
Originally Posted by
Tirons
Pershendetje të nderuar anetare!
Kam ne plan te blej nje aparat dm800hd dhe dua te marr disa informacione ne lidhjen me tasin dhe kokat lnb.
Une kam nje saç me dy koka qe e ka blere plaku ne Itali ne vitin 1996, kemi qene nga te paret ne Tirane qe kemi patur nje saç te tille (me diameter te vogel) ndryshe nga ato sharpet klasike te medhej. E kemi instaluar vete ne ballkon dhe mezi gjetem atehere disa kanale (nja 25-30 u ben gjithsej), italianet, gjermanet, nja dy spanjolle, nja dy turq dhe nja dhjete arabe qe jepnin muzike, e mbajtem keshtu disa vite me vone humbem pozicionin, skishim as durim dhe e lam pas dore. Sot e kam akoma te vendosur kete sac ne ballkon (marka THOMSON), se bashku me dy kokat por nuk e kemi vene me ne pune, tentova ta beja prove para disa javesh por sdoli gje ne drite, ndoshta nga qe eshte shume i vjeter (rreth 16 vjecar i binte).
=> Diametrin e tasit sapo e mata (se manualet me kane humbur gjate viteve) dhe me rezultoi rreth 75 cm, ky lloj tasi me ben mua per dm800hd apo duhet te marr ne tas te ri, nqs duhet te blej tjeter sa ma rekomandoni diametrin qe te ngel i kenaqur? (Vendndodhja ime: Tirane, dikur nga Zogu i Zi, ne pallat).
=> Sic e thash ato kokat jane blere ne vitin 1996, nuk e kam idene se cfare parametrash kane (sepse edhe manuali me ka humbur) bejne po ti mbaje apo jane tejet te vjetra dhe bej mir te bleje koka te reja? Nese duhen te reja, cfare modelesh me sugjeroni (sidomos nga ju qe i keni blere ne Shqiperi) dhe sa kushtojne me afersi? Po ashtu ju lutem me thoni sa koka eshte mire qe te instaloje: 2, 3 apo 4? (kokat do ti veje ai robi qe do marr per instalimin dhe jo vete).
=> Cfar dyseqcu duhet te marr? Kam nje po eshte ndryshk fare dhe do te blej nje tjeter. Gjithashtu me thoni ku blihet dhe sa bejne me afersi?
=> Ne cilat satelite i kene drejtuar kokat ju (sat. kryesore) (si puna e Eutelsat, Astra etj..) dmth cilat kane kanale me interesante? Nqs ka mundesi me gjeni dot ndonje list me kanalet qe jep cdo satelit, po kanalet amerikane ku perfshihen?
Flm, dhe shpresoj te mos trembeni nga sasia e pyetjeve. :p
Artani.