He he he, sa te rrosh do mesosh thote populli.
Kam nja 4-5 dite qe po merrem me kete androidin, lexo e lexo ne forumet me te mira per androidin, sot arrita te gjeja gjera te jashtezakonshme, nqs keto qendrojne sepse jane falas sigurisht, nuk duhet gje tjeter vetem internet i mire dhe je ne rregull.
Tekonologjia ka ecur shume dhe paska servera te shkelqyer ne Evrope, nuk ja kisha idene fare, cilesi e jashtezakonshme 4k e pa imagjinueshme, nuk ma priste mendja te them te drejten.
E harrova fare enigmen 2 tani, as mendoj te shkoj me atje.
Kush eshte i interesuar te me shkruaj ne PM.
Kaloni mire
Nuk goxoj te ndeshem me autore historik te ketij forumi Search apo stv2008 por....IPTV i fluturon Androidi i fundit ndersa krahasimi me trasmetimin satelitor nuk e arrin akoma IPTV,sa per Enigma2 me gjithe respektin qe kam them pa frike se sot i perket te shkuares.Lamtumire E2 qe na zbavite 10 vite dhe na bere te gjitheve ing.software development.
Android TV: Të gjitha informacionet në lidhje me rifillimin e madh të TV Google & dongle Sabrina si pasardhës i Chromecast
per te pare me shume e keni ketu
Me kane shkruajtur shume ne PM, po kthej pergjigje ketu, ka servera te papar Orgjinal jo re sellers me kanale cilesi e jashtezakonshme, 4k etj etj, por keto nuk para gjen falas jane me leke kushtojne shume, provova ca por nuk zgjaten shume, ka pastaj te mire ose mesatar qe punojne goxha mire, gjen nga keta, Androidi eshte e ardhmja patjeter, nuk them se Enigma eshte keq.
Kjo eshte per momentin, por meqenese dhe kohen e kemi te kufizuar, do duhet kohe per keto pune jave, muaj, kaloni mire.
Siç te kane shkruar dhe anetaret e tjere me lart,QUALITETI I VIDEOS ME BOX ANDROID (dhe po te kesh 1 TB internet) Nuk krahasohet kurre me sinjalin qe te vjen me SATELIT,pra me enigma2.
Ne disa postime me larte ta kam shpjeguar ketu (https://www.satsupreme.com/showthrea...ime-etj/page49 postimi 487) diferencen mes tyre.
Me duket se ti po i ben reklame ndonje SERVERI IPTV per te shitur ne forum
Nuk po arrij te kuptoj çfare ke zbuluar ne 4-5 dite qe te ka rene Androidi ne dore,sepse une ka vite qe mbaj Android,dhe perveçse player,apo ndonje aplikacion nuk ka gje tjeter.!!!!
Ja KLM
Mendoj se po e ekzagjeroni pak me keta bokset android. Ndoshta nga entuziazmi i momentit.
Para disa vitesh bleva nje box android i quajtur Minix(me version 5.1 et androidit) e bleva per 150eur (thjesht android pa tunera) i morra dhe nje mender tastiere per 40eur. Ne epoken ne te cilen e bleva parametrat i kishte super. Gjeta dhe nje forum njesh per ate lloj marke. E ktheva dhe ne root.... dhe nuk po ngopesha duke luajtur me te.... sepse dicka e re per tu argetuar. Nga entuziazmi pas nje viti e ca bleva eshe nje tjeter box android te quajtur Strong, shume me te lire se i pari(60eur) por shkaku ishte versioni 7.0 i androidit. Qe nga ajo kohe nuk kam blere ndonje box tjeter android dhe as e kam me ne mend te blej tjeter te pakten edhe per ca vite te tjere.
Per cilesine e figures i jap plotesisht te drejte stv2008. Fillimisht mendoja se dicka beja gabim me konfigurimet, por jo, figuara e tyre si nata me diten me enigma2 te zakonshem se me enigma2 4k as qe duhet marre mundimi te krahasohen.
Per ti rene shkurt, nuk e di se sa kohe ka qe nuk e marr me mundimin tu prek me telekomandat dhe jo me te kem kohe te merrem me ta.
Dhe e fundit, per te dashuruarit pas filmit dakort.... jane OK androidet. Por nuk ma do mendja se ka ndonje sportdashes ketu qe kur ka ndonje ndeshje te rendesishme vrapon te kapi telekomanden e androidit perpara telekomandes se aporateve E2
Jo mo jo, une kam iptv falas ma ka lene njeri, nuk kam shitur kurre IPTV, vetem aparate, por ky qe kam gjetur falas prsh ka cilesi me te mire se ai qe me ka lene ai, flasim per falas ketu jo me leke, sa per ca gjeta une per 4-5 dite, mund te gjej aq shume sa ti nuk e imagjinon dot, Server qe kishte kanale 4k me cilesi te shkelqyer, ne Satelitor nuk ka kanale sporti 4k qe hapen per momentin, kurse ne IPTV ke plot, nuk flet me fillestar ketu, kam testuar me qindra aparate di ta dalloj shume mire cilesine e mire nga e keqja, une ne kete forum nuk eshte se kam mesuar shume, se jam Anglisht Foles, jam i rregjistruar ne meme andej nga vijne gjerat e mira, nejse nuk dua ta vazhdoj me kete bised se me bezdis, klm.