Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 154 of 232 FirstFirst ... 54104129144149152153154155156159164179204 ... LastLast
Results 1,531 to 1,540 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1531
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Briatore duarbosh, mund tė humbė edhe skuadrėn e QPR

    Biznesmeni italian pas skuadrės sė Renault nė Formula 1, mund tė humbė edhe atė tė futbollit nė Angli, Queens Park Rangers


    Pas mbylljes sė dyerve nė botėn e Formula 1, pėr Flavio Beriatore ėshtė nė rrezik edhe investimi i tij milioner nė futboll. Sipas tė pėrditshmes britanike "The Sun", ish bosi i Renault, Flavio Briatore, mund tė detyrohet tė lėrė ekipin e QPR.

    Formacioni londinez i divizionit tė dytė tė cilin briatore e ka nė pronėsi bashkė me Ecclestone dhe miliarderin indian Lakshmi Mittal mund tė bėjė tė njėjtėn gjė si skuderia e Formula 1. Nėse FIA do ta quajė “person non grata” atėherė italiani do tė “kryqėzohet”.

    Queens Park Rangers mund ti hiqet Briatores pasi sipas rregullores sė Football League, kushdo president apo aksioner duhet tė largohet nga sporti nėse ėshtė pėrjashtuar nga njė tjetėr organ i njohur sportiv.

  2. Advertise Here
  3. #1532
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ibra: Sjellja e tifozeve? Normale!

    “Dikush me fishkelleu por eshte normale kur humbet nje lojtar qe deshiron ta kesh ne skuader”.
    Me kete fjali, sulmuesi i Barcelones, Zlatan Ibrahmovic ka komentuar sjelljen pa “deme” te tifozeve zilakter ne drejtim te tij. Me tej, ai komenton episodet e takimit dhe rastin e paster qe pati ne fillim te ndeshjes.

    “Ishte nje perballje e madhe dhe me pak fat mund te shenonim 2 ose 3 gola. Gjithesesi per Barcelonen eshte nje pike e rendesishme jashte shtepise. Pata rastin per te shenuar dhe me pak me shume fat mund t’ia dilja. Nese shenoja qe ne fillim do ishte e tepert per tifozet ne stadium", shton shtatlarti suedez.

    Ai ka komentuar edhe gjendjen e Interit, duke thene se skuadra eshte me e forte se nje vit me pare. “Eshte nje skuader e forte dhe me lojtare te mire, por duhet te njihen edhe me mire”, perfundon Ibra

  4. #1533
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Europa League, 2 arbitra me shume per golat fantazme

    Sot eshte nje dite historike per futbollin evropian pasi per here te pare ndeshjet e nje evenimenti te madh do te luhen nen vezhgimin e 5 arbitrave.
    Europa League starton sot fazen ne grupe ku 2 arbitra me shume do vendosen prapa portes per te pare me mire rastet e dyshimta. Kjo nisme eshte ndermarre nga UEFA per te hequr hijet e dyshimit te golave fantazme.

    E njejta formule do aplikohet edhe ne Europianin 2012. Arbitrat e portes do vendosen prane shtyllave pa flamur por ata kane te drejte te hyjne edhe ne zonen e rreptesise.

    Ky projekt synon shtrirjen masive brenda pak kohesh ne te gjitha kampionatet dhe evenimentet boterore. Eksperimenti i pare zyrtar u krye ne Euro U-19 ne vitin 2008.

  5. #1534
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chamakh kerkon te zevendesoje Trezeguet



    Transferta ne Torino e ka lene te mahnitur nga madheshtia e Juventusit sulmuesin e Boereaux, Marouane Chamakh, i cili hedh kandidaturen per te zene vendin e Trezeguet pas largimit.
    “Juventus eshte nje skuader e madhe dhe ideja per te ardhur ketu me terheq shume edhe pse mendoj se eshte heret te flas qe tani”, shprehet lojtari 25 vjecar i zhirondineve. Te marten ne “Olimpicio” te Torinos ai nuk arriti te shenoje dot, por kjo jo per faj te tij me shume se sa per instiktet e pabesueshme te portierit Buffon.

    Pas ndeshjes, agjenti i lojtarit Pierre Frelot ka zhvilluar nje takim me drejtorin sportiv te Juventusit, Alessio Secco. Chamakh kerkohet edhe nga Arsenali ku ka nje fitoz special, Arsene Wenger.

  6. #1535
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    UFA Sport blen Superligen

    Pas rreth dy muajsh bisedimesh, kompania UFA Sport ka firmosur kontraten per menaxhimin e te drejtave televizive me shumicen derrmuese te klubeve shqiptare dhe Federaten Shqiptare te Futbollit.
    “Na u desh shume kohe deri ne arritjen e kesaj marreveshjeje, megjithate dua te falenderoj te gjithe aktoret qe bashkepunuan. Pas 24 oresh do te filloje edhe tenderi i per televizionet e kompanite per te blere te drejtat. Do te kemi 2 paketa, njeren per transmetim ndeshjesh drejtperdrejt dhe nje per permbledhjen e golave. Ka pasur interes sidomos ne Greqi ku kane filluar bisedimet me nje kompani e cila eshte shume prane finalizimit te nje marreveshjeje 1-vjecare, por ka interes edhe ne Turqi, Kosove apo ne te gjitha shtetet ku ka emigrante shqiptare”, shprehet perfaqesuesi i UFA Sport ne Shqiperi, Kostas Elefteriadhis.

    Perfaqesuesit e klubeve e kane cilesuar marreveshjen si nje hap historik e shume pozitiv, aq me teper kur perfitojne nga 30 mije deri ne rreth 80 mije euro. Tirana ende nuk eshte bere pjese e kesaj kontrate pasi nuk ishte e pranishme ne takimin e fundit te paleve qe firmosen marreveshjen. Gjithashtu do te mungoje dhe Dinamo qe ka nenshkruar nje marreveshje individuale.

  7. #1536
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fabio Capello: Pas 2012-es ne pension

    Pas Anglise, Fabio Capello do ta braktise perfundimisht pankinen per te shijuar pensionin.
    Tekniku i kombetares se “Tre Luaneve” ka deklaruar se pas perfundimit te kontrates ne vitin 2012 nuk do pranoje me asnje oferte per te mos stervitur asnje skuader. “Anglia do jete skuadra e fundit qe do stervis. Te rikthehem ne Itali? Jo, nuk me intereson”, thekson shkurt dhe qarte Capello ne nje interviste dhene per tabloidin “The Sun”.

    Fabio ka shtuar gjithashtu se deshiron qe te luaje ne finalen e boterorit me Angline, e cila e ka prere bileten per ne Afriken e Jugut pas fitores 5-1 me Kroacine.

  8. #1537
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ecclestone: Largimi i Briatore-s nuk eshte fundi i botes

    Bernie Ecclestone eshte i bindur se largimi i Flavio Briatore-s nuk eshte nje humbje e madhe per sportin e Formula 1.
    Pronari i garave me te shpejta ne bote shprehet se Formula 1 u ka mbijetuar shume largimeve dhe do te mbijetoje edhe kete here. “Ishte nje mekat qe Flavio e mbylli keshtu karrieren e tij por nuk ka asnje mundesi per t’u mbrojtur. Ajo qe beri ishte e panevojshme dhe eshte nje mekat i madh qe ndodhi”, shprehet Ecclestone.

    “Mendohej se mori fund kund vdiq Senna. U mendua se mori fund kur Schumacher u largua, por nuk eshte keshtu”, nenvizon bosi i F1.

  9. #1538
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana dominon anketen “lojtari me i mire”

    Ne France e therrisnin me nofken “shkaterruesi” prej lojes se forte dhe nderhyrjeve deri ne kufijte e rregullave, ndersa ne Angli, Lorik Cana duket se ka gjetur “token e premtuar”.
    26-vjeēari eshte pershtatur me se miri me futbollin fizik ne Premierlige, madje me duelet e tij ne mesin e fushes ka entuziazmuar mbeshtetesit e Sanderlendit.

    Tashme mesfushori kuqezi therritet “kapiteni fantastik” dhe dominon anketen e organizuar nga faqja zyrtare e klubit (safc.com) per lojtarin me te mire ne ndeshjet e kampionatit.

    Cana mori 32.6 per qind te votave, duke marre me shume vota pas paraqitjes se mire ne fitoren 4:1, qe skuadra e tij arriti me Hull Sitin.

    Pas shqiptarit vinin Andi Ried (30.4 per qind), i cili ndodhej ne krye gjate diteve te para te sondazhit dhe Daren Bent, qe me gjithe dy golat e shenuar mori vetem 15.9 per qind te votave.

    Kjo eshte hera e dyte radhazi dhe e katerta ne gjashte javet e para te Premierliges, qe Cana merr ne shtepi ēmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

    Me pare kete vleresim kuqeziu e kishte marre pas sfidave me Ēelsin, Bllekbernin dhe Stok Sitin.

    Nderkohe, duke folur per “BBC”, kapiteni i Sanderlendit pohoi se duhet ta ndryshoje disi stilin e lojes, ne menyre qe te evitoje kartonet.

    Ai tha: “Duhet te ndryshoj pak gjera ne lojen time, kam besim se mund t’ia arrij”.

  10. #1539
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Europa Lige starton plot surpriza

    Jane luajtur ndeshjet e para te fazes ne grupe te Uefa Europa Lige ku kane zhgenjyar Roma, Lacio, Hamburg, Ajaks dhe Fenerbahce.
    Nje nder rezultate surprize te kesaj jave te Europa Lige ndodhi ne grupin E ku zvicerianet e Bazel kane mundur Romen me rezultatin 2-0. Perpjekjet e Toti dhe te De Rosit per te marre pike ndaj skuadres helvete nuk kane dhene rezultat. Ndeshja tjeter ne kete grup, ajo mes CSKA Sofje dhe Fulham eshte mbyllur ne barazim 1-1.

    Ashtu si Roma edhe Lacio ka deshtuar ne ndeshjen e luajtur kunder kampioneve austriake te Salzburg. Skuadra e Lotitos eshte mundur 1-2 ne Olimpiko te Romes. Ne ndeshjen tjeter Vilareal arrin te marre nje fitore me rezultatin minimal 1-0 ndaj Levskit te Sofjes.

    Tjeter surprize, kete radhe ne grupin C, Rapidi i Vjenes ku luan edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi, i cili u fut ne loje vetem ne minuten e 86, ka mundur gjermanet e Hamburg me rezultatin e thelle 3-0. Ndeshja tjeter e ketij grupi ajo mes Hapoel Tel Aviv dhe Celtik eshte mbyllur 2-1 per izraelitet.

    Ndeshja me e “nxehte” e dites se pare te Europa Lige eshte luajtur ne Athine, e vlefshme per grupin F, ku greket e Panathinaikos jane mundur 1-3 nga turqit e Gallatasaraj. Skuadra e drejtuar nga Frenk Rajkard ka dominuar ndeshjen duke shenuar plot tre here ne porten helene. Ndeshja tjeter ajo me Sturm Graz dhe Dinamo Bukuresht eshte mbyllur 0-1 per rumunet.

    Nderkaq, as Valencia, Ajax dhe Fenerbahce nuk kane arritur te marrin fitore ne keto takime. Keshtu Fenerbahce eshte mundur ne Turqi nga hollandezet e Tuentes me rezultatin 1-2, Valencia nuk shkon me shume se nje barazim 1-1 me Lilen ne France dhe Ajaks 0-0 me rumunet e Timisoara.

  11. #1540
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,245
    Uploads
    2
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Persh,
    Kam nje pyetje, dhe ju lutem mos e fshini pa marre nje pergjigje: FLMN!

    Pyetja:
    Nuk ka me te drejta SPORTKLUB ose Sport 1/2 CZ,HU ose Digisport per kategorine e dyte te gjermanve ku jane ekipe Duisburg, Karslruhe Koblenz etj... duket qe vetem sky bundesliga dhe sky sport info i japin keto ndeshje, nuk kane me te drejta kanalet rumune ceke hungareze ne serine e 2 te gjermanve? sepse vjet i kishin... di ndonjeri ndonje info ju lutem shkruajeni si informacion per kete teme nqs dini dicka.

    FLMN serish!

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •