdojė tė rezistojė nė pėrpjekjet e kėtij klubi pėr tė marrė shėrbimet e John Terry.

    City dėshiron tė marrė Terryn, por mbrojtėsi i Barcelonės dhe kombėtares spanjolle Puyol, 31-vjeēar, shihet si njė alternativė nėse ata dėshtojnė tė transferojnė objektivin e parė. Barcelona ėshtė duke bėrė edhe njė ‘betejė’ tjetėr me Cityn, pėr tė mbajtur ose shitur sulmuesin Samuel Eto'o, por nė rastin e Puyol, largimi i tij kurrė nuk ka qenė opsion pėr klubin spanjoll.

  10. #859
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Berlusconi qetėson tifozėt: Milani ėshtė mė i fortė se Inter

    Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thumbuar rivalėt e qytetit duke thėnė se skuadra e tij ėshtė mė lart teknikisht

    Berlusconi mban lart moralin e Milanit me nje deklaratė kundėr Interit, e denjė pėr nje derbi tė Madonnina.Silvio qė endet mes skandaleve seksuale ka thėnė se Milan qėndron aktualisht mė lart se Interi.

    “Ne kemi zgjedhur tė shohim pėrpara, duke synuar rinovimin. Megjithatė, ekipi ynė mbetet i frikshėm dhe nga ky aspekt unė parashoh njė sezon tė mirė. Fansat duhet tė mbeten tė qetė: nuk do tė ketė mentalitet humbės nė Milan”, ka thėnė Berlusconi pėr Gazzetta dello Sport.

    “Ne kemi kampionė tė mėdhenj si Pato, Ronaldinho dhe Pirlo, dhe shumė lojtarė tė rinj premtues. Asnjė ekip nė Itali, nė aspektin teknik, nuk ka ekip tė fuqishėm si i yni, as edhe Interi”.

    “Objektivat? Milani, si gjithmonė, fillon sezonin tė fitojė gjithēka, edhe pse ka vite kur ėshtė mė shumė me fat ose mė pak. Pėrforcimet? Problem nuk janė emrat. Nėse disa dyer nė treg do tė hapen, dikush do tė arrijė, pėrndryshe jemi mirė edhe kėshtu. Nuk duhet tė blejmė me ēdo ēmim”, ka thėnė Berlusconi.

  11. #860
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo, sot ceremonia e prezantimit

    Sonte do tė bėhet ceremonia e nėnshkrimit tė kontratės tė Ronaldos. Pritet qė nė kėtė ceremoni tė marrin pjesė 75.000 tifozė tė Real Madridit.

    Cristiano Ronaldo mund tė pushtojė tė gjitha televizionet e botės mbrėmjen e sotme, me prezantimin e tij hyjnor te galaktikėt. Kjo do tė jetė njė prej ceremonive mė madhėshtore nė historinė e La Ligės spanjolle pėr blerjen e njė ylli sporti.

    Njė lajm i tillė bėhet i ditur nga drejtues tė kėtij klubi, tė cilėt janė duke pėrgatitur ceremoninė e madhe festive, e cila do tė zhvillohet sot nė stadiumin e "Los Blancos", Santiago Bernabeu.

    Rekordin aktual tė Realit pėr numrin e tifozėve tė pranishėm nė prezantimin e ndonjė lojtari e mban Robinho, kur pėr tė ishin grumbulluar 11.000 tifozė, ndėrkohė rekordin pėr numrin e gazetarėve tė pranishėm e mban Zinedine Zidane, pasi qė gjatė prezantimit tė tij ishin tė akredituar 400 gazetarė.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •