Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 80 of 100 FirstFirst ... 3055707578798081828590 ... LastLast
Results 791 to 800 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #791
    Moderator kapoaug's Avatar
    Join Date
    14-10-2008
    Location
    Ska Çte duhet ty..
    Posts
    1,514
    Uploads
    18
    Likes
    24

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ne Janar 2016, Mediaset Premium pritet ti kaloje transmetimet e saj edhe ne satelit. Shkak eshte bere blerja e te drejtave te CH.Lige per 3 sezone rrjesht 2015-2018, dhe me lancimin e platformes Premium edhe ne satelit kompania synon te rrise numrin e abonenteve te saj, duke shtuar edhe kanalet e saj ne HD. Kompania Mediaset ka lidhur nje marreveshje me gjigandin e teknologjise Samsung per prodhimin e dokederave te rinj satelitore, por edhe versioni Combo.. Burimi i ketij lajmi e keni Ketu.

  2. Advertise Here
  3. #792
    VIP Member durresi's Avatar
    Join Date
    04-03-2009
    Location
    Istanbul
    Posts
    1,622
    Uploads
    329
    Likes
    106

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ABCom ju njofton se sot Kompania DigitAlb ka bërë ndërprerjen e shërbimit TV në mënyrë të njëanshme për të gjithë klientët ABCom.


    Burimi: KETU

  4. #793
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Quote Originally Posted by durresi View Post
    ABCom ju njofton se sot Kompania DigitAlb ka bërë ndërprerjen e shërbimit TV në mënyrë të njëanshme për të gjithë klientët ABCom.


    Burimi: KETU
    Përfundimi i kontratës me ABCom: Komunikatë zyrtare e Digitalb

    Pas komunikatës zyrtare të ABCom, për ndërprerjen e transmetimeve të kanaleve Digitalb në platformën e saj, Digitalb me një komunikatë shtyp në adresë të InfoMedia Albania si më poshtë:
    Njoftojmë shikuesit e paketave Digitalb si pjese e rrjetit kabllor Abcom se, mund të konvertojnë menjëherë abonimin aktiv te mbetur në vlerën e tij te plotë prane dyqaneve te Digitalb.

    Per te perfituar nga kjo oferte, shkuesve te sipercituar do t’ju ofrohet dekoderi Flybox+ karten Smart me çmim promocional 5,000 leke.
    Kjo ofertë ka për qëllim të kompesoje shikuesit e paketave Digitalb te cilet ne asnje rast nuk duhet te cenohen nga përfundimi përpara afatit në mënyrë të njëanshme i marreveshjes nga ana e Abcom sh.p.k, duke nderprere shitjen e paketave Digitalb.
    Për detaje të mëtejshme paraqituni në dyqanet e autorizuar të Digitalb
    Ju mirëpresim
    Digitalb SH.A

  5. #794
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ABCom – Digitalb: merr fund partneriteti midis dy kompanive

    Kompania e telekomunikacionit ABCom, e njohur per sherbimet e saj inovative ne tregun shqiptar, duke filluar nga sot nuk do të gëzoj më ofrimin e kanaleve të paketës Digitalb.
    Prej vitit 2009 kompania hodhi në treg paketën e shërbimeve 3 në 1, ku për herë të parë shiptarëve ju ofrua mundësia për të pasur në shtëpitë e tyre jo vetëm telefoninë fikse, internetin por edhe televizionin kabllor dixhital. Për të siguruar këtë shërbim ABCom arriti një marrëveshje partneriteti me kompaninë televizive Digitalb, falë të cilit kanalet tashmë të njohura të platformës do të transmetonin edhe nëpërmjet fibrës optike.Nga fillimet e saj ABCom është renditur në një nga kompanitë më të fuqishme të telekomunikacionit dhe partneriteti me Digitalb rezultoi i suksesshëm dhe produktiv. E ndërsa ABCom ishte duke fituar terren me ofrimin e shërbimeve 3 në 1, nga ana tjetër Digitalb po humbiste abonentë të cilët të pakënaqur vetëm me shërbimin televiziv dixhital përqafuan kompaninë e re, ku mund të ju ofrohej më shumë. Duket se kjo marrëveshje nuk është më në interesat e Digitalb, e cila nga sot ka ndërprerë transmetimin e kanaleve të saj nga platforma e ABCom. Lajmin e ka komunikuar vetë kompania ABCom me një komunikatë në rrjetet sociale

    Kompania ABCom ka kërkuar ndjesë abonentëve për sa ka ndodhur duke sqaruar se ajo sa ka ndodhur është një vendim i marrë në mënyrë të njëanshëme dhe se po merr masa urgjente për të zëvendësuar kanalet me kanale të rinj, me të njëtën tematikë që ofronin ato të Digitalb.
    Nga ana e Digitalb, deri tani, nuk ka pasur ende një reagim zyrtar, megjithatë InfoMedia Albania mëson nga burime të afërta pranë kompanisë se midis ABCom dhe Digitalb ka kohë që kanë lindur mosmarrëveshjet, gjë që ka çuar këtë të fundit të ndërpres transmetimin, si dhe me shumë gjasa të mos rinovoj më kontratën.
    Kujtojmë gjithashtu se Digitalb së shpejti do të ofrojë shërbimet e televizionit nëpërmjet internetit me Digitalb IPTV të aksesueshme me dekoderin e ri FlyBox.

  6. #795
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Digitalb së shpejti me platformë IPTV

    Digitalb po përgatitet të hedh në treg një shërbim të ri televiziv multifunksional.
    Pas platformes tokësore dhe asaj satelitore kompania do të ketë një tjetër degë, Digitalb IPTV, që do të mundësojë marrjen e shërbime televizive inovative nëpërmjet teknologjisë së transmetimit nëpërmjet internetit.

    Në fakt, kishte kohë qe Digitalb po kryente testime transmetimi që bazohen në këtë lloj teknologjie, e cila sikurse dihet ofron më shumë autonomi, personalizim dhe interaktivitet për abonentin në marrjen e përmbajtjeve audio-video. Edhe pse tashmë në platformen tokëesore dhe satelitore të kompanisë ofrohen shumë mundësi falë dekoderit flyBOX (PVR, TimeShift, Funksione Interaktive, Argëtim, Aplikacione), platforma e re do të ofrojë po të njëjtat mundësisi si dhe disa risi. Një prej tyre është një numër më i madh kanalesh si dhe dekoderi i ri flyBOX silver edition, nëpërmjet të cilit do të merren vetëm shërbimet IPTV.
    Pas Tring Digital, e cila është prezente prej muajit mars 2014 me platformën My Tring IPTV, edhe Digitalb do te ofroje së shpejti shërbimet e televizionit nëpërmjet internetit.

  7. #796
    Contributing Member Ghostenigma's Avatar
    Join Date
    08-08-2012
    Location
    Anonymity
    Posts
    955
    Uploads
    36
    Likes
    89

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ka filluar aksioni anti c-sharing ne Itali

    Linku Lajmit

  8. #797
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,318
    Uploads
    40
    Likes
    17

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    e marre nga google mesa duke s_y italy ka nderruar algoritem dhe po presin nje zgjidhje

    there has been a change in algorithm by sky. If so we have to wait until a new fix comes around which usually doesnt take long.

  9. #798
    Senior Member Santan4's Avatar
    Join Date
    02-03-2014
    Location
    .exe
    Posts
    366
    Uploads
    4
    Likes
    1

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    nga 1 janari ne Movistar+ edhe 4 kanale te reja beIn sport es.
    astra 19.2
    http://www.mundoplus.tv/noticias/?seccion=tv_digital&id=1021710583

  10. #799
    Super Moderator miri-01's Avatar
    Join Date
    07-01-2010
    Posts
    4,472
    Uploads
    20
    Likes
    1,389

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tringu eshte free ..................

  11. #800
    Member eagle.one's Avatar
    Join Date
    10-03-2011
    Posts
    91
    Uploads
    0
    Likes
    7

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!


    Movistar+ "blen" Bein Sports España , per tre sezone 2016-2019 duke arritur akord per 2.400 milion euro per transmetimin e ndeshjeve te Campeonato Nacional de Liga de Primera y Segunda División y Copa de S.M. el Rey si dhe ndeshjeve te UEFA Champions League y UEFA Europa League” Burimi http://www.elconfidencial.com/comuni...istar_1134702/ dhe http://www.adslzone.tv/2016/01/12/te...gue-y-la-liga/

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •