Me qe ketu eshte sektori i csh,mendova te ndaj me ju nje shqetesim qe besoj eshte per te gjithe i tille.
Kam lexuar diku per mbylljen e csh e konkretisht po ju sjell te gjithe materialin,me poshte....Ne keni mendime....se sa e vertete eshte dicka e tille na tregoni...
Sipas njoftimeve ka filluar aplikimi i urdhrit te AKEP ne shqiperi per bllokimin e paisjeve linux based.Njoftimi eshte aplikuar tashme nga TRING Communications. :
---------------------------
Njoftim mbi marrjen e masave teknike per filtrimin e trafikut te internetit
Njoftim pėr tė gjithė klientėt e Tring Communications mbi marrjen e masave teknike pėr filtrimin e trafikut tė internetit pėr ndalimin e fenomenit Marrės satelitor, tokėsor apo dixhital kabllor tė bazuar nė S.O.Linux, bazuar dhe nė kėrkesėn e dėrguar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare me datė 23.11.2010.
Te nderuar klientė,
Tring Communications dėshiron tju njoftojė se bazuar nė shkresėn Nr. 3392, datė 23.11.2010 tė dėrguar nga AKEP dhe nė zbatim tė ligjit 9918, Pėr Komunikimet Elektronike nė Republikėn e Shqipėrisė obligohet tė ndėmarrė disa masa teknike pėr tė operuar konform ligjit pėr tė drejtat e autorit, pėr pronėsinė intelektuale, tė drejtat ekskluzive tė transmetimit, si dhe konkurrencėn e lirė dhe tė ndershme.
Kjo shkresė pėrbėn njė detyrim ligjor pėr tė gjitha kompanitė ofruese tė shėrbimit tė internetit qė operojnė nė Shqipėri pėr tė kontrolluar aktivitetin e tyre dhe pėr tė vepruar konform ligjit. Kompania jonė ndjek ligjin dhe pėrcaktimet e tij, duke mbrojtur tė drejtat e autorit dhe ato tė pronėsisė dhe duke mos lejuar zhvillimin e njė aktiviteti i cili bie nė kundėrshtim me kėto ligje.
Nė zbatim tė njoftimit Pėr filtrimin e trafikut tė internetit pėr ndalimin e fenomenit Marrės satelitor, tokėsor apo dixhital kabllor tė bazuar nė shėrbimin TV, Tring Communications ka marrė masa teknike dhe administrative nė lidhje me kėtė cėshtje. Kėshtu duke filluar nga data 1 Janar 2011, ne do tė aplikojmė filtrimin e shėrbimit tė internetit nė ato porta tė cilat bien ndesh me ligjin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorit.
Ju lutem kini nė konsideratė qė ky filtrim, do tė aplikohet nė atė trafik i cili nuk pengon apo ndikon nė cilėsinė e lartė tė shėrbimit tė ofruar.
Pėr mė shumė informacion lidhur me kėrkesėn e adresuar nga AKEP ju mund te gjeni duke klikuar ne kėtė dokument: AKEP-NJOFTIM Marrės satelitor, tokėsor apo dixhital kabllor tė bazuar nė S.O.Linux.PDF, po ashtu mund tė na kontaktoni nė:
T: +355 44 800 000
E:
[email protected] Ky email po mbrohet prej spambots-ave, tė duhet JavaScript me e pa
Ju faleminderit pėr mirėkuptimin!