
Originally Posted by
fiku75
Flm Pirati, por ajo qe na mledh ktu ne te gjitheve, eshte pasjoni per boten satelitore sepse ktu asnji smerr rroge, perveç atyre (disa te rregjistruar) qe bejne reklama per nje produkt edhe pse ska te ardhme, e reklamojn me gjith forcen qe munden sepse kane perfitime nga shitja e tyre sepse atje ku shiten (ne tirane psh) nuk ka 500 pika shitjeje, apo edhe mund te kete por importuesit jane eskluzivisht 1 ose 2 persona, dhe qe sa me shume shiten neper pika keto karta aq me shume fitojne keto persona, duke i hedhur dhe nje kocke atyre qe bejne reklama ktu neper forum.
po ta lexoni rregulloren e forumit eshte eskluzivisht e ndaluar te besh tregti ose reklame me qellim fitimi, dhe duke qene e ndaluar, keto persona dalin hapur duke bere gjoja se "kane degjuar" ose zogu i ka ciceruar ne vesh se kto karta apo kto sisteme do te durojne, do te zgjasin, do te kene te ardhme, etj etj dhe njerezit e besojne. kjo eshte nje menyre e berjes tregti pa shkelur rregulloren dhe s'mund ti besh ban asnjerit.
ndersa njerezit jane si peshqit ne det, dikush do ti haj kto rrena, dikush jo, dhe ne realitet kshu ndodh, dhe do te ndodhi dhe ne te ardhmen, sepse un kam 10 vjet t emira qe shof si dalin ne treg emra kartash dhe blihen dhe pasta njefare kohe, del seria2 e asaj karte sepse me demek ajo seria1 ska chip te mire te hapi me kriptimin e ri, por çfare ndodh? ktu skemi te bejme me freskim (update) por me nderrim(upgrade) dmth nese freskimi eshte falas, nderrimi eshte me lek.
dhe atehere keto tregtare (ne kte rast kompanite e medha boterore) pse mos ta shfrytezojne kte karrem kur ka "peshq" qe e pelqejne kte karrem????
un kam me shume se 10 vjet qe shikoj se çfare po shitet e se çfare po tregtohet, dhe sjam kunder shitjeve, te kuptohemi sepse ku ka kerkese ka dhe oferte, por kam dashur, dhe do te doja qe njerezit te ishin pak me ndergjegjshem me djersen e tyre, sepse keta tregtare nuk po i marrin nje grusht me fara luledielli, por parate e tyre, dhe ato karta nuk kushtojne nje dite pune, ndoshta per europjanet perendimore po, por per ne europjanet e ballkanit ndoshta eshte nje jave pune ose dhe gjys muaji pune. sa ja vlen barra qirane?
me falni se nga nje pergjigje e shkurter perfundova ne nje hartim pa fund.