
Originally Posted by
alkuaz
extension .pgm nuk do te thote asgje. eshte thjesht nje prapashtese apo zgjatim qe i kane vene skedarit per t'u njohur nga ODS loader. Pra mund ta kishte .pgm, ose .pgn, kjo nuk ka rendesi fare.
Ajo qe ka rendesi eshte qe ai eshte zhvilluar ne C++ (ose ambient te ngjashem) dhe eshte i ansembluar qe do te thote qe kodi origjinal eshte kompiluar per t'u kthyer ne gjuhe makine qe eshte edhe gjuha "primitive" qe kupton aparati.
Do te thote qe dy jane opsionet:
1. Gjendet aparat klon i ods2000c dhe i hidhet flashi i klonit.
2. modifikohet skedari .pgm qe te punoje pa kufizimin qe shkakton karta
opsioni i pare edhe pse kane kerkuar shume njerez, duket larg ne horizont.
opsioni i dyte, nese dikush ka mundesine te regjistrohet ne site e opentel, aty ka nje seksion te kufizuar ku edhe mund te shkarkosh programet per te gjithe aparatet qe ka prodhuar opentel midis te cileve edhe ods2000c. keta djemte qe thyejne website, mund te provojne te hyjne atje dhe ta shkarkojne.
nderkohe, une jam munduar te kuptoj kodin e programit duke shfrytezuar njohurite e mia ne programim dhe kam arritur vetem te bej aparatin te punoje pa karte por kanalet nuk kane numra dhe nuk eshte edhe aq stabel si modifikim.
po te kishim source kodin do ta kishim bere me kohe. e bukura eshte qe edhe vete DGA nuk e ka kete sepse me sa i njoh une ata djemte atje, nuk kane se cfare bejne me source kodin.