Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 97 of 232 FirstFirst ... 477287929596979899102107122147197 ... LastLast
Results 961 to 970 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #961
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Galaxy: Beckham i acaruar nga ofendimeve

    Mesfushori: 'Nuk me pelqeu fakti qe im bir ishte i pranishem ne nje skene te tille'

    David Beckham nuk eshte aspak dakort. Mesfushori anglez nuk mund ta kaperceje ofendimet qe iu bene ne ndeshjen qe skuadra e tij, Los Angeles Galaxy zhvilloi perballe Milanit, ndeshje ne te cilen ‘the Spice Boy’ ishte nga me te miret ne fushe, i spikatur si gjithmone per topat e gjate te leshuar ne menyre mjaft precize. Il Becks eshte ofenduar nga tifozet dhe shprehet se nuk eshte penduar absolutisht per ate zenke qe bere me disa prej tyre.

    “Nga ana ime nuk ka pasur asnje gabim”- shprehet David, “Perkundrazi, duhet te jene disa njerez qe duhet te ndryshojne sjelljen e tyre. Nuk jam ai qe duhet te ndryshoj, pasi nuk kam c’te ndryshoj. Une luaj me idene e te dhenit te me mires sime dhe mendoj se gjithmone e arrij”.

    “Ajo qe mua me inatos me shume eshte fakti qe djali im ishte i pranishem ne ate skene. As nuk e lexoi, as nuk e degjoi ne lajme, ai ishte i pranishem. Kjo me ben te luaj mendsh. Mendoj se ishte dicka vertet fyese per mua”.

  2. Advertise Here
  3. #962
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan: duel Trezeguet-Huntelaar

    Kush eshte ‘Mister X’? Por mes ketyre mund te dale fitues Borriello

    “E verteta? Nuk jemi perforcuar aspak. Perkundrazi…”- eshte shprehur Leonardo. Merkatoja hyrese e kuqezinjve permban emrat e Onyewu, Abate, Di Gennaro dhe disa te rinj. Keto levizje nuk eshte se e kenaqin shume trainerin. Dhe ai sulmues i shumepritur kur do vije? Dhe me sakte kush do jete? Dzeko tashme eshte i humbur, po ashtu duket dhe Luis Fabiano. Mundesite e mbetura jane Huntelaar nga Reali Madridit dhe Trezeguet nga Juventus.

    Fillojme nga ky i fundit. Bomberi bardhezi mund te jete me i frytshmi per skemen 4-3-3 me Ronaldinhon dhe Paton si partnere sulmi. Kualitetet e francezit nuk diskutohen, por duhet pare gjendja e tij, pasi tashme ai eshte 32 vjec dhe ne sezonin e fundit u shfaqen disa probleme fizike, te rralla ne karrieren e tij.

    “Vlera e merkatos per Trezeguet”- shprehet agjenti i tij Antonio Caliendo. “Rrotullohet tek 7-8 milion, por duke pare dy vitet e kontrates qe ai ka me Juventusin, klubi bardhezi mund te kerkoje edhe 10 milon. Pak si teper per kuqezinjte.

    Tashme gjithcka duket e mbyllur per Luis Fabianon (oferta e kuqezinjve prej 14 milion eurosh nuk u pelqye aspak nga Sevilla). Alternativa tjeter, Klaas Jan Huntelaar, i datelindjes 1983 mund te jete nje zgjidhje e mire per kuqezinjte. Hollandezi, pas blerejeve faraonike te Florentino Perez eshte vene ne merkato. Dukej i sigurt kalimi i tij tek Shtutgarti, por pas refuzimit te vete futbollistit, i cili kerkon nje klub me te mire, kjo ide u hodh poshte.

    Meqe Milan nuk shpenzoi per Luis Fabianon, do te jete e gatshme ta beje per Huntelaar? Duket e veshtire edhe pse jo e pamundur.

    Ndoshta celesi i sulmit kuqezi mund te jete dhe Marco Borriello. Nese ai do te kthehej ne nivelet e vitit kur luante per Genoan do te ishte nje zgjidhje mjaft e mire.

  4. #963
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Barcellona-Real Madrid 8-3

    Sipas nje ankete mjaft te detajuar vetem Casillas, Kaką dhe Benzema qendrojne ne formacionin te el Clasico

    Barcellona-Real Madrid, el Clasico, do te jete ndeshja e Shekullit. Te gjithe e presin me padurim.Sipas nje ankete mjaft te gjere eshte nxjerre dhe njembedhjeteshja ideale mes ketyre dy skuadrave, e cila eshte e paraqitur me poshte.

    (4-3-3): Casillas; Dani Alves, Piquč, Puyol, Maxwell; Tourč, Xavi, Iniesta; Kaką, Benzema, Messi. Trainer: Guardiola

    Sipas anketimeve ky eshte formacioni ideal. Emra blaugrana kudo, me vetem tre ‘Blancos’ te perfshire. Casillas ne porte, Kaką dhe Benzema ne linjen e sulmit. Keto jane te vetmit te perfshire ne formacionin ideal. Jane per t’u permendur disa te dhena. Casillas ka lene shume prapa Valdes (91%-9%). Dani Alves shume prane me Sergio Ramos, arriti te fitonte vendin per shume pak(51%-49%). Ndersa Puyol ka qene mjaft superior ndaj Pepe (93%-7%).

    Ne mesfushe, treshja braziliane, Toure, Xavi, Iniesta kane lene prapa Lassana Diarra, Gao dhe Graneiron. Ndersa Sneijder nuk bente aspak pjese ne kete ankete, si pasoje e formes se tij mjaft te dobet kohet e fundit dhe te sfidonte nje si Iniesta ishte e pamundur.

    Vetem ne repartin e avancuar mund te thuhet se Reali ka arritur dicka. Te besuarit e Pellegrinit(i cili eshte mundur thelle nga Guardiola 95%-5%), kane arritur te dominojne kete repart, fale Kaką-se, i cili ka mundur Ibrahimovic (59%-41%) dhe Benzema, i cili ka lene prapa shokun e tij te kombetares, Henry(63%-37%). I vetmi katalanas ne kete repart eshte talenti Leo Messi, me shume mundesi Topi I Arte kete vit, i cili ka lene prapa ish-fituesin e Topit te Arte, vitin e kaluar Cristiano Ronaldo (73%-27%).

  5. #964
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana, arrihet marreveshja me Sanderlendin

    Lorik Cana eshte lojtari i Sanderlendit me te cilin ka arritur nje marreveshje per nje kontrate 4-vjecare.
    Pas me shume se nje muaji ne merkaton e veres, futbollisti i kombetares shqiptare dhe kapiteni i Marsejes ka vendosur per te kaluar ne kampionatin e tij te preferuar, Premier Ligen.

    Skuadra franceze ka perfituar 6 milione euro nga kartoni i Lorik Canes, ndersa vete mbrojtesi i kombetares kuqezi, sipas mediave britanike do te perfitoje 2.5 milione euro ne vit.

    Kjo eshte blerja me e shtrenjte ne historine e Sanderlendit dhe padyshim Cana do te jete lojtari me i paguar, pohon presidenti i skuadres angleze.

    Per te bindur ish-kapitenin e Marsejes, Canes i eshte ofruar serish nje pozicion i tille, pra shiriti i kapitenit dhe ne te njejten kohe numri 19 qe vete futbollisti shqiptar e ka kerkuar.

    Aktualisht Lorik Cana ndodhet ne Amsterdam ku eshte grumbulluar edhe skuadra e Sanderlendit, per te kryer vizitat mjekesore.

    Ne kete kontrate te re, ku firma pritet te hidhet mbremjen e sotme, ka nje klauzole sipas te ciles futbollisti shqiptar mund te jete i lire te largohet ne fundin e sezonit te ardhshem nese do te kete oferta konkrete nga ndonje skuader e madhe si Arsenali apo Liverpuli, te cilat u perfolen edhe ne merkaton e kesaj vere.

  6. #965
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ibra: “I lumtur si nje femi”

    Suedezi do te jete ne Spanje te dielen, teksa Guardiola e pret me ankth

    “Jam i lumtur si nje femi dhe kam nje deshire te madhe te luaj me Barcen. Mezi po pres”- shprehet Zlatan Ibrahimovic, i cili tani gjendet ne Malmoe duke shijuar disa dite pushimi. Tashme suedezi, nje lojtar i afirmuar i Barces do te shkoje ne katalonje te dielen per t’iu nenshtruar vizitave mjekesore dhe per te dhene konfirmimin e fundit.

    Nderkohe nga Camp Nou, Guardiola ‘ne ankth’ shprehet: “Pres me te miren nga ai. Eshte nje lojtar I madh, por nuk dua te bej komente te tjeta perpara se gjithcka te jete zyrtare. Nese do te vije tek ne, shpresoj te pershtatet ne futbollin spanjoll dhe te jape me te miren e tij”-perfundon traineri i Barces.

    Prezantimi i Ibres do te behet te henen ose te marten ne Camp Nou, perpara tifozeve qe e presin me padurim.

    Ibra nderkohe po shplodhet ne Malmoe, ne shtepine e se emes, bashke me gruan dhe femijet ne prtije per t’u nisur per ne Spanje. ‘Marreshja e veres’ tashme eshte pune e mbaruar.

  7. #966
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mourinho: "Eto'o me pelqen me shume se Ibra"

    Mourinho: "Nuk mund te humbasim Maicon"

    “Eto-o me pelqen me shume se Ibra. Nese do te thoja te kunderten do t’i hapja shume probleme shoqerise sone”. Keshtu, Jose Mourinho, ne mikrofonin e Sport Mediaset, komenton shkembimin e sulmueseve me Barcelonen.

    “Heshtja ime keto dite ka qene pozitive per te gjithe. Por me Morattin kam folur 4-5 here. Per cfare kemi folur? Pak rendesi ka.

    Me pas ‘the Special One’ shprehet: “Eto’o eshte nje fitues, eshte nje lojtar mjaft i mire dhe jam shume i lumtur qe do e kem ne skuader. Hleb? Edhe ai do te vije tek ne. Maicon? Nuk mund ta humbasim. Nese ai iken, do i kerkoj te me marre me vete”-perfundon ai.

  8. #967
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Leonardo: “Skuadra u paraqit mire”

    “Me dy levizje mund te bejme gjera te medha

    Leonardo, edhe pas humbjes 2-1 me Chealsea, eshte i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij: “Skuadra u paraqit mire. Beme disa levizje shume te mira ne fushen e lojes. Kjo eshte shume e rendesishme per progresin tone”.

    Traineri brazilian shikon qe skuadra e tij po permiresohet edhe pse nuk harron se theni qe duhen disa permiresime ne grup: “Jam i kenaqur. Po ndodh nje permiresim konstant ne loje. Edhe pse humbem jam mjaft i kenaqur pasi skuadra kishte ndeshjen ne kontroll gjate tere kohes. Me dy ndryshime te sakta, nje ne mbrojtje dhe nje ne sulm ne mund te arrijme gjera te medha”-shprehet ai.

    Nje dicka te vogel edhe per merkaton, duke pare qe mesfushori Pirlo eshte gjithnje e me shume prane ‘Bluve te Londres’: “Shpresoj te mos largohet. Merkatoja eshte e hapur deri me 31 gusht dhe mund te ndodhin shume gjera, por ne kete rast nuk mendoj se do ndodhe gje”-perfundon ai.

  9. #968
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Donington, doktori triumfon ne proven zyrtare


    Valentino Rossi nuk di te ndalet me. Piloti italian i “Yamaha” eshte fitues i provave zyrtare edhe ne Cmimin e Madh te Anglise, pasi realizoi kohen me te shpejte duke i mundur te gjithe rivalet e tij.
    Ne pisten e Donington, gjithcka ndodhi ashtu sic shpresonte Doktori.

    Provat zyrtare u zhvilluan ne nje mot shume te mire, gje qe u shfrytezua ne menyre perfekte nga italiani, qe u tregua me i shpejte se te tjeret.

    Koha e realizuar nga Rossi ne keto prova ishte 1 minute e 28.116 sekonda.

    Ne vendin e dyte u rendit piloti spanjoll i “Honda”, Dani Pedrosa me 95 te mijtat me i ngadalte se Rossi, ndersa ne vendin e trete doli spanjolli tjeter Horge Lorenzo.

    Nuk shkoi me shume se vendi i katert australiani Caesy Stonner. Piloti i “Ducati” ishte i shkeputur nga Rossi me nje kohe e cila eshte 3 te dhjetat me e ngadalte.

    Renditja vazhdon me Andrea Doviciozo ne vendin e peste dhe Colin Eduards.

    Nje paraqitje mjaft te mire beri edhe Marco Melandri, qe i mbylli provat zyrtare ne vendin e shtate.

  10. #969
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Gp Hungari: Aksident i frikshem i Massa-s

    Nje pjese e makines se Barrichellos e ka goditur papritur ne kaske ferraristin, i cili ka dale menjehere jashte piste


    Aksident i frikshem per Felipe Massa-n ne cirkuitin e Cmimit te Madh te Hungarise, gare e cila zhvillohet ne Budapest. Gjate xhiros se tij, piloti i Ferrarit eshte goditur nga nje pjese makine e humbur nga Rubens Barrichello e cila po vervitej ne piste. Braziliani eshte goditur ne kasken mbrojtese.

    Menjehere pas goditjes ai humbi kontrollin e makines dhe u perplas me barrierat mbrojtese poshte nje gurpi tifozesh te Ferrarit. Ndihma e pare qe iu dha ishte mjaft e shpejte, teksa helikopteri u gjend menjehere ne piste dhe e dergoi ate ne spitalin me te afert ne kryeqytetin hungarez.

    Nga skuadra e kuqe ishin te gjithe ne ankth teksa Massa gjendje ne spital. Por me pas, dikush nga te kuqte foli: “Eshte mire, Felipe e ka marre veten. Eshte ende ne spital dhe po i bejne gjithe analizat e nevojshme. Eshte goditur tek kaska mbrojtese, humbi kontrollin e makines nga goditja dhe u preplas tek muret mbrojtese”.

    Me pas, nje zedhenes i Ferrarit, Luca Colaianni eshte shprehur: “Askush nuk ka faj, as Barrichello dhe as Massa. Goditja qe ai mori i kushtoi hiumbjen e kontrollit. A do garoje neser? Eshte ende heret per te pyetur, por duket mjaft e veshtire”-perfundon ai.



  11. #970
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    F1, Budapest: Alonso ne pole position

    Eshte e Fernando Alonsos koha me e mire ne Gp e Budapest. Spanjolli arrin te marre kete pole position pasi arriti kohen 1’21”569, duke arritur keshtu pas dy vitesh ne kete pozicion. Pas pilotit te Renault renditen dy pilotet e Red Bull, Vettel dhe Webber. Keto prova zyrtare u ndikuan nga nje aksident i frikshem i Ferraristit Felipe Massa, i cili doli nga pista me 200km/ore. I goditur ne kasken mbrojtese nga nje pjese e makines se Barrichellos, Massa humbi kontrollin dhe doli jashte piste, duke u ndalur tek barrirat mbrojtese. Asgje serioze per brazilianin, i cili do te humbase garen e neserme.

    “Gjithcka eshte nen kontroll. Felipe gjendet ne spital dhe po asistohet me se miri”. Keshtu eshte shprehur Stefano Domenicali, i cili ka qetesuar te gjithe per gjendjen e Massa-s, i cili do t’i duhej ta kaperceje garen e neserme. I kane shkuar me mire keto prova zyrtare ferraristit tjeter, Kimi Raikkonen, i cili do te niset nga vendi i shtate, duke lene prapa liderin e boterorit, Jenson Button me Brawn Gp.

    Shume prane podit, pra ne vendin e katert, eshte renditur kampioni i Botes ne fuqi, Lewis Hamilton me McLaren. Menjehere pas tij, ne vendin e peste renditet Williamsi i Nico Rosberg, i cili ka prapa McLarenin tjeter, ate te Heikki Kovalainen.

    Gp i Hungarise do te jete nje gare mjaft e rendesishme pasi mund te vendose fatin e ketij kampionati boteror. Nje dominim tjeter i Red Bullit do te thoshte rihapje te kampionatit, por nje rikthim i Brawn Gp, do te thoshte konfirmim i menjehershem.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •