..........................
Mirembrema benardi.
Meqe sinjali eshte ,por mungon kualiteti perpara se te mendosh per tunerin eshte shume e rendesishme te sigurohesh qe dalin nga tuneri tensionet 13v dhe 19 v sipas polariteteve siç te sqarova me siper.
Difekte te kesaj natyre vijne me teper nga LM 317 dhe elemenet rreth saj brenda aparatit dhe pas kesaj ngelet tuneri.(natyrisht edhe tuneri eshte nje nga opsionet)
Po flas nga pozitat e riparuesit sepse merrem me kete pune.
(Matjet e tensionit behen duke futur nje fije teli ne daljen e jashtme te tunerit ku futet antena dhe me avimeter nje terminal ne te dhe nje ne mase)
Naten
prsh beno,edhe une konfirmoj ate qe thote al.2010,mat tensionet n.qs te del vetem 18v punjne vetem horizontalet
edhe per mua problemi eshte ke lm-317
Pershendetje.
LM 317 eshte nje qark i integruar qe regullon tensionet 13 v dhe 19 v per te ushqyer koken jashte (Circuito integrato).
Ndodhet ngjitur me tunerin i mbeshtetur mbi nje radiator ftohes.Por jo vetem ai ,por edhe elementet perreth duhet ti shikosh.Problemin e tij e verteton ne qoftese keto dy tensione nuk dalin per te ushqyer koken.Perveç LM317 e ngjashme me te eshte edhe nje transistor TIP 242 .Ndodhet ngjitur me radiatorin e LM.
1335096096912.jpg1335094315409.jpg
pershendetje
e hapa dhe i hodha nje sy per ndjekur sugjerimet qe me the ,aty brenda ishte nje papasterti e tmerrshme , i futa nje te pastruar gjithshkaje aty rreth e rrotur tunerit dhe per cudi u hapen te gjitha kanalet
ju falenderoj (yllin e shtypa) duke ju uruar nje fund jave te qete
Mirembrema.
Siç duket qarku i shkurter eshte krijuar nga papastertia. Po ç rendesi ka ,problemi u zgjidh.Kenaqesi per ne dhe te uroj gjithe te mirat.
Naten.