Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 13 of 232 FirstFirst ... 38111213141518233863113 ... LastLast
Results 121 to 130 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #121
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester United fiton “Carling Cup” pasi mundi Tottenham

    “Djajtė e Kuq” nuk njohin rivalė as kėtė vit dhe kanė pėrvetėsuar kupėn e parė tė vitit kalendarik, pasi fituan me penallti ndaj Tottenham Manchester United ėshtė favorit pėr tė pėrsėritur sukesin e vitit 1999 me 3 trofe nė sezon, pasi e kanė nisur mbarė edhe kėtė vit.

    Skuadra e sir Alex Ferguson ka mundur Tottenham nė finalen e “Carling Cup” me anė tė penalltive pasi 120 minuta lojė u mbyllėn me rrjeta tė paprekura.

    Ekipi kampion ishte iniciator i shumicės sė sulmeve nė portėn e brazilianit Heurelho Gomez ndėrsa Spurs bėnė pak pėr tė ngritur trofeun pasi Modric dhe Bent u treguan tė pasaktė edhe kur nuk kishin pėrballė Van der Saar, por Ben Foster.

    Me shifrat 4-1 u mbyllėn llogaritė pas goditjeve tė penalltive ku skuadra londineze gaboi dy herė me mbrojtėsin O’Hara dhe Bentley. Ndėrkohė Manchester United u tregua i saktė me tė gjitha goditjet pėrballė mijėra shikuesve nė stadiumin “Wembley” nė Londėr”.

  2. Advertise Here
  3. #122
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Antonio Cassano “fundos” Milanin, Sampdoria fiton 2-1

    Milani nuk di tė fitojė dhe kėtė e tregoi edhe nė ndeshjen e luajtur nė “Marassi” ku humbi 2-1 me Sampdorian.

    Skuadra e Milanit ka konfirmuar krizėn aktuale nė tė cilėn ndodhet duke humbur kėtė javė nė fushėn e Sampdorias 2-1. Kuqezinjtė nuk kanė treguar asgjė nė stadiumin “Marassi” pasi ranė pre e vendasve dhe lojės spektakolare tė Antonio Cassano.

    Ishte barezi qė shėnoi nė pjesėn e parė pėr Sampdorian duke entuziazmuar tifozėt dorianė nė minutėn e 33-tė. Mė pas goli i dytė erdhi nga Pazzini qė mposhti pėr herė tė dytė Milanin. Njė gol i vonė i Patos nuk shėrbeu pėr tė sjellė pikė pėr Milanin.

    Palermo ka kryer njė surprizė negative pėr tifozėt e saj dhe pikėrisht nė derbin ndaj Catanias ku humbi 0-4. Skuadra e Zenga ėshtė imponuar bindshėm duke fituar njė ndeshje morali. Atalanta ėshtė befasuar nga Chievo pasi ka humbur 0-2 nė Bergamo ndėrsa Cagliari barazoi 0-0 me Torinon.

    Atalanta 0 - 2 Chievo

    Cagliari 0 - 0 Torino

    Palermo 0 - 4 Catania

    Reggina 1 - 1 Fiorentina

    Sampdoria 2 - 1 Milan

    Siena 0 - 0 Genoa

    Udinese 2 - 0 Lecce

  4. #123
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Atletico Madrid rikthen Barcelonėn nė tokė, fitore 4-3

    Katalanasit kanė bėrė njė tjetėr hap fals kėtė javė pasi u mundėn nė njė festival golash nga sulmuesit Aguero dhe Forlan.

    Janė rikthyer me kėmbė nė kampionat, dhe nė Champions League, nuk konsiderohen mė si favoritėt e padiskutueshėm. Tė besuarit e trajnerit tė Barcelonės kanė pėsuar njė tjetėr shok kėtė javė pasi u mundėn 4-3 nga Atletico Madrid nė stadiumin “Vicente Calderon”.

    Thierry Henry nis festivalin e golave me njė goditje tė bukur nė minutėn e 19 ndėrsa Leo Messi shėnoi sėrish nė portėn e Leo Franco, duke dribluar mbrojtėsit vendas me lehtėsi. Diego Forlan ngushtoi rezultatin njė minutė mė pas, me njė gol shumė tė bukur nga distanca, dhe ky ishte rezultati pėrfundimtar i pjesės sė parė.

    Sergio Aguero barazoi rezultatin pėr herė tė parė pėr Atletico, nė fillim tė pjesės sė dytė pėr ekipi katalanas kaloi sėrish nė avantazh me Thierry Henry. Mė pas ishte njė penallti e diskutueshme e kthyer nė gol nga Forlan, ajo qė solli barazimin 3-3.

    Por spektakli nuk u mbyll kėtu. Goli i fitores pėr madrilenėt erdhi nė minutėn e fundit tė kohės sė rregullt me Sergio Aguero qė shėnoi me njė tė majtė fituese brenda zonės.

    Almeria 2 - 1 Getafe

    Malaga 0 - 2 Recreativo Huelva

    Numancia 0 - 1 Deportivo La Coruna

    Santander 1 - 1 Osasuna

    Sporting Gijon 0 - 1 Mallorca

    Atletico Madrid 4 - 3 Barcelona

    Valencia 1 - 2 Valladolid

  5. #124
    Banned
    Join Date
    22-05-2008
    Posts
    912
    Uploads
    31
    Likes
    1

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Quote Originally Posted by Damian1 View Post
    Antonio Cassano “fundos” Milanin, Sampdoria fiton 2-1

    Milani nuk di tė fitojė dhe kėtė e tregoi edhe nė ndeshjen e luajtur nė “Marassi” ku humbi 2-1 me Sampdorian.

    Skuadra e Milanit ka konfirmuar krizėn aktuale nė tė cilėn ndodhet duke humbur kėtė javė nė fushėn e Sampdorias 2-1. Kuqezinjtė nuk kanė treguar asgjė nė stadiumin “Marassi” pasi ranė pre e vendasve dhe lojės spektakolare tė Antonio Cassano.

    Ishte barezi qė shėnoi nė pjesėn e parė pėr Sampdorian duke entuziazmuar tifozėt dorianė nė minutėn e 33-tė. Mė pas goli i dytė erdhi nga Pazzini qė mposhti pėr herė tė dytė Milanin. Njė gol i vonė i Patos nuk shėrbeu pėr tė sjellė pikė pėr Milanin.

    Palermo ka kryer njė surprizė negative pėr tifozėt e saj dhe pikėrisht nė derbin ndaj Catanias ku humbi 0-4. Skuadra e Zenga ėshtė imponuar bindshėm duke fituar njė ndeshje morali. Atalanta ėshtė befasuar nga Chievo pasi ka humbur 0-2 nė Bergamo ndėrsa Cagliari barazoi 0-0 me Torinon.

    Atalanta 0 - 2 Chievo

    Cagliari 0 - 0 Torino

    Palermo 0 - 4 Catania

    Reggina 1 - 1 Fiorentina

    Sampdoria 2 - 1 Milan

    Siena 0 - 0 Genoa

    Udinese 2 - 0 Lecce
    dobet milani.

  6. #125
    Banned
    Join Date
    22-05-2008
    Posts
    912
    Uploads
    31
    Likes
    1

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    forca fiorentina

  7. #126
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Serie A, Inter barazon me Romėn 3-3 nė festival golash

    Zikaltėrit pas barazimit tenistik me kryeqytetasit, tani janė nė +7 pikė nga Juventus nė vendin e dytė nė renditje.

    Roma ka humbur njė rast tė mirė pėr tė fituar nė “San Siro” ndaj Interit pasi nuk ka shfrytėzuar njė avantazh tė dyfishtė pėr tė marrė 3 pikėt ndaj kampionėve tė Italisė. Ndeshja e mbrėmjes u mbyll 3-3 duke kėnaqur skuadrat me nga njė pikė ndėrsa spektakli ishte i madh.

    Daniele De Rossi kėrceu nė njė duel mes kapitenėve duke mundur me kokė portierin e Interit, Julio Cesar pėr avantazhin e miqve. Mė pas ishte John Arne Riise ai qė shėnoi sėrish nė portėn e Interit pasi fitoi njė duel nė zonė me mbrojtėsit.

    Nė minutėn e 50 ishte Mario Balotelli ai qė ngushtoi diferencėn me njė gol tė bukur me tė djathtėn por Brighi riktheu sigurinė nė kampin romanist, por jo tek Spalletti dhe Mourinho.Ky i fundit hodhi nė fushė Vieira dhe Figo qė zėvendėsuan Maxėell dhe Burdisso.

    Njė penallti e Balotelli ēoi rezultatin nė 2-3 pėr Romėn por ndeshja u rihap. Ishte zėvendėsuesi Hernan Crespo qė fiksoi barazimin 3-3 vetėm pak sekonda pasi hyri nė fushė. Tani kampionėt janė nė +7 pikė nga Juventus.

  8. #127
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arsenali nuk njeh krizė, fitime dhe financa tė shėndosha

    “Gunners” shquhen pėr politikėn e tyre kursyese dhe kėtė e kanė treguar bilancet e fundit qė kanė vėrtetuar fitimet e majme pėr skuadrėn.

    Skuadra londineze e Arsenalit, ka patur fitime mė tė mėdha nė 6 mujorin e dytė tė 2008 nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Pėrfitimet kanė qenė 5.5 milionė euro mė shumė dhe burojnė nga shitja e biletave, suvenireve dhe e drejta televizive.

    Kjo politikė e “Gunners” ka furnizuar disa skuadra tė niohura me talente tė mėdha, ndėrsa trajneri Arsene Wenger ka synuar gjithmonė futbollistė pak tė kushtueshėm.

    Kjo politikė ka ndryshuar pak nė muajt e fundit me blerjet e Nasri nga Marseille dhe tė Arshavin nga Zeniti, por sėrish Topēinjtė mbeten njė klub i shėndoshtė financiarisht.

  9. #128
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Tirana sfidon arabėt pėr Milan, miqėsorja 1.7 milionė Euro

    Fitorja e Tiranės ndaj Milanit tė madh ka kushtuar 1.7 milionė Euro duke kaluar edhe turne tė tillė si ai nė Dubai Shifrat zyrtare te derdhura ne arken e klubit te Berluskonit per ardhjen ne kryeqytetin shqiptar janė mbresėlėnėse. Ne shkrimin e mediave italiane, ku publikohen te ardhurat edhe nga turnete e tjete shihet se miqesorja e Tiranes mban vendin e pare, pasi ka kontribuar me shume ne rritjen e te ardhurave te klubit italian, duke sfiduar edhe manjatet arabe te naftes, skocezet apo edhe gjermanet.

    Mesa duket qellimi kryesor i drejtuesve te Milanit ne mungese te burimeve financiare qe mund te vinin prej Champions League, kete sezon eshte ekspozimi i lojtareve te saj ne turne miqesore per te mbledhur sa me shume para.

    Te merkuren kuqezinjte do te luajne miqesoren e fundit te sezonit ne Katar, ku klubi do te perfitoje 1.5 milione euro, shifer kjo qe renditet e dyta pas asaj te Tiranes ne klasifikimin e te ardhurave.

    Per miqesoren me Hamburgun e zhvilluar ne Dubai jane perfituar 500 mije euro, per ate me Hannoverin 600 mije dhe 800 mije ne miqesoren e Glasgou.

  10. #129
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano Ronaldo nuk njeh kufij: Do fitojmė 5 trofe!

    Mesfushori portugez ka thėnė se fitorja e “Carling Cup” ėshtė vazhdim i titujve qė do tė jenė shumė kėtė sezon.

    I ka mbetur pėr tė fituar edhe kupa e botės me kombėtaren, si dhe Europiani, por shumė nga trofetė personalė pėr Crisatiano Ronaldo janė pėrvetėsuar. Futbollisti qė fitoi Topin e Artė dhe trofeun e FIFA tha se Manchester United mund tė fitojė pesė trofe kėtė sezon.

    Ekipi i drejtuar nga Sir Alex Ferguson triumfoi nė finalen e Kupės Carling, qė ėshtė trofeu i dytė kėtė sezon pas Kupės Botėrore tė Klubeve. Djajtė e Kuq po ashtu kryesojnė tabelėn e Premierligės me shtatė pikė, janė nė ēerekfinale tė Kupės FA dhe mund tė kualifikohen pėr nė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve nėse shėnojnė fitore ndaj Interit nė javėn e ardhshme.

    “Ėshtė shumė vėshtirė tė arrihet, por ne po mundohemi ndeshje pėr ndeshje. Gjithmonė kemi mundėsinė tė fitojmė gjithēka. Kemi fituar kėtė kupė dhe tash nuk kemi shumė kohė pėr tė festuar”, ka thėnė Cristiano Ronaldo.

  11. #130
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Dėmtohet rėndė Valon Behrami, mund t’i kushtojė sezonin

    Mesfushori me origjinė kosovare ėshtė dėmtuar nė ligamentet e gjurit dhe skanimet pritet tė vėrtetojnė shkallėn e rėndė tė tij.

    Mesfushori shqiptar i West Ham United, Valon Behrami, ėshtė dėrguar nė spital pasi ka pėsuar dėmtime tė ligamenteve nė gju gjatė fitores sė djeshme tė ekipit tė tij ndaj Manchester City. Behrami, i cili aktivizohet pėr kombėtaren e Zvicrės, u lėndua pak para fundit tė pjesės sė parė tė ndeshjes.

    Tani ekziston frika se ai mund tė mos luaj mė gjatė kėtij sezoni. Menaxheri i klubit, Gianfranco Zola, thotė se megjithatė do tė presė lajmet pėrfundimtare rreth situatės sė kosovarit.

    “Ne ende po presim. Ai ėshtė dėrguar nė spital pėr skanim. Shpresoj tė mos jetė keq. Ndjejmė keqardhje pėr tė, ai ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr ne”, ka thėnė Zola.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •