Mbi bazen e RTI v1.0 E2 u leshua nje version i ri image E2 gecko per azbox.
fiku75 : ju kerkoj ndjesé,keni te drejte.Nuk do te perseritet me.
Gemini Project 3 - Image per AzBox HD bazuar mbi RTi core 1.0 Enigma 2
Ketu
Ndihme per te rekuperuar Azbox. Po perpiqesha te kaloja nga opensat ne enigma2. Karikova ne flash nje file patch.bin dhe i dhashe reboot. Pas kesaj te 5 opsionet zgjodha update usb. Pasi mbaroi dhe beri reboot me jep ne display te az ip e azbox. Me Azup po perpiqem t'i fus RC4, ose RC5 po nuk me merr asnjerin prej tyre. Thote "you have old kernel on your azbox". Jam ne nje pike qe nuk mund t'i fus perseri opensat. Cfare me keshilloni qe te bej qe te instaloj opensat perseri apo enigma2 te cilen doja te provoja?
Shkarko RTI 1.0 ose RTI fix.Nxiri file-t ne nje kartele ne desktop.Ne nje nga keto file ke programin Azup qe duhet(nuk njeh versionin kernel te Rt4 ose te tjerave).Hap programin duke vene ip e azboxs-it dhe duhet te kalosh aparatin in "Rescue mode"ku te tregon ne displey ip.Ne kete moment ngarko filen Rti 1.0 per ta instaluar ne dom +format area,kopy kernel.Se dekoderi nuk kalon ne Rescue mode -fike me celes (nga prapa)dhe sa fillon reboot mbaj shtypur butonin "Volum+".
Ndihma e Neimit ishte shume e vlefshme, po keshtu dhe sugjerimi i Albanit. Ne fakt sapo lexova post te Albanit dhe ne kete moment pasi arrite t'i fus Angle of Fire (enigma2) pasi personalisht nuk me entuziasmoi shume, vendosa te kthehem te opensat, por edhe ketu kam probleme, pasi nuk po arrij te vej Azbox ne rescue mode, dhe me del ne display vetem nje 100 dhe nuk ka sinjal tjeter. 100 del pasi tenton te rikarikoje enigma2 (Angel of fire). Jam akoma duke u perpjekur per tju rikthuer Opensat. FLM
Po perpiqem te ripristinoj fw zyrtar, arrij te komunikoj me ftp me Azbox, por per te futur 2 file te nevojshme per proceduren e ripristinimit update dhe
backup_kernel ky i fundit duhet futur ne kartelen MMP, te cilen une me ftp nuk e gjej. A ka ndonjeri ndonje ide si ta rekuperoj kete kartele MMP qe te vazhdoj me tej me proceduren e rekuperimit te fw?
Me duket se po ngaterron proceduren:Ne versionin E2 qe ke instaluar gjendet versioni i duhur Azup.Duke u nisur me kete program mund te kthehesh tek fw opensat.Besoj qe sic mendon ti nuk mund te "ripristinohet" fw,pasi E2 ka formatuar Dom dhe ka instaluar kernelin e vet.Duhet hapur programi Azup dhe te klikosh te instalosh fw opensat ne Dom(se do te kthehesh mbrapsht)ose penusb se do te besh dualbot.Programi dote kerkoj dy file (njera ndodhet brenda files zip E2 quhet "back to official--patch.e2 ) dhe versionin fw opensat file"patch.bin".Besoj keshtu do te arrish.Une e instalova ne nje pen usb v. 5306 ne dualboot.
Me ne fund pas kater ditesh arrita te rikthej versionin e meparshem zyrtar. Problemi qendronte ne nje Ip "te cuditshme" qe me nxirrte AZ kur futej ne RESCUE MODE. Them e cuditshme pasi gjate lidhjes me ftp, ip e AZ ishte 192.168.0.170, ndersa kur perpiqesha ta futja ne RESCUE MODE, me penen usb me brenda patch.bin, cuditerisht ip e AZ dilte 192.168.1.33, pra me dilte nga rrjeti i ruterit dhe gjate tentativave per t'i rikthyer fw zyrtar me AZup, keto te fundit rezultonin te deshtuara pasi problem ishte rrjeti. Sot ne mengjes me shkoi mendja per ta provuar me nje nje hub (por mund te zgjidhej edhe me nje kabull LAN te tipit kryq). Lidh PC-HUB-AZBOX, te rrjeti lan i jap komputerit IP tjeter ne konfigurim, 192.168.1.35. Ndez AZ, nderkohe qe pena usb me patch.bin ishte brenda, aparati hyn ne RESCUE MODE. Por nuk me shfaqet ne display IP e cuditshme, (ndoshta ngaqe kam stakuar tashme lidhjen me ruterin). ne display dilte vetem RESCUE MODE dhe asnje gje tjeter. Me aparat te ndezur i heq LAN e lidhjes me HUB dhe i fus LAN e ruterit. Ketu fillon drita jeshile. Shfaqet IP e cuditshme 192.168.1.33. I rifus LAN e HUB-it. Provoj rrjetin me DCC, rezulton OK. Ketu filloj operacionin e rikthimit te fw zyrtar me JAZUP (por besoj se do e bente edhe AZUP). Pasi flashon DOM, aparati ben restart dhe i jap ne fillim FORMAT AREA dhe me pas USB dhe fillon instalimi i fw opensat. Me pas cdo gje u rikthue si me pare pasi kisha bere save ne nje pene usb tjeter te gjitha listat e kanaleve, plugin etj.
Per mendimin tim personal, eshte akoma shpejt per te kaluar ne enigma2, pasi per aq sa arrita ta studioj, menune e setting i kishte shume me teper te komplikuara se opensat, por ajo qe nuk me pelqu me shume ishte fakti qe akoma nuk e arrinte rizolucionin 1080i, pra nuk arrinte te shfrytezonte maksimumin e ketij aparati. Pra le te themi punonte me trecerek kapaciteti nga ana e imazhit.
Por gjeja me e rendesishme qe nuk ma kane zene syte ketu, ndoshta dhe eshte thene, per te gjithe ata qe duan ta provojne enigma2, duhet te bejne patjeter HARDWARE ACCELERATION off te aparati pasi ne qofte se e kane ON dhe tentojne te instalojne enigma2, kjo do te rezultonte fatale per aparatin.
Shpresoj qe mos ndodhet asnje ne keto ngaterresa qe pata une me AZ, por ne rast se ndonjeri do te ndodhej ne kete pozicion, shpresoj se mund ta ndihmoj sadopak me keto qe kam shkruajtur. Falenderoj perseri Neim dhe Alban