Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 9 of 232 FirstFirst ... 4789101114193459109 ... LastLast
Results 81 to 90 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #81
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hamburgu nė vendin e parė pas fitores 1-2 nė Leverkusen

    Skuadra e Hamburgut tani ka dy pikė mė shumė se Hoffenheim i vendit tė dytė. Bayern Munchen “katandiset” nė vendin e katėrt.

    Njė fundjavė pėr tu mbajtur mend pėr skuadrėn e Hamburgut e cila ka fituar nė transfertė por ka marrė edhe kryesimin e kampionatit tė futbollit gjerman, Bundesligės.

    Skuadra qė drejtohet nga trajneri holandez Martin Jol fitoi kėtė herė me meritė ndaj Bayer Leverkusen 1-2.

    Goli i parė i ndeshjes erdhi nga sulmuesi Marcell Jansen nė minutėn e 18-tė tė pjesės sė parė ndėrsa barazimi u siglua nga futbollisti i vendasve Patrick Helmes.

    Por nė pjesėn e dytė hamburgu tregoi njė lojė mė tė mirė duke merituar edhe fitoren. Ishte Marcell jansen qė shėnoi edhe golin e dytė pėr miqtė tė cilėt tani janė nė majėn e renditjes.

  2. Advertise Here
  3. #82
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Liverpool humb terren nė luftėn pėr titull, barazim 1-1 me City

    Skuadra e Liverpool nuk ka shkuar mė shumė se njė barazim 1-1 me Manchester City duke shkuar tani nė -7 pikė nga Manchester United.

    Liverpool do tė duhet tė ėndėrrojė mė shumė pėr titullin pasi as kėtė sezon me shumė gjasa, nuk do tė fitojė Premier League. Edhe pse ėshtė herėt tė thuhet “Reds” nuk mund tė rivalizojnė United pasi kėtė javė barazuan 1-1 me Manchester City.

    Ishte Arbeloa qė nė mėnyrė aksidentale shėnoi nė portėn e tij duke shokjuar mijėra tifozėt e Liverpool nė pjesėn e dytė. Pas disa sulmeve tė Liverpool, njė prej tė cilėve u ndal nė shtyllė erdhi edhe parazimi me Dirk Kuit por qė nuk mundi tė bėnte mė shumė.

    Tani pas 26 javėsh tė luajtura nė Premier League, Manchester United ėshtė nė krye me 62 pikė ndėrsa Liverpool ka 55. Nė vendin e tretė Chelsea ndėrsa nė tė katėrtin Aston Villa.

    Fulham i drejtuar nga Roy Hodgson, mundi 2-0 skuadrėn e West Bromwich Albion duke marrė 3 pikė tė rėndėsishme pėr klasifikimin.

  4. #83
    Banned
    Join Date
    22-05-2008
    Posts
    912
    Uploads
    31
    Likes
    1

    Thumbs up Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fiorentina fitoi 2-1 me Chievon qė kishte nga minuta e parė edhe Erion Bogdanin. Goli i parė erdhi nga miqtė me Morero ndėrsa nė pjesėn e dytė shėnuan Gilardino dhe Mutu.



    Rezultatet:

    Milan 1 - 0 Cagliari

    Catania 2 - 0 Reggina

    >Fiorentina2 - 1 Chievo<FORCA FIORE_ky eshte lamjmi me i mire per mu

    Lecce 0 - 2 Lazio

    Napoli 0 - 1 Genoa

    Sampdoria 1 - 0 Atalanta

    Torino 1 - 0 Udinese[/QUOTE]

  5. #84
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Edhe une i uroj suksese Fiores,vetem se vjet beri nje gabim qe s,duhet ta kishte bere,u rendit ne vend te 4,dhe la champions ligen jetime,pa bukuri pa spektakel.Nuk ka champions te bukur pa MILAN
    Java e Ardhshme

    Cagliari - Torino

    Inter - Roma

    Juventus - Napoli

    Sampdoria - Milan

    Udinese - Lecce

    Siena - Genoa

    Reggina - Fiorentina

    Atalanta - Chievo

    Palermo - Catania

    Lazio - Bologna

  6. #85
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano: Ne jemi mė tė fortėt, Ibrahimovic: Do tė shėnoj gol

    Dy nga futbollistėt mė tė mirė nė botė kanė ndezur sfidėn e Champions League me deklaratat e tyre qė kanė pasuar ato tė trajnerėve.

    Vigjilje e ndezur e ndeshjeve tė Ligės sė Kampioneve dhe kėsaj nuk i ka shpėtuar finalja e parakohshme Inter-Manchester United. Dy lojtarėt mė tė kuotuar tė skuadrave, Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo kanė karikuar tifozėt e tyre me premtime qė shpresojnė tė mbajnė.

    KETU IBRAHIMOVIC – Objektivat e tij janė tė qartė: Champions League dhe fitorja e topit tė Artė. Por ndėrkohė Zlatan Ibrahimovic vendos gishtin drejt portės sė Manchester United. "Mė pėlqen qė tė shėnoj nė portėn e tyre do tė ishte nėj nisje e mirė. Rooney dhe Berbatov janė dy sulmues tė shkėlqyer por dua ti kaloj” tha Ibra.

    KETU CRISTIANO RONALDO – “Ėshtė momenti tė eliminojmė ose tė eliminohemi. Ne jemi mė tė fortėt dhe mendoj se do tė kalojmė Interin”. Cristiano Ronaldo ka nisur sfidėn ndaj Interit pasi sipas tij Manchester United nuk mund tė gabojė.

    “Jemi kampionėt e Europės dhe do tė impenjohemi pėr njė rezultat tė mirė”. Nė mendjen e tij ėshtė ende finalja e Moskės. “Kujtoj ende pritjen e Van der Saar ndaj Anelka. Ishte sikur bota te ndalej” tha Ronaldo.

  7. #86
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!


    Rikthehen dėmtimet e stilit “horror” nė Premier League


    Njė ndėrhyrje e rėndė u pa nė ndeshjen Newcastle-Everton me protagonist mbrojtėsin vendas Kevin Nolan. Priten ndėshkime tė ashpra.

    Nė fillim ishte Eduardo qė rrezikoi tė humbiste njė kėmbė ndėrsa mė pas erdhi radha e mbvrojtėsit tė Manchester United, Rafael pėr tu bėrė viktimė e njė ndėrhyrjeje tė rėndė nė Premier League.

    Tani ishte radha e Victor Anichebe ndėrsa janė kėrkuar ndėshkime tė ashpra pėr lojėn e dhunshme nė Premier League, pas disa dėmtimeve tė rėnda me disa lojtarė .

    Nė ndeshjen Newcastle-Everton ishte mbrojtėsi i “Qymyrxhinjve” Kevin Nolan qė ndėrhyri ashpėr ndaj Victor Anichebe nė barazimin 0-0. Ai mori karton tė kuq menjėherė ndėrsa Anichebe do tė ekzaminojė kėmbėn e cila u dėmtua nė minutėn e 43 nė “Saint James Park”.

    Nė ndeshjen e Premier League, u dėmtua edhe Mikel Arteta i Evertonit, e do tė mungojė deri nė fund tė sezonit pas dėmtimit nė ligamentet e gjurit.

  8. #87
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Lampard lavdėron Ranierin: Ai mė ka bėrė mė tė fortė

    Nė prag tė pėrballjes Chelsea-Juventus, mesfushori anglez ka thėnė fjalė tė mira pėr ish teknikun e tij nė Londėr.

    Nė pritje pėr ta parė pėrballė si njė kundėrshtar dhe jo nė skuadrėn e tij, trajneri i Juventusit Claudio Ranieri po e shijon si njė mik tė vėrtetė.

    Frank Lampard qė ėshtė lideri i padiskutueshėm tek Chelsea do tė luajė kundėr bardhezinjve nė Champions League dhe pak orė nga sfida ka lavdėruar italianin.

    "Pa Ranierin nuk do tė ishta futbollisti qė jam bėrė tani. Atij i detyrohem shumė pasi mė ka mėsuar shumė gjėra dhe mė ka bėrė tė fortė” tha Lampard pėr trajnerin e Juventus tė cilin e ka patur edhe nė “Stamford Bridge”.

    Ndėrkohė trajneri i bardhezinjve ka ende njė dilemė nė mendjen e tij: Del Piero apo Trezeguet? Favorit pėr njė fanelė titullari ėshtė Alex por nuk dihet ende nėse do tė jetė numri 10, apo sulmuesi francez krah Amauri.

  9. #88
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions, nis beteja e fjalėve mes Ferguson dhe Mourinho

    Trajneri skocez i “Djajve tė Kuq” ka thėnė se do tė fitojnė Champions nėse eliminojnė Interin. Ndėrkohė portugezi ka nisur provokimet.

    Lufta mes tyre ka nisur ashtu si nė kohėt kur ndesheshin nė Premier League. Por tani arena ėshtė bėrė kompeticioni mė i madh pėr klube dhe dy nga trajnerėt mė tė mėdhenj nuk kursehen.

    Sir Alex Ferguson e ka tė qartė sfidėn ndaj Interit pak orė nga fėrshėllima finale. Trajneri skocez i Manchester United ka thėnė se skuadra e tij do tė fitojė sėrish Ligėn e Kampioneve nėse eliminon kampionėt e Italisė nė 1/8 e finaleve. “Inter ka njė stil amerikano-jugor nė lojė dhe lojtarėt e tij janė tė fortė. Por ne mendojmė se do tė kualifikohemi dhe do fitojmė Champions” tha skocezi.

    Nė skajin tjetėr Jose Mourinho ka thėnė se mbretėrimi nė Premier League dhe nė Europė i Manchester United ka ardhur vetėm nga ai. “Kur isha unė te Chelsea, Manchester nuk ishte kėshtu por pas 2006 ata nisėn tė fitojnė falė largimit tim” tha portugezi.

  10. #89
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Collina kėrkon dy arbitra nė fushė, pėrjashtime me kohė

    Shefi i Arbitrave nė Itali ka kėrkuar qė tė revolucionarizohet futbolli dhe tė tė aplikohet njė tjetėr ndėshkim si kartoni “portokalli”.

    Ka lėnė arbitrimin kur ishte nė majė por Pierluigi Collina edhe tani bėhet protagonist. Ai ka kėrkuar qė tė ketė rregulla tė reja nė sportin mė popullor.

    “Nė mbledhjen e radhės do tė flitet pėr njė lloj kartoni portokalli qė ėshtė propozuar nga federata Irlandezo-veriore pėr pėrjashtimet me kohė, dhe jo pėrfundimtare” tha Collina.

    “Do tė jetė pėr situatat ku kartoni i kuq duket i tepėrt dhe i verdhi duket pak”. Pierluigi Collina ka shtruar se ėshtė gati qė tė eksperimentojė nė Itali edhe arbitrat e dyfishtė.

    “Arbitrimi i dyfishtė ėshtė njė ide qė presidenti i UEFA-s Platini e ka pėrzemėr. Ne mund t'a aplikojmė nė Serie A dhe nė B” tha Collina.

  11. #90
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Minifutboll, Shqipėria mundet dhe nga Gjeorgjia 3-0

    Kombėtarja e minifutbollit mori humbjen e dytė nė eliminatoret e europianit, kritikohet arbitrimi i dobėt.

    Shqipėria e minifutbollit fiksoi edhe humbjen e dytė, pasi u mund me rezultatin 3-0 nga Gjeorgjia nė ndeshjen e fundit tė eliminatoreve tė Kampionatit Evropian “Hungari 2010”.

    Mė parė kuqezinjtė kishin humbur me tė njėjtin rezultat edhe takimin e parė ndaj skuadrės sė Greqisė. Pjesa e parė e takimit ėshtė mbyllur nė barazim pa gola ndėrsa nė pjesėn e dytė, pėrfaqėsuesja jonė bėri gabime nė mbrojtje, duke u ndėshkuar me dy gola.

    Shqiptarėt ngrenė pretendime edhe nė lodhje me gjykimin, qė sipas tyre nuk ishte nė nivelin e duhur. Dyshimet janė pėr golin e tretė tė gjeorgjianėve, qė sipas pretendimeve tė tanėve, u shėnua pas njė faulli tė paqenė.

    Mė vetėm njė fitore nė grupin C, ajo kundėr Maltės (5-2), vendit organizator, Shqipėria u rendit nė vendin tretė, njė pozicion mė i keq se ai nė eliminatoret e Kampionatit Botėror, kur u renditėm tė dytėt.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •