
Originally Posted by
flamurtari
Pasi ka qene offline per disa jave, faqja e zyrtare e Tring Digital eshte rithyer nga sot aktive me nje grafike te re dhe disa risi. Ndryshe nga website i meparshem kemi nje grafike me te paster ne detaje dhe me te thjeshte per lexuesin. Fale perkujdesjes se treguar nga realizuesit e faqes se re, tashme do te jete me e lehte per abonentin per te konsultuar ofertat e reja, programacionin, frekuencat e transmetimit si dhe te kete nen kontroll gjendjen e abonimit me sherbimin online “Tringu Im”. Gjithashtu eshte permiresuar zona e Kujdesit ndaj klientit per te thjeshtesuar paqartesite e çdo klienti ekzistues dhe te ri. Nje tjeter ze qe eshte shtuar ne menu eshte edhe sherbimi IPTV, ende ne ndertim, ne bashkepunim me Albtelecom qe per momentin eshte i disponueshem ne fazen eksperimentale vetem per qytetet Pogradec dhe Korçe.