
Originally Posted by
gogoli
Je i sigurte qe eshte problem hardi dmth qe nuk funksionin pulti apo eshte problem softi. Gjeja e pare qe do te besh eshte te sigurohesh per kete gje prandaj ose beji nje factory reset aparatit ose hidhe nje image tjeter. Nese serish pulti nuk funksionin atehre do te kete probleme vete pulti. A ke luajtur me shiftin e pultit dhe provo njehere nese televizori e kontrollon mire dmth shtyp butonin TV ne pultin e dremaboxit dhe me te kontrollo televizorin. Nuk e di cmund ti kesh bere me shiftin dhe kush e di si mund te jete formatuar prandaj hiqja baterite sot ne darke dhe lere deri neser ne mengjes pa bateri dhe pastaj provoje serish.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti se ata si pulte jane shume rezistent dhe keshtu qe nuk ma merr mendja te jete prishur prandaj ose eshte problem me image ose ke ngaterruar dicka me shiftin e pultit.
Nese do i hedhesh soft kujdes me linjat e cccamit nese e perdor per sharing kuptohet.
Provoji njehere keto dhe na thuaj pastaj.
Edhe dicka tjeter se tani e pashe mire qe i paske nderruar programet. Do amrresh celularin tend dhe do ndezesh kameran, pastaj merr pultin dhe drejtoji syrin per tek kamera e celularit dhe provo me radhe te gjitha tastet shiko ne kamera nese ndizet apo jo syri (indikatori i pultit) nese po aterhe eshte problem me cformatimin e pultit dhe lere njehere pa bateri. Nese nuk te ndizet indikatori aterhe eshte problem mekanik i pultit dhe gjej ndonje usta per ta hapur.