SatEurope.net
CardShare.cc
Z2U.com - IPTV
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Results 1 to 6 of 6

Thread: Rregullorja e Forumit

  1. #1
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,209
    Uploads
    104
    Likes
    17

    Arrow Rregullorja e Forumit

    10 Rregullat e Forumit




    Mirë se vini në seksionin SHQIP


    Pasi të jeni regjistruar në FORUM ju automatikisht keni pranuar kushtet e përdorimit dhe u jeni bindur rregullores së FORUMIT. Regjistrimi në forum është falas. Forumi është çdo herë nën kontroll dhe njëkohësisht mirëmbajtja është pjesë e rregullores. Thyerja e rregullores mund të pasoj me përjashtimin e anëtarit nga forumi.





    Rregullat kryesore të Forumit.

    Parahyrje për Antaret e rinj
    Si antar i ri, duhet që si fillim të prezantoheni dhe të përshëndeteni në temën përkatëse këtu, kjo është e detyrueshme në shenjë edukate dhe mirësjelljeje dhe falenderimi për ata që do tju ndihmojnë nëse munden. Nuk besoj se të shkruash "Pershendetje te gjitheve jam ..... , urojme tja kalojme mire" është mundim i madh për ne.
    Pas përshëndetjes fillestare, duhet të hidhni një sy tek tema e manualeve, atje do të kurseni kohën tuaj pasi do të gjeni shumë përgjigje që doni ti dini apo ndoshta do donit të shkruanit në forum.


    1. Sjellja shoqërore
    Asnjë shkrim me përmbajtje raciste, nacionaliste, fetare apo fyese nuk do të tolerohet. Të gjitha shkrimet e tilla do të fshihen pa paralajmërim dhe do merren masat nga moderatorët ne lidhje me sjelljen e antarit qe ka thyer rregullat. Këtu bëjnë pjesë edhe fotografitë me përmbajtje të papranueshme. Kërcënimet ndaj anëtarëve të tjerë nuk do të tolerohen. Ju jeni i mirëseardhur që të shprehni mendimet tuaja dhe të sfidoni të tjerët me mendimet apo opinionet tuaja, por në mënyrë të rrespektueshme dhe pa e fyer askënd. Fyerja e anëtarëve mund të sjellë deri në përjashtimin e anëtarit.



    2. Gjuha e Forumit
    Ky seksion është për gjuhën shqipe dhe të gjitha postimet në forum duhet të bëhen në gjuhën shqipe, përveç citimeve, teksteve të librave, termave internacionale, etj. Në forum të përdoren sa më pak dialektet e shqipes dhe duhet të shkruajmë në shqipen standart.

    3. Përsëritja e temave
    Mos hapni tema të njëjta nëse ajo temë ekziston. Para se të hapni një temë shikoni nëse ekziston ajo temë në Forum. Temat e përsëritura do të fshihen dhe nuk do të fshihet ajo e cila është hapur në rubrikën përkatëse.

    4. Logo personale (Avatar) dhe Firma (Signature)
    Në firmën tuaj nuk duhet të ketë linke të faqeve tjera. Nuk duhet të ketë logo me përmbajtje politike ose raciste! Administratori ka të drejtë të fshijë logon tuaj personale apo firmën nëse nuk është në pajtim me Rregulloren e Forumit, dhe rrezikoni deri në përjashtim nga forumi në varësi te dëmit të krijuar.

    5. SPAM, Marketing
    Mundohuni që përgjigjet në tema të jenë kuptimplota, mos të përmbajnë vetëm një emotion apo një fjalë. Sa më shumë që të diskutojmë pasurojmë edhe dijen tonë dhe të tjerëve. Mos bëni postime ku i ftoni anëtarët e forumit që të vizitojnë faqe të tjera për qëllime komerciale (si p.sh webfaqe personale, të kompanive). Reklamimi i faqeve të tjera në Forum ndalohet rreptësisht. Postime të cilat përmbajnë marketing të ndonjë shërbimi apo produkti do të fshihen, antari mund të marri përjashtim të menjëhershëm.

    6. Identitetet e dyfishta
    Nëse zbulojmë se ndonjë anëtar/e po përdor dy apo më shumë emra në forum do të përjashtohet nga forumi.


    7. Editimi i postimeve

    Stafi ka të drejtë të editojë apo fshijnë postimet tuaja nga forumi nëse janë në kundërshtim me Rregulloren e Forumit. Nëse mendoni se iu është bërë e padrejtë në fshirjen apo editimin e postimeve ju lutem kontaktoni me nje nga Super-Moderatorët e seksionit shqip, ose në mungesë të tyre, me stafin e moderatorëve apo me administratorin e seksjonit.

    8. Ndalesat ..

    Nuk lejohet publikimi i fotove apo edhe linkeve që kan përmbajtje erotike apo edhe pornografike,politike,partiake,raziste,f etare,diskriminuese, dhe nëse do të ketë keto publikime do merren masa drastike ndaj antarit/antares.
    Po ashtu, nuk lejohet të rregjistrohesh me nickname me përmbajtje erotike, politike, partiake, raciste apo që bie ndesh me moralin dhe kulturën shqiptare.

    9.Tema - Tregu KERKOJ - SHES - BLEJ
    Në respekt të blerësit të mundshem që mund të keni apo dhe antarë/eve të tjerë, ju duhet të plotësoni këto kritere;
    - Nëse do shisni një produkt, duhet të jepni detaje nëse është i ri apo i përdorur (fakoltative)
    - Nëse e keni në gjëndje stoku apo pasi ju paguan klienti do tja bleni me porosi mallin, dmth nuk e keni në stok (e detyrueshme)
    - Duhet të vendosni çmimin e postës për pakon dhe modelin e postimit psh; postë e thjeshtë ose e siguruar, përndryshe specifiko që e shet vetëm dorazi. (e detyrueshme)
    - Duhet të vendosni çmimin e mallit përveç postës, në mënyrë që klienti të mos humbasi kohë duke ju kontaktuar dhe kësisoj humbje kohe për të dy. (e detyrueshme)
    - Nëse nuk do të plotësoni kushtet e mësiperme, stafit i lind e drejta tju lajmërojë ose tjua fshije postimin duke ju lënë shënim në postimin e fshirë dhe arsyen.
    - Nëse nuk jeni dakort me sa më sipër, jeni të lutur të mos postoni në atë temë.
    - perdorni vetem bojen e zeze normale (jo bold) dhe pa zmadhim dhe pa ngjyra.

    10.Adresat E-mail
    Keni parasysh se kur shkruani komentet tuaja mos të vendosni publikisht adresat tuaja të emailit sepse nuk lejohet nga rregullorja e SatSupreme.

    PS: Rregullorja kryesore e forumit në anglisht
    Rregulloren kryesore të forumit mund ta lexoni Këtu dhe të kemi parasysh respektimin e saj për mbarëvajtjen e forumit SatSupreme.



    Stafi i seksionit SHQIP mban të drejtën për të ndryshuar Rregulloren e Forumit në çdo kohë.
    Redaktimi nga Fiku75.



    Me Respekt nga Stafi i SEKSIONIT SHQIP.

  2. SatEurope.net
  3. #2
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,209
    Uploads
    104
    Likes
    17

    Re: Rregullorja e Forumit

    Një falenderim të veçantë moderatorit BiG-BOBi që mundësoi rregulloren në shqip.

  4. #3
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,209
    Uploads
    104
    Likes
    17

    Re: Rregullorja e Forumit

    Freskim i rregullores;
    u shtua nje parahyrje dhe u vendos nje rregull qe mungonte per temen - Tregu KERKOJ - SHES - BLEJ

  5. #4
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,209
    Uploads
    104
    Likes
    17

    Re: Rregullorja e Forumit

    Freskim i rregullores;

    modifikohet pika 8 mbi rregjistrimin e nickname çfarë lejohet ose jo.

  6. #5
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,209
    Uploads
    104
    Likes
    17

    Re: Rregullorja e Forumit

    freskim i rregullores

    pika 4 Logo personale (Avatar) dhe Firma (Signature)

    hiqet ndalimi ku e ngjyra e kuqe ishte e rezervuar vetem per stafin.

  7. CardShare.cc
  8. #6
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,209
    Uploads
    104
    Likes
    17

    Re: Rregullorja e Forumit

    shtohet nje detaj i fundit tek pika 9 per ngjyren dhe karakteret.

Similar Threads

  1. forumit sat -televizion
    By titi111 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 5
    Last Post: 01-12-2009, 00:27:22
  2. nje sygjerim nga cunat e forumit
    By interisti_12 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 29-04-2009, 16:07:30
  3. per cunat e forumit
    By interisti_12 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 26-12-2008, 03:38:55

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •