Pershendetje
1- Menu-> Setup-> Service searching-> Satellite Configuration ketu zgjedh 'many satellites via DiseqC Rotor' i jap save.
2- Me pas po te 'service searching' shkoj te 'Motor Setup' fus te dhenat e mia gjeografike: Longitude= X.YYY° East dhe Latitude= XX,YYY°North i jap save
3- Ne fund fus listen e Vhannibal dhe jam OK. Kjo sepse e kam montuar motorrin gati ne perfeksion.
Ne rastin tend nuk e di sa mire e ke montuar motorrin qe te veprosh pikerisht keshtu. Por ti mund te kalosh nga etapa e pare tek e treta dhe pastaj te e dyta, dmth ne fillim zgjidh 'many satellites via DiseqC Rotor' me pas hidh listen e kanaleve zgjidh nje kanal dhe me pas te 'Motor Setup' jepi 'next page' ketu ku lexon Direction me butonat e zerit te telekomandes levize motorin ne drejtim te East ose te West derisa te gjesh sinjal dhe pastaj jepi 'store' qe te rregjistrosh pozicionin perkates e me rradhe do gjesh satelitet e tjere e do ti rregjistrosh nje nga nje. Personalisht se kam bere asnjehere keshtu te pakten me Dreambox-in tim, vetem kur e mendoj me ze dhimbja e kokes.
Per mendimin tim, pasi te kesh zgjedhur opsionin 'many satellites via Diseqc Rotor' dhe pasi ti kesh hedhur listen e kanaleve zgjidh nje kanal te satelitit te pare(References) dhe gjej sinjalin me te mire te mundshem manualisht(me dore) duke levizur motorin se bashku me parabolen ...... sipas pershkrimit qe kam bere me pare per perdorimin e USALS e ke te tema e 'Manuale perdorimi......' Sateliti i pare ose i references varet nga vendi ku banon. Gjej ne google te dhenat e tua gjeografike Latitude dhe Longitude.Kujdes duhet te jene ne Decimal psh 19.483°E dhe jo 19°15'35"E. Nqs si gjen dot vete me thuaj qytetin ku banon se ti jap une te dhenat.
Nuk po futem per pjeset e tjera te konfigurimit si Cccam etj se ato i ke te tema e 'Manuale perdorimi........etj' Dhe aty jane thene me shume se nje here







