fati54 flm por mua me intereson shum kanali Benfica TV tek ky satelit
fati54 flm por mua me intereson shum kanali Benfica TV tek ky satelit
Ketu te kjo faqe hyn dhe shikon te dhenat e satelitit qe kerkon te montosh. Te dhenat jane per parabole me nje koke LNB.
1. zgjedh satelitin psh; Hispasat 30°W
2. zgjedh nendarjet e tij psh Europe 1E ku i bie te jete frekuenca e kanalit Benfica TV qe je duke kerkuar.
3. klikon mbi vendbanimin tend duke e zmadhuar harten (qofte edhe duke shkuar mbi çatine e vendbanimit) dhe shikon qe mbi vendin e klikimit te shfaqet permasa minimale e paraboles. Psh nqs shfaqet 65cm ka kuptimin; duke nisur prej 65cm mund te kesh sinjal.
4. ne krah te majte te ekranit shfaqen te dhenat e montimit te paraboles me nje koke si edhe pozicioni Gjeografik.
- Elevation angle: 21.1° qe eshte kendi vertikal i paraboles per Hispasat 30°W per Lushnjen
- LNB Tilt (skew): -41.3° qe eshte rotullimi i kokes LNB, ne kete rast ne sensin orar, pra ne drejtim te rotullimit te akrepave te ores.
- True azimuth: 241° qe eshte pozicionimi horizontal i paraboles, pra kur ke busull e pozicionon parabolen aty ku ne busull lexon 241° SW(jug-perendim)
- azimuth match at: 16:59:01(PC time) qe tregon se ne kete ore po ta pozicionosh parabolen ne drejtim te diellit gjendet Hispasat 30°. Por te kjo faqe sipas llogarive te mia ka nje gabim prej -9minutash.
Nga pervoja personale me kete faqe: Te gjitha frekuencat qe aty lajmerohen se kapen ketu ne vend-banimin tim une i kam kap te gjitha. Keshtu qe mendoj se eshte jo pak e sakte.
Per sa i perket parabolave qe shet DGA, nuk i njof as si permasa dhe as si cilesi.
Hispasat Lushnje 1.png
Si edhe me e afer qendres
Hispasat Lushnje 2.jpg
Shpresoj edhe une.
Natyrisht me motor eshte me thjesht, se e pozicionon sic duhet ne qender dhe s'ke nevoje as te levizesh parabolen majtas e djathtas, as ta levizesh lart e posht, e as te rotullosh koken LNB.
E mira eshte ti vendosesh nje koke teke, te pakten sa te gjesh sinjalin. Une keshtu do veproja.
Mendoj se eshte me thjeshte me nje koke teke sesa me monoblok.
Po qe se parabola eshte me e vogel se 80cm, per mendimin tim eshte humbje kohe.
Vertete aty lajmerohet per mbi 65cm pra duke nisur prej 65cm, por duke pasur parasysh qe kendi i paraboles eshte shume i ulet, per zonen e Shqiperise(per Hispasat 30°W) dhe qe detyrimisht siperfaqja e paraboles ku 'perplaset' sinjali zvogelohet ndjeshem, atehere edhe shanset per ta kapur si satelit zvogelohen ndjeshem.
Pershendetje,fillestari.Desha nje mendim nga ty,nese eshte e mundur.Kam nje parabole 85 cm me dy lnb
te ndara,flas per ne Tirane.Aktualisht vetem nje lnb kam ne pune ku kam satelitin 19.2 .A eshte e mundur
qe te kap 28.2 me lnb tjeter me kete parabole? Desha nje mendim qe ja vlen ta provoj apo nuk behet.Flm.
Persh, te gjitheve
po satelliti express am22 53e a arrin te kapet kollaj ne tirane? E kam fjalen per disa kanale nga afganistani qe jane ne kete satellit.
Flm
Une vete nuk jetoj ne Tirane qe te them gjera me te sakta. Ajo qe mund te them me bindje eshte se parabola 85cm e 'ha' si distance 19.2°E dhe 28.2°E. Pra nuk besoj se perben ndonje problem distanca e dy sateliteve. Problem mund te perbej per mendimin tim zona e mbulimit me sinjal, per te dy satelitet. Me c'kam lexuar ketu ne forum prej anetareve qe banojne ne Shqiperi nuk jane fort te kenaqur me sinjalin e ketyre sateliteve. Ndoshta dikush qe banon aty mund te te pergjigjet me sakte.
Teorikisht une mendoj se ja vlen ta provosh. Por ne praktike nuk di te them me shume per Shqiperine.
Ketu ku banoj une eshte e sigurte qe kapen te dy satelitet e permendur me nje parabole 85cm sepse sinjali per te dy keta satelite eshte i shkelqyer si edhe permasat e kesaj parabole e perballojne distancen e dy sateliteve.