
Originally Posted by
fillestari
Pershendetje Kapia
Arrita ti hap fotot.Ne radhe te pare urime , ma do mendja se te 26°E ke sinjal me te mire se me pare.
Persa i perket kendit vertikal te motorrit te sqarimi i pergjithshem i kam permendur te dy variantet edhe 40-41 dhe 49-50 tani eshte e qarte qe motorri yt funksionon me variantin 49-50 dhe ketu s’mund te luash me teper se ± 1° psh nqs e ke vene 50 mund ta cosh 49 gjithmone kur tubi ku ke vendosur motorrin eshte teresisht vertikal.
Tani po bej nje list te sateliteve qe ke kapur sipas fotove.Kete po e bej per te identifikuar problemin
Atehere duke nisur nga 21.6°E (qe eshte qendra jote) ne drejtim te Perendimit ti ke keto satelite;
19°E,16°E,13°E, 7°E , 5°E , THOR-in(se pashe ne foto por ma do mendja se e ke) , 7°W , 12°W, 22°W dhe 30°W te gjithe keto me USALS . Te Telekom 2D (8°W) kjo frekuence 11547 H 13850 qe pashe ne foto nuk egziston provoje me keto: 11106 H 6666 / 11178 H 27500 . Perfundimisht Perendimi sipas meje eshte OK megjithese te mungojne disa satelite (te pakten une si pash)
Tani duke nisur nga 21.6°E ne drejtim te Lindjes ke kapur keto satelite:
23.5°E (me Diseqs) , 26°E (me diseqs)
Te Astra 2A (28.2°E) nuk ke sinjal me transponder 10758 V 22000 sepse te ky satelit duke nisur nga 10714 H 22000 deri 10936 V 22000 duke perfshire edhe 10758 V 22000 nuk mund ti kapesh ne Shqiperi se nuk mbulohet zona me sinjal , provo 11222 H 27500 / 11224 V 27500 e ne vazhdim
Eurobird 1 (28.5°E) ok me usals , Hellas (39°E) s’ke sinjal me transponder 12688 H 27500 , provo nje here 12606 H 30000 po qe se ske rezultat provoje me diseqs si te 42°E
42°E (Diseqs) ketu ke sinjal te dobet ?
Tani 42° E me usals nuk futet fare?
Te posti 347 te kam dhene nje sugjerim dhe nje liste te transpondereve per satelitet e Lindjes e mira do ishte qe ti provoje sepse ne baze te rezultatit te tyre mund ta identifikoje me mire problemin dmth e rendesishme eshte te gjesh 53°E se pastaj do te duhet te shkosh ne 68.5°E
Tani ku mund te qendroje problemi?
1. Ne momentin qe ke shkuar te Eutel..21.6°E me telekomande hidhi nje sy motorrit nga poshte c’fare grade shenon ? e kam fjalen per kendin horizontal, gjithashtu kur te jesh ketu, koken lnb vendose sa me vertikalisht
2. Do shkosh ne Hispasat 30°W do shkosh te opsioni USALS dhe do shohesh shifren ne krah te GO TO si fotoja qe me ke derguar te posti 344, ky eshte polarizimi ose ajo qe rendom i themi rrotulimi i LNB majtas apo djathtas ( eshte e rendesishme ) te njejten gje do besh edhe te Eurobird1 (28.5°E) meqenese e ke kapur me usals
3. Shko te ndonje nga satelitet qe ke zene me usals aty ku ke sinjal me pak dhe levize nga pak Latitude psh 40.8....40.4......dhe shiko cfare ndodh me sinjalin
Edhe nje pyetje kur leviz Longituden psh 20.4......20.6....20.7..apo 20.3...20.2.... e kam fjalen sa eshte toleranca qe zhduket sinjali ?
Shpresoj te jem shprehur qarte