Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 56 of 232 FirstFirst ... 63146515455565758616681106156 ... LastLast
Results 551 to 560 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #551
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Beckenbauer sqaron vendimin pėr shkarkimin e Klinsmann

    Presidenti i nderit i Bajernit tė Munihut, Franc Bekenbauer, ka shprehur keqardhje pėr shkarkimin e Jurgen Klinsmanit nga posti i trajnerit

    Por njėherėsh edhe ka sqaruar vendimin e marrė nga drejtuesit e klubit. “Dėm i madh qė Klinsmani nuk mbeti deri nė fund tė edicionit”.

    “Pėrpjekjet e tij ishin tė jashtėzakonshme, kurse angazhimi nė punė me skuadrėn ėshtė vėrejtur qė nga minuta e parė e ardhjes sė tij. Ai solli njė dimension tė ri nė klub, por nuk arriti tė sjellė rezultatet e pritura”, ka nėnvizuar Bekenbauer, duke shtuar:

    “Pėrveē kėsaj ai humbi respektin e drejtuesve tė klubit, por edhe tė vetė futbollistėve qė i drejtonte. Shihej qartė se skuadra mė nuk e vėzhgonte ēfarė thoshte ai. Futbollistėt bėnin ēfarė dėshironin, kurse kėto ishin shenjat e para tė rėnies sė sistemit. Ardhja e Hajnkesit ėshtė zgjedhje e qėlluar pėr ne”.

  2. Advertise Here
  3. #552
    Contributing Member kapia's Avatar
    Join Date
    21-01-2009
    Posts
    516
    Uploads
    1
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    pervec super sportit kush e trasmeton tjeTEr ndeshjen SHQIPERI -MALTE?
    dini gje?!

  4. #553
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayern, Rummennigge: Wenger ėshtė “rrėmbyes” fėmijėsh

    Arsene Wenger ėshtė njė nga trajnerėt mė tė njohur nė fushėn e zbulimit tė talenteve por tani ėshtė akuzuar nga presidenti i Bayern

    Francezi qe udheheq Arsenalin ka zbuluar jo pak te rinj premtues, te cilet i ka mesuar si te luajne ne fushat e veshtira te Premier League dhe per kete ka marre vleresime nga shume kolege e lojtare. Por nje nga personalitetet me te larta te futbollit boteror del kunder kesaj mendesie, duke hedhur “shigjeta helmi” ndaj trajnerit farncez.

    Presidenti i Bayern Munchen, Karl Heinze Rummenigge mendon se ne jo pak raste, veprimet e Wenger per te marre qe ne moshe te re lojtaret, nuk jane me vend.

    “Duhet te bejme kujdes ndaj gjerave te tilla pasi ky veprim shume mire mund te quhet dhe trafik femijesh. Duhet ta ndalojme nje gje te tille. Nuk eshte e padrejte qe ne ndonje rast kete fenomen ta cilesojme si rrembim.

    Cesc Fabregas eshte shembulli me i mire per kete. Ai u rrit tek Barcelona dhe ne moshen 15 vjecare u mor nga katalanasit falas sepse ne ate moshe ai nuk mund te firmoste nje kontrate pasi nuk kishte mbushur 16 vjec”, shprehet Rummenigge.

  5. #554
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo kėrkon 800 ndeshje me Manchester United

    Portugezi i Manchester Uited kerkon te thyeje cdo rekord me skuadren ku aktualisht po shkelqen, duke i dhene nje mesazh negativ spanjolleve te Real Madrid

    Cristiano Ronaldo nuk njeh kufij. Objektivi me afatgjate per te eshte te thyeje rekordin e Ryan Giggs me 800 ndeshje me fanelen e United qe per me teper do vazhdoje te rritet sepse uellsiani eshte ende nje lojtar ne aktivitet te plote. Takimi i djeshem i Champions League kunder “topcinjve” e rrumbullakosi ne 800 numrin e ndeshjeve per Giggs me fanelen e Manchester United, kufi te cilin deshiron qe nje dite ta kaloje edhe Cristiano Ronaldo.

    Ne nje interviste dhene per tabloidin “The Sun”, luzitani nuk kursehet ne levdata per shokun e skuadres, i cili eshte shpallur edhe lojtari me i mire i sezonit.

    “Eshte nje arritje e pabesueshme dhe mendoj se e ka merituar edhe cmimin e lojtarit me te mire, sepse ka zhvilluar nje sezon fantastik, duke ndihmuar skuadren te shenoje sa me shume. 800 ndeshje jane shume por shpresoj qe nje dite te jem si ai”, shprehet portugezi, duke nenkuptuar se deshiron te jete perjetesisht nje “Red Devils”.

  6. #555
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    City do tė bėjė ofertė pėr Robbenin...

    Sipas tablodit britanik "The Daily Mirror", pasanikėt nga Liga Premier, Manchester City, nė fund tė sezonit do tė bėjnė njė ofertė pėr anėsorin e Real Madridit, Arjen Robben.

    Holandezi nuk bėn pjesė nė planet e presidentit nė ardhje Florentino Perez, prandaj madrilenėt do tė shqyrtojnė ofertat pėr largimin e tij.

    Pritet qė City tė ofrojė 20 milionė euro pėr shėrbimet e Robbenit, ndėrsa kjo vlerė do t’i kėnaqė kėrkesat e Los Blancos.

    Pėrveē Cityt, edhe Inter dėshiron shėrbimet e holandezit, i cili gjatė qėndrimit te Chelsea nuk kishte kaluar formėn mė tė mirė, prandaj Jose Mourinho dėshiron ta shfrytėzojė tani.

  7. #556
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Carlos Tevez: Mund tė kaloj nė Spanjė...

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, edhe njė herė e ka bėrė tė ditur se ardhmja e tij te kampioni i Ligės Premier nuk ėshtė e sigurt, ndėrkohė qė ai mund tė transferohet pėr njė aventurė nė Spanjė nė fund tė kėtij sezoni.

    “Ėshtė e vėrtetė se kam kaluar shumė kohė nė bankėn rezervė dhe dėshiroj tė luaj mė shumė. Mirėpo secilėn herė qė mė jepet mundėsia bėj gjithēka qė mundem dhe i shfrytėzoj tė gjitha pėrparėsitė e mia”.

    “Personalisht e shoh veten mė shumė larg Unitedit, sesa qė do tė qėndroj. Nuk kam arsye ta gėnjej askėnd, sidomos tifozėt tė cilėt mė pėrkrahin shumė dhe nuk dėshiroj t’i gėnjej ata’.

    “Derisa e mbaj fanellėn e Unitedit, do ta lė shpirtin tim nė fushė. Por nuk e di se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Do tė dėshiroja tė shkoj nė Spanjė, mirėpo ende nuk e di se ēka do tė ndodhė”, ka thėnė argjentinasi pėr “Cadena COPE”.

  8. #557
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!



    Theo Walcott nė listėn e Juventusit...

    Mediat italianė spekulojnė qė kohės sė Claudio Ranierit te Juventusi po i vjen fundi, ndėrsa ish-mesfushori bardhezi, aktualisht trajner i Barit, Antonio Conte, pritet ta marrė drejtimin e Zonjės sė Vjetėr.

    Sipas “Corriere dello Sport”, me ardhjen e Fabio Cannavaros, mbrojtja e Juves do tė duket mė stabile, ndėrsa Bianconerėt planifikojnė forcimin e mesfushės dhe sulmit.

    Talenti i Arsenalit, Theo Walcott, ėshtė futur nė listėn e ngushtė tė lojtarėve tė cilėt do tė transferohen kėtė verė, ndėrkohė qė mesfushori i Valencias, David Silva, dhe asi i Werder Bremenit, Diego, vazhdojnė tė jenė nė listėn e dėshirave tė Juves.

  9. #558
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ronaldo: Real do mposhtė Barcelonėn 2:0 nė “El Classico”

    Sipas sulmuesit brazilian Ronaldo, nė superndeshjen e sė shtunės, Real Madrid do fitojė ndaj Barcelonės 2-0 me golat e Ramos dhe Raul

    Ish sulmuesi i kombėtares braziliane, Ronaldo, sipas tė gjithėve sulmuesi mė i mirė i planetit nė fund tė shekullit tė kaluar i cili aktualisht luan nė skuadrėn e Korintiasit, kėtė vikend me mendje do tė jetė nė “Santiago Bernabeu“.

    Tė shtunėn mbrėma nė atė stadium do tė takohen Real Madridi dhe Barcelona nė "El Clasico-n", e popullarizuar, ndėrsa fitorja eventuale e Realit do tė shkurtonte diferencėn e pikėve nė vetėm njė nė favor tė liderit aktual – Barcelonės. Ronaldo gjatė karrierės sė tij ėshtė paraqitur madje nė tetė takime "El Clasico", dy nė fanellėn e Barcelonės dhe gjashtė nė atė tė Realit, duke shėnuar pesė gola, njė si futbollist i Barcelonės dhe katėr si sulmues i Realit.

    Kėsaj radhe nuk hamendet fare se kush do ta fitoi derbin e madh dhe pėr cilin ekip do tė anoj. “Unė nė zemėr jam madrilen. Do tė simpatizoi pėr Realin dhe natyrisht se do ta shikoi ndeshjen nga Brazili” ka thėnė sulmuesi i famshėm brazilian i cili nė 11 takime pėr Korintiasin ka shėnuar madje nėntė gola.

    "Real Madridi do tė fitojė 2:0! Barcelona ka skuadėr tė shkėlqyeshme qė po lufton pėr trofe nė tė gjitha garat, por brohoritjet nga tribunat e “Santiago Bernabeu” shkatėrrojnė edhe rivalėt mė tė fort. Shumė mirė e di se si po e presin futbollistėt e Realit atė ndeshje dhe mendoi se janė nė pėrparėsi. Pėrndryshe pres njė luftė tė vėrtetė tė kėtyre dy klubeve pėr titullin e kampionit qė do tė zgjatė deri nė sekondat e fundit tė kampionatit” pėrfundoi 32-vjeēari, Ronaldo.

  10. #559
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Domenech kundėr Ancelotti, nė lojė ēėshtja “Gourcuff”

    Trajneri i kombėtares franceze Raymond Domenech kritikoi teknikun e Milanit, Ancelotti pėr mesfushorin Gourcuff qė ėshtė huazuar

    Raymond Domenech hidhet ne sulm kunder kolegut Carlo Ancelotti. Tekniku i kombetares se Frances ka dhene nje interviste per revisten “So Foot”, duke e kritikuar numrin nje te stolit te Milanit per ceshtjen e mesfushorit te talentuar, Yoann Gourcuff, i cili eshte dhene ne forme huaje tek skuadra franceze e Bordose.

    “Eshte nje lojtar i madh por menderisht i dobet”, tha pak kohe me pare Ancelotti, duke ngjallur zemerimin e Domenech. “Nje lojtar qe masakrohet ne menyre te tille nga trajneri nuk mund te gjeje asnje motivim. Ancelotti e gjykon ne nje kontekst te vecante dhe ndoshta per te nuk ishte i matur. Gourcuff eshte vetem 22 vjec dhe ka shume pune per te bere qe te permiresohet, prandaj ajo qe thote Ancelotti nuk ka asnje kuptim. Eshte e rende dhe ne nje kendveshtrim edhe e pandershme”, thekson tekniku i nenkampioneve te botes.

    Yoann Gourcuff ka treguar rritje ne lojen e tij gjate sezonit te fundit, duke u bere lideri i Bordose e cila ndodhet vetem 2 pike larg Marsejes se vendit te pare. Ne ndeshjen e fundit ndaj Renes, ai shenoi dy gola te mrekullueshem, duke i dhuruar nje fitore gati te pabesueshme 3-2 skuadres se tij qe luajti pjesen me te madhe te takimit me 10 lojtare.

  11. #560
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Afron Real Madrid- Barcelona, Raul kėrkon vetėm fitore

    Kapiteni dhe simboli i madrilenėve, Raul Gonzales ka karikuar skuadrėn pak orė nga nisja e sfidės Real-Barcelona nė “Santiago Bernabeu”

    Reali i Madridit do te prese te shtunen ne mbremje Barcelonen ne “Santiago Bernabeu”, ne nje sfide ku pritet te vendoset titulli kampion ne Spanjes. Skuadra madrilene ka kater pike me pak se ekipi katalunjas dhe “El Clasiko”.

    Kapiteni I Realit te Madridit, Raul Gonzales eshte shprehur perpara kesaj sfide se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite per te fituar kete ndeshje, e cila do te afronte titullin kampion. “Kjo ndeshje eshte gjithmone spektakolare, por tani eshte edhe e rendesishme per te dyja skuadrat. Te gjithe e dime mire kete dhe do te zbresim ne fushe per te fituar”, ka thene Raul.

    Ne ndeshjen e pare te zhvilluar ne “Kam Nou” Barcelona fitoi me rezultatin 2-0, por sipas Raul sfida do te jete ndryshe. Reali ka fituar 18 nga 19 ndeshjet e fundit dhe kerkon te ruaje kete ecuri edhe ne ndeshjen kunder rivaleve te perjetshem.

    “Gjate gjithe ketij sezoni te dyja skuadrat kane patur nje ecuri shume te mire, por ne javet e fundit ne kemi qene me te suksesshem. Kjo na ben akoma me shume optimiste se I kemi te gjitha mundesite per te fituar kete ndeshje dhe me pas per te marre titullin kampion”, ka perfunduar kapiteni I Realit te Madridit, Raul Gonzales.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •