Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 94 of 232 FirstFirst ... 44698489929394959699104119144194 ... LastLast
Results 931 to 940 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #931
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Abramovich-Ancelotti bllokojne Terry-n

    Chelsea-City: Mbrojtesi ne dyshim

    Roman Abramovich nuk do te mungoje ne ndeshjen qe do te zhvillohet ne Pasadena midis Chealsea-t te tij dhe zikalterve te Interit. Pronari I Blues ka nje mision te vecante: te flase balle per balle me mbrojtesin e tij, John Terry, per te cilin skuadra e Manchester City eshte gati te beje cmendurira. Ai kerkon te sqarohet me mbrojtesin e kombetares angleze per te pare idete e tij, mendimet e tij per te ardhmen.

    Manchester City eshte gati t’i ofroje John Terry-t nje kontrate ne te cilen mbrojtesi do te mund te perfitoje 230mije euro ne jave. Nderkohe qe Carlo Ancelotti nuk ka dyshime. Ai shprehet: “City nuk eshte nje problem. Terry ka deshire te qendroje, keshtu qe gjithcka do te zgjidhet”.

  2. Advertise Here
  3. #932
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nani shpreson tė shėnojė gola pėr Manchester United

    Mesfushori i Manchester United, Nani, ishte i lumtur qė shėnoi gol nė takimin e parė para-sezonal pėrballė Malajzisė.

    “Jam i kėnaqur dhe shpresoj se do tė shėnoj shumė mė shumė. Mendoj se kėtė sezon mund t’ia dal mė mirė se nė dy sezonet e fundit. Po punoj shumė nė kėtė drejtim”, ka thėnė Nani pėr Man United TV.

    “Jam shumė i lumtur qė jam kėtu. Kam mundėsi tė shėnoj mė shumė gola. E di se nėse punoj mė shumė ēdo ditė dhe ēdo ndeshje, mund t’ia dal edhe mė mirė, dhe vėrtet shpresoj se do tė shėnoj mė shumė gola kėtė sezon”, ka shtuar mė tej mesfushori portugez.

  4. #933
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ferguson: "Ronaldo ndoshta kthehet"

    Traineri i Manchester United nuk i mbyll dyert portugezit, perkundrazi ai shpreson ne nje rikthim te tij ne te ardhmen

    Rikthimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United nuk eshte nje hipoteze per t’u perjashtuar. Per kete eshte i bindur traineri i Manchester United i cili ne nje interviste te dhene shprehet:

    “Cristiano mund te kthehet, nuk i dihet. E ka dashur shume kete skuader dhe ne gjashte vite nuk ka humbur as edhe nje here stervitjen. E mira per te eshte ende perpara, eshte vetem 24 vjec”.

    Me pas traineri i Djajve leshon disa fjale mjaft te mira ne drejtim te yllit portugezit: “Largimi i tij eshte nje humbje e madhe. Ai eshte me i miri. Eshte me i mire se Kaka’ apo Messi. Kontributi i tij ne ‘zonen gol’eshte mjaft i madh, ka karakteristika te pabesueshme. Shenon, jep assist, futet mjaft mire ne zone, godet me koke. Eshte pa dyshim ‘nje makine golash’.

    Sigurisht i forte, por per nivelet e Ronaldos, Carlos Tevez eshte shume larg. Ferguson thote per talentin argjentinas: “Ndoshta gabohem, por mendoj se Tevez nuk vlen 25 milion sterlina. Eshte nje futbollist mjaft i mire, kete e dime te gjithe, por kjo shume eshte e ekzagjuar per te”.

    Ndersa per Franck Ribery, emri i te cilit po permendet shume ne ‘Old Trafold’, si zevendesuesi perfekt i Ronaldos, Ferguson shprehet: “Kemi biseduar me Bayernin per te, por ato e konsideojne francezin te paprekshem”.

  5. #934
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Inter, Lucio ne Los Angeles

    Braziliani: "Krenar qe jam ketu"

    Interi tani ka nje tjeter lojtar ne rradhet e saj. Mbrojtesi brazilian Lucio eshte bashkur me skuadren zikalter ne Los Angelos ku eshte pritur nga Bady Moratti dhe nga drejtuesi administrativ Paolillo. Me pas ai ka takuar skuadren dhe trainerin Mourinho.

    “Jam krenar te bashkohem me nje klub si Interi”- eshte shprehur kapiteni i kombetares braziliane ne mikrofonat e Inter Channel. “Jam ketu per te dhene me te miren dhe per te arritur fitimin e sa me shume trofeve”.

    Ora ne Europe ishte rreth 4 e mengjesit kur Lucio, i cili vinte nga Gjermania u akomodua ne hotelin Four Seasons ne Beverly Hills, hotelu ku gjendet dhe pjesa tjeter e lojtareve zikalter.

    “Dua te arrij sa me shume fitore me kete klub”- vazhdon Lucio. “Eshte e vertete qe pas disa ditesh ne Boston do te takoj shoket e mi te kombetares, Julio Cesa dhe Maicon, por mund te the qe njoh dhe shume kampione te tjere zikalter te cilet vitet e fundit i kam patur perballe dhe ne fushen e lojes”.

    Nderkohe, gjate nates midis te martes dhe se merkures, Mourinho do te kete perballe rivalin e tij, ish-milanistin Ancelotti, ne ndeshjen qe zikalterit do te zhvillojne perballe londinezeve te Chealsea ne Pasadena. Kane qene te shumta perplasjet ndemjet te dyve, sidomos kohet e fundit, ku njeri sulmonte me nje deklarate dhe tjetri kunderpergjigjej levizje ne merkato. Dhe tani Mourinho do te mundohet te paraqitet me mire se dy ndeshjet e para, ku ka marre nje barazim dhe nje humbje me penallti.

  6. #935
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    The Sun” e bėn problem: Vizat, Motherwell-Flamurtari ne rrezik

    Ndeshja e kthimit mes skocezėve dhe skuadrės vlonjate, e vlefshme pėr turin e dytė nė Ligėn Evropiane, eshte ne program te enjten. Tabloidi britanik shkruan se ambasada britanike nuk ka dhėnė ende vizat pėr futbollistėt vlonjatė.
    Vetėm pėr cėshtje burokratike, Flamurtari i Vlorės rrezikon tė mos e zhvillojė ndeshjen e kthimit me skocezėt e Motherwellit, e vlefshme pėr turin e dytė tė Ligės Evropiane. Vlonjatėt duhet tė mbėrrijnė nesėr nė Britaninė e Madhe pėr t’u pėrballur tė enjten me skocezėt e Motherėellit nė stadiumin “Airdrie”, por skuadra nuk ka marrė ende vizat nga ambasada britanike nė Tiranė. Ky problem ngrihet jo mė pak, por nga tabloidi britanik “The Sun” nė artikullin e titulluar "Visa chaos could stop Euro clash" (Kaosi i vizave mund tė ndalojė pėrplasjen evropiane). “Tė gjithė shqiptarėt tė cilėt hyjnė nė Britaninė e Madhe duhet tė pajisen me viza por, deri tani ambasada britanike nė Tiranė ka refuzuar dhėnien e vizave deri sa tė bėjė hetime tė mėtejshme”, shkruan tabloidi britanik.
    Presidenti i Flamurtarit, Shpėtim Gjika ka thėnė pėr “The Sun” se ambasada britanike ne Tirane ka kėrkuar deklarimin e tė gjithė lojtarėve si punonjės pėr shkak tė taksave. Ne jemi tė habitur nga ky dhe vetėm mund tė shpresojmė se ambasada britanike tė pranojė dokumentet tona nė kohė, sepse ne kemi njė afat kohor tė ngjeshur. Nė qoftė se ata vazhdojnė tė shtyjnė dorėzimin e vizave ka rrezik real qė mund tė humbasim lojėn”, citohet nga “The Sun”, Shpėtim Gjika.
    Njė zėdhėnės i ambasades britanike nė Tiranė ka thėnė pėr gazetėn britanike se: "Aplikimi pėr viza ėshė marrė tė premten dhe po shqyrtohen dokumentet. Klubi do tė marrė pėrgjigje shpjet”. Gjithcka pritet tė zgjidhet Brenda ditės sė sotme, ose maksimumi nesėr paradite, nė mėnyrė qė vlonjatėt tė kenė mundėsi tė udhėtojnė nė kohė pėr ndeshjen. Nė tė kundėrt mund tė ketė shtyrje, nė varėsi tė asaj qė do tė vendosė UEFA.

  7. #936
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Tirana shkaterrohet nga Stabaek

    Tirana eshte larguar nga Liga e Kampioneve duke mos kaluar asnje tur. Bardheblute jane shkaterruar 4-0 nga Stabaeku duke u bere skuadra e dyte shqiptare pas Dinamos qe i jep lamtumiren arenes Europiane.
    Kampionet shqiptare kane bere nje paraqitje shume te dobet, duke u rezistuar vetem 14 minuta norvegjezeve te cilet kaluan ne avantazh me Segerstrom.

    Dy minuta me vone eshte serish ky lojtar qe perfiton nga hutimi i mbrojtjes duke dyfishuar rezultatin. Ne minutat e fundit te pjeses se pare eshte Berglund qe shenon golin e trete.

    Edhe ne pjesen e dyte eshte skuadra e Stabaek ajo qe kerkon te shenoje serish, madje ne te 55 minute gjen golin me Farnerud.

    Tentativa e vetme e Tiranes eshte ajo e Abilaliaj cili nuk arriti te shenoje golin e nderit per bardheblute.

    Nderkohe kane mbetur edhe dy skuadra shqiptare ne Europe, Vllaznia dhe Flamurtari qe garojne ne Europa Lige. Vlonjatet do te perballen te enjten me Madheruellin, ndersa per shkodranet ndeshja e kthimit me Rapidin e Vjenes duket se do te jete me shume stervitore, pas humbjes 5-0 ne ndeshjen e pare.

  8. #937
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arsenal, Nasri thyen kėmbėn, do mbetet 3 muaj jashtė

    Sikur tė mos mjaftonte kėrkimi i njė sulmuesi pas largimit tė Adebayor, “Topcinjtė” duhet tė hidhen nė merkato pėr tė gjetur edhe njė mesfushor tė denjė

    Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri do tė mungojė nė fillimin e sezonit, pasi ka thyer kėmbėn gjatė stėrvitjes sė tė martė nė kampingun e Austrisė. “Nasri ka pėsuar njė frakturė tė rėndė gjatė seancės stėrvitore tė mėngjesit”, ka konfirmuar njė komunikatė nė faqen e internetit tė klubit tė Premier League.

    Nė kėtė mėnyrė, sikur tė mos mjaftonte kėrkimi i njė sulmuesi pas largimit tė Adebayor, “Topcinjtė” duhet tė hidhen nė merkato pėr tė gjetur edhe njė mesfushor tė denjė.

    Arsenali ka bėrė tė ditur se lojtari i pėrfaqėsueses franceze, i cili luajti 44 ndeshje gjatė sezonit tė fundit, do tė qėndrojė larg fushve tė futbollit pėr tė paktėn tre muaj.

  9. #938
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chelsea mposht Interin

    Chelsea ka shėnuar fitore prej 2-0 kundėr Interit nė kuadėr tė ndeshjeve pėrgatitore parasezonale nė turneun World Football Challenge, qė po zhvillohet nė Pasadena tė Kalifornisė.

    Sulmuesi nga Bregu i Fildishtė, Didier Drogba, kaloi Blutė nė epėrsi (11’) duke mposhtur portierin Belec me njė gjuajtje nga 23 metra.

    Nė minutėn e 50-tė u akorduar penallti nė favor tė Chelseat, pasi qė Burdisso preku topin me dorė, ndėrsa i pagabueshėm nga pika e bardhė ishte Frank Lampard, i cili vendosi rezultatin e pėrfundimtar tė kėtij takimi.

  10. #939
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mascherano dėshiron tė transferohet te Barcelona

    Agjenti i Javier Mascheranos thotė se klientit tė tij nuk i pėlqen jeta nė Angli dhe dėshiron tė transferohet te Barcelona.

    Mesfushori i Liverpoolit kėrkohet nga Blaugranėt, mirėpo trajneri i Redsave, Rafael Benitez, i ka thėnė JO kėtij transferimi.

    Megjithatė, agjenti i lojtarit thotė se klienti i tij dėshiron tė luajė pėr trekampionėt.

    “Barcelona ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr t’u realizuar, pasi qė Javier dėshiron tė shkojė nė Spanjė. Ai ėshtė lodhur me jetėn nė Angli”.

    “Liverpooli refuzon ta shesė, mirėpo kjo mund tė ndryshojė nėse vjen njė ofertė e madhe”, ka thėnė agjenti.

  11. #940
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ancelotti: Beckham teknikisht mė i mirė se Kaka

    Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka lavdėruar mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham.

    “Beckham ėshtė njė lojtar i shkėlqyeshėm, por jo i jashtėzakonshėm. Sidoqoftė, ai mė bėri pėr vete me qėndrimin dhe karakterin e tij. Nė fushė ai i sheh gjėrat shumė para lojtarėve tė tjerė dhe vizioni i tij i lojės ėshtė shumė pėrtej kohės kur ai luante me Manchester United”, ka thėnė Ancelotti.

    “Ai nuk duhet t’ia ketė lakmi askujt, as edhe njė lojtari si Kaka nė pozitėn e tij. Ai ėshtė mė i ngadaltė, por mė i fuqishėm se Kaka si taktikisht ashtu edhe teknikisht”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •