o shoke ndihm-kushe eshte pergjigjeja e kesaj pyetje----
Can you spell?: the second character of the word "CardServer"
faleminderit
Pershendetje njekohesisht faleminderit per ndihmen dhe keshillat e juaja!
Kam dy pyetje:
1. A mund dikush te me tregoi me skic apo ne text fjal per fjale se si mundem ta konfiguroi nje dreambox DM-500s qe pastaj te fus kartelen me abonim dhe ta lidhi me internet, pra ta krijoi nje server, qe pastaj te lidhi klienta ne ate server, pra dm tjerë do i flashirati dhe do iu fus programet qe ka kartela qe do e perdori ne dreambox server.
2. A ka ndonje softwar apo si mundem me ia marr backup nje dreamboxi qe eshte ne lidhje interneti dhe ka kartel qe jep share... klientave tjer.
Pyetja e pare qe e kam bere kjo gje funksionon sepse e kan berë disa persona... por nuk ma kan treguar se si behet, ndersa per te dyten pyetje thjesht pyeta sepse po te me bie ne dore ndonje dreambox server qe e kan konfiguruar ata te mund t'iu marr konfigurimin!
Mire u ndegjofshim dhe faleminderit per pergjigjejet e juaja ne vazhdim...!
P.S Mundeni me më derguar dhe MP nese keni diqka me shume rreth kesaj... per cdo gje merremi vesh !
Sg1sg1 une nuk marr vesh nga keto gjera por jam klient i nje djali qe e ka serverin per card sharing dhe ai me ka tregu qe e ka bo serverin me PC d m th ka ble module dh i ka montu n shtepize per pune qe me lidhe sa ma shum klienta dhe mos me pas probleme sepse e ka pas 2 muaj serverin me DM500-sha dhe kemi pas shum probleme me ngrirje te fotografis dhe nuk u zhbllokojke derisa e ristartojke dremaboxin ai se kemi qene goxha shum klienta, dhe tani qe e ka kriju serverin me PC eshte fantastike nuk kemi kur probleme e kemi digitalb + Supersport + Tring per vetem 5 euro eshte shum e leverdisshme. Me fal qe ste ndihmova gje po thjesht si sugjerim interosu per kete pune
Po e kam ndegjuar dhe kete gje!, nese e ke shok ate djalin i thuaj qe ka mundesi te komunikoi me mua ska problem dhe me pages do e paguaja, une e di perdorimin per tiu flashirat dhe te tjerat por nuk di se si ta bej nje dm qe te behet share pastaj pas lidhjes ne internet pra thjesht serverin nuk di ta krijoi!
Po pres nga fiku75 apo nga ndonje antaret me pervoj ne kete forum qe se paku te me japin nje zgjidheje :)
Mire u ndegjofshim!
cuna kam nje parabole nga ato te parat qe perdoreshin me koka analoge. 120 cm por me duket se eshte pak i deformaur edhe pse sinjal ze, por kam keto problem: kam aritur te gjej shume satelite por nilesat 7w asnjere dhe astra 28.e ne atlantic bird 12.5w kur bie shim kam prishje te figures
si rezultat i kujt vjen kjo?i deformmit te paraboles apo ka ndonej gje tjeter ?
flm!
shpresoj se ky informacion do te ndihmoje.
E para tasi i deformuar, edhe luan rol edhe nuk luan tek sinjali varet ku e ka marre deformimin ne cpjese, une kam patur gjithashtu tas te deformuar te ngjashem me tasin tend dhe prap nxirrja sinjal, por ta lejme qe nuk luan rol tek sinjali per momentin.
ti thua ke probleme tek Nilesat 7W Astra 28e dhe AB1 15w
Frekuencat e Nilesat nuk kapen ne shume shtete te europes dhe ballkanit, edhe pse nuk e di ku ndodhesh ti por ne Shqiperi, Tirane harroje ta shofesh JSC dhe kanalet ne seri ne te njejten harte mbulimi po nuk pate tas 1.80cm.
Shikoje Ketu se cfare zone mbulon nje pjese e madhe e frekuencave te Nilesat, Dhe po nuk ishe ne Arabi ske gje me tas 90cm ose 1.20cm DUHET TAS 1.80CM qe ti shofesh nje pjese te konsiderueshme te Nilesat. Ndersa Frekuencat e tjera persh Dubai Sport 2 dhe ne seri te saje Shikoje Ketu e mbulon nje pjese te mire te ballkanit perfshi dhe Shqiperine gje qe ti i thek me nje tas 1.20cm.
Konkluzion personal: madhesia tasit tend 1.20cm nuk eshte e vlefsheme per nje pjese te frekuencave ne Nilesat
Frekuencat e Astra 28east e njejta gje dhe me kete satelit nje pjese e frekuencave nuk jane per te gjithe europen dhe as qe behet fjale per ballkanin, nqs po kerkon frekuencat e BBC ose ITV1HD dhe te tjera ne seri Shiko ketu Harten e mbulimit Nqs nuk ndodhesh brenda kesaj trajektore rrumbullake harroje ti shofesh ato kanale me tas 1.20cm. Frekuencat e tjera ne kete satelit ku ndodhen pjesa me e madhe e kanaleve ti i thek me tasin tend 1.20cm Shikoje Ketu Harten e mbulimit per keto frekuenca qe ti mund ti kapesh.
Konkluzion personal: madhesia tasit tend 1.20cm nuk eshte e vlefsheme per nje pjese te konsiderueshme frekuencash ne Astra 28e, si: BBC/ITV/Channel 4 e me radhe nqs nuk ndodhesh brenda hartes se mbulimit.
Frekuencat e Atlantic Bird kapen nga tasi 90cm e siper pa problem, e keqja ketje sateliti eshte se disa frekuenca ku ndodhen SPORT ITALIA dhe SPORT ITALIA24 dhe te tjera kanale ne keto frekuenca qe jane 12515 H 17455-3/4 - 12545 H 17455-3/4 edhe pse kane bande te larte Vlersimi / Symbol Rate, jane te dobet, shume shume te dobet, mjafton dy pika shi ne hapesire qe keto kanale te prishen ose te zhduken, edhe pse tani eshte koha xhom me diell dhe perqindjen tek keto kanale e kam 88/90% nje shi veror e con ne 25% pa figure, por kanalet e tjera si Fox Serb,Zagros, Rede, etj edhe pse kane bande te ulet Rate jane shume te forte dhe kur ka shi spysin fare.
Konkluzion personal: Problemi ne kete satelit qendron qe ato dy frekuencat italiane jane problemi dhe jo tasi jot.
Konkluzion Final nqs gjithmone ke paqartesi ose ndonje frekuence te sjell sinjal te dobet, nuk te mbetet gje tjeter te verifikosh vendodhjen tende me harten e mbulimit te X satelit, dhe perceptoje me mend se cte duhet, sa me afer zones se mbulimit aq me shume mundesi per ta kapur sinjalin qofte edhe me nje tas te vogel sa me larg hartes aq me i madh duhet tasi.
Shpresoj ta kem dhene nje ide.
TUNG!
faleminderit per ndihmen qe me ofrove dhe me informove.
deri dje un ja vija fajin paraboles ,sepse te them te drejten e shikoj qe eshte pak e deformuar.
kampatur parabole 90cm dhe e kam zvendeuar me kete parabole por me kete jam me i kenaqur sepse me parabolen 90cm kur e coja nga thor ne turksat(gjithmon me motorr flasim)me duhet ta ul pak kend ne turksat sepse ne te kunder nuk me ze..pasi kam ndruar parabolen as qe me ka ndodhur te kem problem me sinjal pervecse jam munduar te ze nilesat.un jetoj ne shqiperi ne korce .
u kuptova dhe u binda qe nuk ja vlen te meresh me..
athere nuk ka problem nqs e ke parabolen te deformuar. ne atlanti 12.5w fox tv nuk mi ze mire ka shume ngrirje ndersa soprt italia eshet ne rregull dhe pasi ze keto nuk jam mare me fox tv serbia edhe pse kjo e fundit ka ngrirje figur shume..nuk e di ne jep soprt kjo fox tv?
ok klm!
mirdita,
nuk e di ku e ka marre deformimin, por nqs e ka marre ne aksin e mesit dmth ne mes fare mbase ndikon, por nqs eshte deformuar ansore lart ose poshte mendoj se nuk prish pune.
tasi madh te shpeton nga shume e shume peripeci kokash diseqc etj.., une kam tre tasa dhe njerin e kam 1.30cm nga ato te viteve 90 qe eshte fantastik, kam dhe 2 te tjere 90cm qe me cau koken njeri aty ke AB1 15w frekuenca e Overon 11179 V22400 2/3 qe e kam gjithsej 45 %, po te arrije ta nxjer kete 60% te paktem jam i nderuar, por nuk besoj se do e coj ke 50% kjo frekuence eshte e dobet per tasin tim 90cm, FOX serb une e kam okay fare, biles eshte 68% ketu ne tirane, pa ngrirje dhe pa probleme. Fox nuk jep sport, kur ka qene tek HOTBIRD me duket se kam pare nje here champions, por mendoj harroje per sport kete kanal po te jesh ne rregull me sport italia dhe 24 je okay fare pasi japin ndeshje te ndryshme.
sa per ato qe skapen ske ca ben, te presim kur te leshojne ne orbite satelita te rinj per zonat tona e keshtu do kena shanc me pa nai gjo.