Valencia dhe Atletico ndajnė pikėt
Autori i golit tė barazimit pėr Atlecio Madrid, Maxi Rodriguez Atletico Madrid ka shėnuar mė minutat shtesė tė ndeshjes pėr tė barazuar 2-2 dhe pėr tė nxjerrė njė pikė nė derbin pėrballė Valencias nė Mestalla.
Valencia e pa veten nė disavantazh nė fillim tė ndeshjes, por u rikthye pėr tė avancuar nė 2-1 nė fund tė pjesės sė parė, pėr tė zhgėnjyer fansat vetėm nė minutat shtesė tė ndeshjes, kur pėsoi golin e barazimit.Sulmuesi argjentinas Sergio Aguerro ua solli epėrsinė e parė mysafirėve, duke shėnuar pas vetėm shtatė minutash lojė, pas njė asistimi nga Diego Forlan.Por vendasit pėrmbysėn rezultatin qė nė pjesėn e parė, duke shėnuar dy gola tė shpejtė. Sė pari Pablo Hernandez barazoi rezultatin nė minutėn e 25-tė, dy minuta mė pas, sulmuesi David Villa i asistuar nga David Silva.Kur u menduar se Valencia do tė ishte fitues i takimit, Maxi Rodriguez shėnoi nė minutėn e parė tė kohės shtesė, pėr tė heshtur publikun vendas.Barazimi ėshtė i treti pėr Atleticon, krahas dy humbjeve dhe asnjė fitoreje, ndėrsa i dyti pėr Valencian, krahas dy fiteve dhe njė humbjeje, tė cilėn e pėsoi nė ndeshjen e kaluar ndaj Getafes.






