Me fal qe po ngacmoj edhe nje here biseden, sepse kam shume vite qe kam Interes te shikoj zonen e UK ne Tirane si plot te tjere. Ti thua qe kap Astra 28 por nuk percakton c'fare konkretisht sepse Astra 28.2 si satelit transmeton per Europen, Afriken Perendimore, UK mua me Intereson UK, por jo vetem mua, po kush eshte ai qe nuk do ta shikoj ndeshjen tek ITV dhe paska qejf ta shikoka ke IDMAN? Idman me biss key dhe me gjuhe zoti na rujt, nderkohe te ITV free dhe Anglisht! Nuk besoj se do kishte njeri ne kete forum qe do me shume IDMAN se ITV. Shoku apo jemi dakort te dy qe po flasim per Zonen e UK per astra 28.2? Po flasim per ITV qe eshte stacion i lire? se mos po keqkuptohemi dhe po flasim per Sky UK cardsharing? po te duash me jep disa pergjigje mua kur te kesh kohe ta bejme bisede sepse jam kureshtar si e kap ITVHD,BBCHD ne zonen e UK ti ne Elbasan. Hartave i besohet sidomos ato te SES Astra qe postova une, tani kam nje tjeter jo zyrtare edhe pak me te qarte qe eshte ketu Ndersa detaje te tjera shume te rendesishme ketu me teknike per Astra 28.2 (UK ONLY). Prandaj po te duash e vazhdojme kete bisede sepse une kam shume interes te shikoj zonen e UK ne Tirane. Deri tani me tas 1.80CM e kam provuar vete dhe se kam kapur, dhe kam pervoje me tasat 19 vjet. Ti qe i kap ne Elbasan a na e shpjegon ? Faleminderit!
Po edhe per viasat nordic ne 0.8w u thonte qe nuk u kapnin po un e provova me nje tas 1.20cm duke e cuar manualisht tek 0.8w dhe kishte sinjal.Me 58-60% me dm800 qe e provova un po kishte!(saci eshte ne tarace te katit te 7 dhe nuk e pengon asgje)
Pra eshte e mira me shume te bazohemi ne prova sesa ne fjale e foto!Ky eshte mendimi im!
Sa per ato itv nuk behet llaf qe te kapen ne tirane njehere!!!Kjo e provuar.
:P
Pershendetje miq. Dua te konfiguroj nje dm 500s me nje sac me dy koka pra 16e dhe 13e. mund te me shpjegoni si ti konfiguroj.
|_COCA_|_COLA_|,
Une jam ne Tirane dhe kamalet C+More, dhe shume kanale me frekuence 24500 une i shoh, bashke kemi biseduar dhe te kam thene se po te duash hajde i shohim tek une, perseri te them se ato kanale qendrojne tek une e kur te duash flasim nese ju se besoni, une kam nje parabole prej 90Cm me motor dhe mundem qe keto frekuenca ti shoh, ju pershendes.
Ne fakt une kam thene ne PM qe 0.8w dhe konkretisht "THOR 5 – T1" nuk e kap ne Tirane Tas e kam 1.35CM qe kam bere proven, e kam proviar diku para nje viti e ca, qe atehere mbase kane perforcuar sinjal edhe mund ta kapesh sic edhe ti thua e kam kapur. Ai i shikon kanalet e paketes canaldigital por vetem ato te zones T1 e kam fjalen? Per mendimin tim eshte gabim kur thuhet mos i besoni hartave, harta eshte zyrtare, ne vitin 1994 prindi im ne gjermani kur donte te blente tas me pare Shqiperine, shitesi nuk ja jepte tasin pa konfirmuar ku binte Shqiperia qe te perllogariste distancen dhe te nxirrte konkluzion c'fare diametri duhej prindi im ta blente tasin. Une i besoj hartave zyrtare, Natyrisht Prova e gjithsescilit shif me syte e tuaj dhe besoji vetes edhe kjo nuk eshte e pa pranueshme. Por disa zona specifike qe kam bere prova vete ne Tirane por edhe me ckemi shfletuar dhe lexuar me te tjere jane shume veshtire me tasa normal. Nuk mund te shikojme zona specifike transmetimi sepse nuk jane bere qe te shikohen ne ballkan apo pjeserisht ne Europe. Kam pershtypjen se ngatarrohen dhe mjafton te themi kap ITVHD, BBCHD ETC.. dhe e kam kapur te gjithe 28.2 east. Nderkohe ai tasi qe postove ne attach, qenka madheshtor :) i joti eshte?
Tasi nuk eshte i imi se nuk jam kaq i apasionuar pavarsisht se do kisha deshire ta kisha ose ta beja nje eksperiment te tille.
Sa per 0.8w un kapa frekuencat e k1 nordic(NJA 2-3 FREKUENCA) plus ato qe thote milan66 "c more" qe jane ne europe dhe mund te kapen...
Edhe pse kemi shume deshire qe te shikojme cdo kanal , ne nuk mund te dalim jashte kushteve teknike .
Kanalet e freesat qe jane vetem per UK teknikisht nuk mund ti shikosh ne shqipri , nqs dikush ben magji edhe mundet.
isha tek nje mik i imi per vizit,para disa kohesh i pata dhene nje karte per te pare kanalet e lira me dekoderin digitalb pasi mbaron abonimi, dhe ne menune e abonimit me shfaqet kjo info;
IMG_20131002_111503.jpg